Be the first to know and let us send you an email when Kukes_Official posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Videos
👉 Në këtë 5-Maj përkujtuam të gjithë Dëshmorët e Atdheut në #Kukës, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë!🙏🙏
👉 Me banorët e📍fshatit Fshat, Njësia Grykë - Çajë, ku në vetëm 18 muaj investimet në njësitë administrative dhe qytet janë të shumta dhe dallimi është i qartë. 🙏🤗
Live: 🎥 Me të rinjtë e të rejat e Fressh-it Kukës, ku sivjet disa prej tyre votojnë 🗳 për herë të parë.
Live: 🎥 Me banorët e 📍Bushatit, për të diskutuar mbi problematikat e fshatit të tyre.
Çdo ditë ecim më të sigurtë dhe më të fortë drejt fitores së 25 prillit, sepse Partia Socialiste🌹 ka pasur dhe ka mbështetjen e palëkundur të grave dhe vajzave kuksiane. 👩🏻🤝👩🏼💪🙏
Live: 🎥 Me banorët e lagjes Gostil, drejt fitores së sigurtë të 25 Prillit. 🙏🤗🌹💜
Live: 🎥 Në Morin, vendlindja e bijës tonë kuksiane, Gerta Duraku, kandidate e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 Prillit.💪 😍
Live: 🎥 Me kryetarin e FRESSH-it #Erzenin, kryetaren e Partisë #Anilën, kandidaten e Partisë Socialiste #Gertën, dhe me një grup të rinjësh kuksian, energjia e të cilëve na inkurajon për realizimin e projekteve të reja. 💪🏻
Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,08° V, 20,42° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshen e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”.
Megjithëse zona e Kukësi është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
KUKËSI I VJETËR
Shtrihej në territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës, në një brezare të krijuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej.
Mortaja e vitit 1689 shoi shumë vendbanime .Kjo bëri që zona të braktisej për gati një shekull, derisa në gjysmën e parë të shekullit të VIII u ripopullua nga vellezëri: Elezaj , Zenel-Liman, Adem-Dulla, Ali-Hasa, që u shpërngulën nga fshatrat e Bicajve. Nga mesi i shekullit të 18-të ato u vendosën përfundimisht në gropën ndërmjet Drinit te Zi dhe Drinit te Bardhë, duke rikrijuar vendbanimin e Kukësit.
Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe.
Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet Mustafë Lita.
Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë.
Në Gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakova dhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje. Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora.
Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki.
Në vitin 1935 qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive Kosova, banda muzikore, enti kulturor Djelmnia Shqiptare, një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës,
Në kohën e mbretërisë shqipëtare qyteti u lidh me rrugë automobilistike me Prizerenin në vitin 1935, me Bicajt në vitin 1936, me Shkodrën në vitin 1938. Pikërisht kjo lidhje me rrugë automobilistike bëri që numri i banorëve të qytetit të dhjetëfishohej .
14 Prill 1939 pushtohet nga Italia Fashiste.
18 Nëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe hyjnë forcat partizane të Brigadës XVIII sulmuese
Dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtëpia e Rinisë. Fillon punën spitali civil.
1946, qyteti furnizohet me dritë elektrike. Lidhet me rrugë automobilistike me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe sh*tblerje.
1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore.
1950-1962 rritet ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës.
1954 fillon punën kinemaja.
1956, hapet gjimnazi.
1958 ndërtohet ujësjellësi.
1959, krijohet estrada profesioniste.
1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në vitin. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët.
31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri.
22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve.
1970 Kukësi kishte 6073 banorë.
1978 Kukësi i Vjeter përmbytet nga ujërat e liqenit të Fierzës.
KUKËSI I RI
22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri.
Prill 1965 filloi popullimi i tij.
1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri, përururohen dy urat e mëdha, mbi Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhe që do të lidhnin qytetin e Kukësit të Ri me Tiranën dhe Hasin.
Periudha e demokracise
Shqiptarët të nxitur nga ngjarjet në Evropën Lindore por edhe nga gjendja e vështirë e të izoluar në të cilën ndodhej vendi nga politikat e gabuara të qeverisë filluan të kundërshtonin regjimin komunist
Dhjetor 1990 Demostrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin.
8 Dhjetor 1990 Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh.
5 Janar 1991 Formohet Partia Demokratike ne Kukës
31 Mars 1991 Mbahen zgjedhjet e para pluraliste.
27 Mars 1999 mijëra kosovarë të dëbuar prej trojeve të tyre, kaluan doganën e Morinit. Qarku i Kukësit i mirëpriti dhe i strehoi në shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.
Në fillim të vitit 2000, qyteti i Kukësit kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë për pritjen e madhe qëi bëri popullit kosovar.
31 Tetor 2006, përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit, punimet e të cilit kishin filluar në Maj të 2003, me kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe mban emrin “Zajed Bin Sultan Al-Nahyan”
Qershor 2009 përurohet Rruga e Kombit, (autostrada Durres – Kukës – Morine)
2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit.
2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me Tiranën.
GJEOGRAFIA
Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.
Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 320-350 m mbi nivelin e detit.
KLIMA
Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.