14/10/2026
💪🏼Java Ndërgjegjësimit për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë⛑️
Në kuadër të kësaj jave ndërgjegjësuese, Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Lezhë, u bë pjesë e aktiviteteve sensibilizuese në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin, përgatitjen dhe reagimin ndaj situatave emergjente.
📍 Në shkollën “Karl Gega”, në Balldre, u zhvillua një simulim i një situate zjarri, në bashkëpunim me strukturat e emergjencës civile në Lezhë, ku u demonstrua rëndësia e reagimit të shpejtë, evakuimit të sigurt dhe dhënies së Ndihmës së Parë për personat e dëmtuar. 🩺🚑
Përmes këtyre aktiviteteve, synojmë të informojmë dhe të ndërgjegjësojmë nxënësit dhe komunitetin mbi rëndësinë e njohurive dhe aftësive praktike për përballimin e emergjencave, duke theksuar se përgatitja dhe bashkëpunimi mund të shpëtojnë jetë. 🤝❤️