Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Laç

Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Laç Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.

Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës s

ë Kuqe. Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.9.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 - dhe Protokolleve shtesë të 10 qershorit 1977 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.

Address

Laç

Telephone

+355692661155

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi Kuq Shqiptar,Dega Laç posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share