Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Korce

Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Korce Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.

Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës s

ë Kuqe. Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.9.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 - dhe Protokolleve shtesë të 10 qershorit 1977 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.

Address

Rruga Nene Tereza , Korcë
Korça
7001

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:30
Tuesday 08:00 - 17:30
Wednesday 08:00 - 17:30
Thursday 08:00 - 17:30
Friday 08:00 - 17:30

Telephone

035582242920

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Korce posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Korce:

Share