24/10/2026
Përmbyllet edicioni i 15-të i “Orës së Muzës – Lissus”
Më 24 tetor 2026, në Lezhë, u zhvillua edicioni i 15-të i Takimit Poetik “Ora e Muzës – Lissus”, në kuadër të Tetorit Fishtjan, me organizimin e Klubit Letrar “Ndoc Gjetja”.
Në këtë edicion morën pjesë 45 autorë finalistë, të përzgjedhur nga mbi 100 poetë që kishin paraqitur krijimet e tyre. Veprimtaria mblodhi rreth 70 poetë dhe dashamirës të letërsisë nga të gjitha trevat shqiptare.
Juria, e përbërë nga prof. Ismet Kallaba nga Ulqini, prof. dr. Migena Arllati nga Gjakova dhe Mirela Papuçiu nga Fieri, vlerësoi krijimet konkurruese dhe shpalli fituesit e këtij edicioni:
Fitueset e konkursit poetik:
- Angelina Gjeka – Lezhë
- Uarda Albunesa – Shkodër
- Rudina Çupi – Durrës
Çmimet e Muzës Poetike:
- Durim Çaça – Tiranë
- Adem Xheladini – Kërçovë
- Bledar Tafaj – Shkodër
Pas përfundimit të aktivitetit, poetët dhe pjesëmarrësit vizituan itinerarin e Fishtës në vendlindjen e poetit, në vijim të veprimtarive kushtuar trashëgimisë së tij.
Klubi Letrar “Ndoc Gjetja” falënderon të gjithë ata që gjetën kohë të na bashkohen, Bashkinë Lezhë për mbështetjen, Hotel Brilant dhe Restorant Sofra për bashkëpunimin, si dhe stafin e Pallatit të Kulturës dhe anëtarët e klubit për angazhimin në realizimin e këtij edicioni.
Falenderojmë pafund Mim Marjanakun për moderimin, Ergys Metën për tingujt e mrekullueshëm të kitarës, si dhe kengëtaret e vogla Amelia Arapi, Amelia Lleshi dhe Ebi Gega.
Falënderime gjithashtu për jurinë, autorët pjesëmarrës dhe të gjithë dashamirësit e poezisë që kontribuan në zhvillimin e takimit.
Klubi Letrar “Ndoc Gjetja”
Lezhë, 24 tetor 2026