Biznesi për Biznesin "BpB"

Directions Contact the organization

Biznesi për Biznesin "BpB" Qellimi: Mbrojtja e te drejtave dhe interesave te bizneseve qe i perkasin anetaresise se Shoqates dhe reagimi publik ndaj rasteve te cenimit.

Kur padrejtësia mbrohet me forcë, drejtësia duhet fitue.Kukës 31 Mars 2018 Modeli i reagimit qytetar.
31/03/2026

Kur padrejtësia mbrohet me forcë, drejtësia duhet fitue.

Kukës 31 Mars 2018
Modeli i reagimit qytetar.

19/03/2026

Kjo shoqja e ramsit n’Itali, nuk bani dy ore mbledhje me tregtarët e karburanteve por në dy sekonta njoftoi uljen e taksave për karburantet.
Kaq e thjeshtë asht, kur don.

18/03/2026

“Mos projektoni në kurriz të konsumatorëve” u thotë qeveria furnizuesve të karburanteve, ndërkohë që 110 lek e çmimit të karburantit asht taksë që e merr qeveria, pa ba asnjë mundim për kët punë.
Në pjesën që mbetet pas 110-ës, tregëtari ka çmimin e blerjes, transportin, shpenzimet për ofrimin e shërbimit me pagat, sigurimet, shpërndamja e produktit, objekti ku zhvillohet aktiviteti, amortizimi i tij dhe në fund marzhi i fitimit (nëse mbetet). E mbi të gjitha këto aplikohen edhe taksa të tjera.
Sikur të mos mjaftonin këto, në kët raport të zhdrejtë, qeveria i jep vetes të drejtë të paragjykojë se tregëtari asht ai që mund të abuzojë me çmimin!!!

29/01/2026

Të fundit që do mbyllin bizneset e do ikin do jenë tregtarët e miellit

24/01/2026

Çverësimini euros fillimisht falimentoi eksportuesit, pastaj prodhuesit vendas dhe tani së fundi po falimenton edhe tregëtarët.
Ky quhet falimentim ekonomik i vendit.
Vakumi që krijohet lehtësisht do të zëvëndësohet nga ekonomitë e vendeve fqinje ose të afërta, të intetesuara që të ndërhyjnë në ekonominë tonë duke e “ble” fare lirë atë që ka mbetë nga ekonomia vendase.

11/07/2025

Në prill të 2022 koncesionari shpiku një “rregull” që detyronte qytetarët e Kuksit që kan makina të subjekteve të paguajnë 5 euro (ose 660 lek), gja që ishte në kundërshtim me VKM nr 517 dt. 04.09.2018, Aneksi 1, Pika 1.
Duke pasë parasyshë se kjo VKM doli jo nga dëshira e qeverisë por nga detyrimi i reagimit të qytetarëve kuksianë, hamendësojmë se kjo lëvizje e koncesionarit nuk ishte thjesht dëshirë për shtim të fitimeve por një dakortësim me qeverinë për me testue reagimin e qytetarëve. Kjo për faktin se qeveria i trembet precedentit që mund të krijoje tarifa e diferencueme për Kuksin në koncesionet e ngjashme që planifikon me zbatue në tan Shqipninë.
Meqë reagimi i qytetarëve nuk mungoi, aq sa u mendue që masivisht me mbyllë makinat të pika e tollit dhe me humbë çelsat, duket se koncesionari u tërhoq.
Mendoj se këto ditë po testohet i njajti skenar dhe po me të njajtin qëllim, tashma me mjetet e transportit të udhëtarëve që janë ma të paktë në numër.
Përsëritja herë pas here e të njajtës metodë provokuese na ban me besue se qeveria dhe koncesionari nuk tërhiqen nga gabimi, e kur asht kështu, qytetarët kan të drejtën e zotit mos me u tërhekë prej të drejtës së tyne.
Reagimi për të drejtën asht qytetari dhe asht i domosdoshëm.

Tarifa 100 lekë për banorët e Kuksit asht përcaktue me VKM nr 517 dt. 04.09.2018. Koncesionari asht i detyruem me e zbat...
10/07/2025

Tarifa 100 lekë për banorët e Kuksit asht përcaktue me VKM nr 517 dt. 04.09.2018.
Koncesionari asht i detyruem me e zbatue.
Pretendimet se na del e s’na del llogaria, jena gjunaf e jena të varfër jan pallavra boshe dhe inferiore.
Nëse ua mohojnë të drejtën, duhet me i dalë zot vetit.
Kur të doni, ja nisim prej fillimi.

Në përputhje me statutin e Shoqatës, sot BpB u mblodh për pranimin e antarsimeve të reja dhe zgjedhjet e këshillit drejt...
21/05/2025

Në përputhje me statutin e Shoqatës, sot BpB u mblodh për pranimin e antarsimeve të reja dhe zgjedhjet e këshillit drejtues dhe kryetarit.
Pas prezantimit të aktiviteteve të kryera, u kalua në propozime dhe votime për kryesinë dhe kryetarin, ku me vota unanime kryetar u zgjodh juristi dhe biznesmeni Uran Cengu.
I urojmë suksese Z. Uran si kryetar i BpB për katër vitet e ardhëshme.
BpB

31 Mars 2018 Leksioni KuksianëDon’t forget
31/03/2025

31 Mars 2018
Leksioni Kuksianë
Don’t forget

15/03/2025

Sot shoqata BpB pati një takimin me antarët e saj ku u diskutua për dy tema:
- organizimi i një aktiviteti promovues për përvjetorin e 8-të të shoqatës.
- Zgjedhjet e reja për bordin drejtues dhe kryetarin e shoqatës, me rastin e përfundimit të mandatit të atyre ekzistues.
Gjithashtu u prekën edhe tema diskutimi për ndërhyrjet në treg nga mallra pa çdoganim që mendohet se vijnë nga Kosova dhe diferencat e çmimeve me tregun e Prizrenit për shkak të uljes së euros dhe nivelit të ndryshëm të taksave, arsye të cilat po ndikojnë negativisht në ekonominë lokale.

Address

Rruga Dituria, Hotel Gjalica
Kukës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biznesi për Biznesin "BpB" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Biznesi për Biznesin "BpB":

Shortcuts

Share