09/01/2026
LEAP for Her | Takim konsultues në qytetin e Lezhës
Në vijim të takimeve konsultuese në kuadër të projektit LEAP for Her – Lifelong Empowerment for Rural Women through Skills & Inclusion, u zhvillua takimi me aktorët vendorë dhe grupet e interesit në qytetin e Lezhës, me fokus fuqizimin e grave në zonat rurale përmes aftësive për punësim dhe përfshirjes aktive në jetën sociale dhe ekonomike.
Takimi shërbeu për prezantimin e objektivave të projektit, ndarjen e gjetjeve paraprake nga terreni dhe diskutimin mbi rolin e institucioneve dhe organizatave vendore në zbatimin e aktiviteteve në vijim.
Ky proces u realizua në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së “Lifelong Empowerment and Protection in Albania”, financuar nga UN Women, dhe zbatohet nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri (INLSH) në bashkëpunim me organizatat partnere Gruaja te Gruaja – Shkodër, Unë Gruaja – Pogradec, DORCAS Albania – Korçë dhe Qendra Përfshirja Sociale për Zhvillim – Lezhë.
RuralWomen
Empowerment
UnWoman