Ekologet per Rajonin

Directions

Ekologet per Rajonin Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ekologet per Rajonin, Non-Governmental Organization (NGO), Rruga Eksod 99, Ap1, Kukës.

Shfaqja teatrale “Te Tumja e Kajes” bazohet në një rrëfenjë të lashtë, pjesë e Eposit të Bjeshkëve të Lumës. Ky cikël le...
30/09/2026

Shfaqja teatrale “Te Tumja e Kajes” bazohet në një rrëfenjë të lashtë, pjesë e Eposit të Bjeshkëve të Lumës. Ky cikël legjendash, të ruajtura gojarisht dhe të mbledhura nga nxënësit e rajonit Korab-Koritnik së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tyre, frymëzohet nga natyra e zonës. Në hapësirën hbs, pjesa do të interpretohet nga gjimnazistët e shkollës “Havzi Nela” në Kukës.

***

Pjesë e projektit ‘’Një e Ardhme e Qëndrueshme për Rajonin Shar-Korab-Koritnik’’.

30/09/2026

Në sytë e fëmijëve, një mjedis i qëndrueshëm duket si një botë e mbushur me ngjyra, ku çdo vizatim është një ëndërr për një planet më të pastër. Me lapsa e ngjyra në duar, ata krijojnë peizazhe ku dielli ndriçon mbi pyje të gjelbërta, ku ujërat rrjedhin të pastra, dhe ku shpendët fluturojnë të lirë.
👉 Mjedisi i qëndrueshëm nuk është vetëm një ide, por një realitet që mund ta ndërtojmë së bashku.
👉 Çdo vizatim është një thirrje për të mbrojtur natyrën, për të ricikluar, për të ruajtur gjelbërimin dhe për të jetuar në harmoni me tokën.

🌍 Fëmijët e Green Spark Kukës na kujtojnë se çdo ngjyrë është një premtim për të ardhmen e rajonit tonë, ku ekologët dhe të rinjtë bashkëpunojnë për një Kukës më të gjelbër e më të gjallë. ,

,



🌿Në Kukës, ku trashëgimia kulturore ruan rrënjët e identitetit tonë dhe biodiversiteti pasuron çdo hap të natyrës, fëmij...
29/09/2026

🌿Në Kukës, ku trashëgimia kulturore ruan rrënjët e identitetit tonë dhe biodiversiteti pasuron çdo hap të natyrës, fëmijët e Green Spark i Ekologët për Rajonin, po mësojnë të jenë ura që lidhin të shkuarën me të ardhmen.

✨ Çdo aktivitet i tyre është një mësim i gjallë:

Ruajtja e traditave i mëson krenarinë për kulturën.

Kujdesi për natyrën i mëson dashurinë për biodiversitetin.

🌍 Kur fëmijët rriten duke mbrojtur kulturën dhe natyrën, ata bëhen ambasadorë të gjelbër të Kukësit, brezi që do të ruajë trashëgiminë dhe do të mbrojë biodiversitetin për gjeneratat që vijnë.

28/09/2026

🌍 Ekologët për Rajonin ,brezat e rinj, fryma e gjelbër e së ardhmes! 🌍

Kur fëmijët rriten duke mësuar për kujdesin ndaj mjedisit, ata nuk mësojnë vetëm të pastrojnë një hapësirë, ata mësojnë të ndërtojnë një botë më të mirë.
Ekologët për Rajonin po i japin brezave të rinj një dhuratë të paçmuar: Ndërgjegjësimin dhe dashurinë për natyrën.

11/09/2026

🌱 Ekologët për Rajonin , edukim dhe veprim në terren 🌱

Në kuadër të fillimit të kursit Green Spark, fëmijët tanë u angazhuan në një aktivitet praktik për pastrimin e hapësirës ku ata qëndrojnë çdo ditë.

Ky grup i vogël, por i vendosur, është pjesë e programit tonë të aktiviteteve mjedisore, ku fëmijët mësojnë:

Pastrimin e hapësirave si akt përgjegjësie qytetare.

Riciklimin si kulturë të qëndrueshme për të ardhmen.

Kujdesin për mjedisin si vlerë që i shoqëron në çdo hap të jetës.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ku edukimi mjedisor shndërrohet në veprim konkret.
🌍 Bashkë po ndërtojmë një gjeneratë që e sheh pastërtinë dhe riciklimin si pjesë të identitetit të saj.

✨ Green Spark Kukës, fëmijët luajnë, mjedisi frymon! ✨Në Kukës, lojërat nuk janë thjesht argëtim ato janë ura që lidhin ...
29/07/2026

✨ Green Spark Kukës, fëmijët luajnë, mjedisi frymon! ✨

Në Kukës, lojërat nuk janë thjesht argëtim ato janë ura që lidhin fëmijët me natyrën. Përmes aktiviteteve kreative dhe lojërave në ambient të hapur, fëmijët mësojnë të duan, të mbrojnë dhe të kujdesen për mjedisin që i rrethon. 🌍💚

Çdo lojë është një hap drejt ndërgjegjësimit: duke mbjellë një Pemë, duke ndërtuar figura me materiale të riciklueshme, apo duke garuar në lojëra ekologjike, ata mësojnë se ndryshimi fillon nga gjenerata e tyre. 🌿👧👦

👉 Green Spark Kukës beson se edukimi më i bukur ndodh kur fëmijët luajnë dhe mësojnë njëkohësisht. Sepse kur ata qeshin, natyra fiton! 🌞🌱

💧✨ Green Spark Kukës, Fëmijët dhe uji, burimi i jetës. Në Kukës, fëmijët e klubit u bënë eksplorues të vegjël të natyrës...
28/07/2026

💧✨ Green Spark Kukës, Fëmijët dhe uji, burimi i jetës.
Në Kukës, fëmijët e klubit u bënë eksplorues të vegjël të natyrës,përmes lojërave edukative mësuan rolin e ujit në jetën tonë dhe në ekosistemet që 3na rrethojnë.

🌿 Pas lojës, ata dolën në terren për ta parë nga afër pasurinë natyrore të Kukësit biodiversitetin e gjelbër, ujin që rrjedh si energji e gjallë dhe lidhjen e tij me çdo gjallesë.
🌱 Ky është Green Spark ,një shkëndijë e gjelbër që ndez ndërgjegjësimin e brezit të ri për natyrën dhe të ardhmen e qëndrueshme të Kukësit.

20/07/2026

Dita e Drinit 2026 ,Ekologet per rajonin

🌿 DITA E DRINIT 2026 – Tre Bashki, një lumë!  Në datat 7, 8 dhe 9 korrik, Kukësi, Hasi dhe Tropoja u bashkuan në një fry...
18/07/2026

🌿 DITA E DRINIT 2026 – Tre Bashki, një lumë!
Në datat 7, 8 dhe 9 korrik, Kukësi, Hasi dhe Tropoja u bashkuan në një frymë të gjelbër për mbrojtjen e pellgut të Drinit.
🚣‍♀️ Me energjinë e të rinjve, pastrimin e liqeneve, ekoturizmin dhe trashëgiminë kulturore, u krijua një atmosferë plot jetë e solidaritet për natyrën tonë të bukur.

💧 Së bashku për një Drin më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm!

Address

Rruga Eksod 99, Ap1
Kukës
8501

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ekologet per Rajonin posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share