HANA - Hand to hand Against Nation Apathy

Directions Website

HANA - Hand to hand Against Nation Apathy Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from HANA - Hand to hand Against Nation Apathy, Non-Governmental Organization (NGO), Faik Konica, Lezhë.

H.A.N.A është një Qendër Rinore në Lezhë që synon edukimin e rinisë për rëndësinë që ka informimi dhe zëri i tyre në vendimarrjen publike, me qëllim ndërmarrjen e veprimeve konkrete që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin shoqëror.

28/09/2026

Duke përfunduar maratonën e dokumentimeve, edhe në darkën e ditës së 117-të, Local Truth Lab trajtoi protestën në një spektër ndryshe, në advokimin për mbrojtjen e mjedisit dhe në frymën qytetare të saj.



The project “Local Truth Lab: Youth Media Against Disinformation in Lezhë”, implemented by H.A.N.A Youth Centre, is supported through the broader programme “MedIA-Lit” led by the Centre for Civic Education (CCE/CGO) in partnership with the Helsinki Committee for Human Rights in Serbia (HCHRS), the Helsinki Committee for Human Rights in North Macedonia (MHC), the Tirana Centre for Journalism Excellence (TCJE) from Albania and the Atlantic Initiative (AI) from Bosnia and Herzegovina, ëith financial support from the European Union and co-financing from the Ministry of Regional-Investment Development and Cooperation with NGOs of the Government of Montenegro.

Foto AlbumDita 116 e Revolucionit Flamingo.24 shtator, përpara Kuvendit të Shqipërisë.Tiranë.
25/09/2026

Foto Album
Dita 116 e Revolucionit Flamingo.
24 shtator, përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Tiranë.

24/09/2026

24 shtator, Tiranë.
Tensione pranë Kuvendit, përplasje me policinë, përdorim të spray-t irritues dhe një qytetar i transportuar me ambulancë.


Thirrje për pjesëmarrës në programin: “Të Rejat dhe të Rinjtë për qeverisje gjithëpërfshirëse në Lezhë përmes Monitorimi...
24/09/2026

Thirrje për pjesëmarrës në programin: “Të Rejat dhe të Rinjtë për qeverisje gjithëpërfshirëse në Lezhë përmes Monitorimit Qytetar dhe Llogaridhënies”

📢 Zëri yt mund të sjellë ndryshim!

H.A.N.A. Centre hap thirrjen për 40 të rinj nga Qarku Lezhë, të cilët dëshirojnë të angazhohen, të mësojnë dhe të kontribuojnë në komunitetin e tyre. 🌱

Nëse je 16–25 vjeç, banon në Qarkun Lezhë dhe dëshiron të bëhesh pjesë aktive e ndryshimit, kjo mundësi është për ty!

Gjatë trajnimit do të fitosh njohuri dhe aftësi praktike mbi:

✅ Të drejtat qytetare
✅ Funksionimin e pushtetit vendor
✅ Të drejtën për informim
✅ Monitorimin, mbledhjen e provave dhe advokimin

📲 Për t’u regjistruar, plotëso formularin që gjendet në bio ose skano kodin QR në poster. Mund të na shkruash edhe te [email protected] për të shprehur interes.

Mos qëndro vetëm spektator/e — ktheje zërin tënd në veprim! 💬✨

Ky program financohet nga Qeveria e Kanadasë.

19/09/2026

(UN)OFFICIAL TRUTH - Manuali Zyrtar i Shmangies së Llogaridhënies - Pjesa e III-të

Në komunikimin publik, çdo fjali duhet të bëjë dy punë:
të mos japë informacion dhe të prodhojë emocion.

Prandaj kemi përgatitur paketën bazë:

Dështakë. Zemërakë. Vandalë. Agjitatorë. Sorra. Kënetë opozitare.

Sepse kur etiketa është gati, shpjegimi bëhet i panevojshëm.

Manuali i plotë në bio.

18/09/2026

(UN)OFFICIAL TRUTH - Manuali Zyrtar i Shmangies së Llogaridhënies - Pjesa I-rë

Qeverisja moderne kërkon kategori më të dobishme, sepse “qytetar” është thjesht shumë e përgjithshme.

Flamingo. Sorrë. Korb. Shqiponjë e maskuar. Agjitator algoritmi. Kërcënim digjital. Etj..

Kur pyetja bëhet e bezdisshme, një etiketë ndihmon gjithmonë.

Manuali i plotë në bio.

15/09/2026

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, po publikojmë këtë dokumentim të protestës së 12 shtatorit në Tiranë.

Materiali është realizuar nga brenda protestës, duke ndjekur edhe autokolonën e qytetarëve të ardhur nga diaspora dhe duke folur me pjesëmarrës në shesh. Për këtë arsye, narracioni ruan edhe gjuhën dhe perspektivën e përjetimit të protestës.

Personat e intervistuar në video janë pjesëmarrës të protestës; emrat e tyre nuk u regjistruan gjatë xhirimit, ndaj deklaratat paraqiten si zëra të protestës dhe jo si burime të identifikuara individualisht.

Në Ditën e Demokracisë, ky është një kujtim i thjeshtë se demokracia nuk është vetëm institucion, por edhe pjesëmarrje, kundërshtim, zë dhe kërkesë për llogari.

12/09/2026

"Po ti ktheni kamerat, te shikoni ca ka ndodh me malin, po ta shikoni cfare transformimi i asht ba ksaj zone te mbrojtur, asht e frikshme" - Luçiana Koka

Rrjoll, 12 shtator. Banorët protestojnë kundër punimeve për resortin e biznesmenit Bashkim Ulaj. Përballë protestuesve dhe rreth një kantieri privat, jo siguri private - por Policia e Shtetit.

Address

Faik Konica
Lezhë
4501

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when HANA - Hand to hand Against Nation Apathy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share