05/08/2025
Të nderuar banorë të fshatit dhe miq
Në kuadër të organizimit të festës që do të zhvillohet në mbrëmjen e 9 Gushtit, ju njoftojmë për disa masa të rëndësishme lidhur me qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, me qëllim sigurimin e një zhvillimi të rregullt dhe të sigurt të festës.
Banorët e fshatit lutemi që gjatë natës së 9 Gushtit të shmangin përdorimin e makinave personale për në qendër në mënyrë që rrugët të mbeten të lira dhe të sigurohet hapësira e nevojshme për pjesëmarrësit dhe aktivitetet festive.
Banorët e Kordhocës dhe miqtë zonat përreth lutemi të mos hyjnë me automjete drejt qendrës së fshatit pasi do shkaktoni kaos ne trafikun e makinave. Automjetet duhet të parkojnë në zonat e përcaktuara, konkretisht perballe “Restorant Xhevahirit”” ose në lagjen matanë Aliqit tek Kalcetoja. Përdorimi i transportit publik është gjithashtu i këshilluar për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur vështirësitë e parkimit.
Rrugët kryesore dhe ato të brendshme të fshatit do të mbeten të hapura vetëm për rastet emergjente, si ambulanca dhe shërbimet e tjera urgjente. Ju lutemi të respektoni këto rregulla për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.