Federata e Paqes Universale, Korçë

Call Directions Website Contact the organization

Federata e Paqes Universale, Korçë Federata e Paqes Universale (FPU)

21/10/2026
16/09/2026
07/04/2026

FEDERATA NDËRKOMBËTARE E PAQES UNIVERSALE MIRËPRET NOMINIMIN E DR. HAK XHA HAN PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale, me kënaqësi, njofton se dr. Hak Ja Han, bashkëthemeluese e Federatës së Paqes Universale, është nominuar zyrtarisht për Çmimin Nobel për Paqe 2026 nga Dr. Ján Figeľ, ish-i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Lirinë e Fesë, ose Besimit dhe president i FOREF Europe.

Ky nominim njeh kontributet prej dekadash të dr. Han në ndërtimin e paqes ndërkombëtare, dialogun ndërfetar, bashkëpunimin humanitar dhe përpjekjet për pajtim, veçanërisht në lidhje me Gadishullin Korean.

Në prezantimin e tij, Dr. Figeľ theksoi disa prej nismave kryesore:

• Bashkëpunimi ndërfetar: Emërimi i mijëra Ambasadorëve për Paqe anembanë botës për të kapërcyer ndasitë fetare dhe kulturore
• Iniciativat për paqe në Gadishullin Korean: Organizimi i samiteve ndërkombëtare "Tubime Shprese" që promovojnë ribashkimin paqësor (të Gadishullit Korean)
• Vlerësime humanitare: Themelimi i Çmimit të Paqes “Sunhak” në nder të promotorëve të paqes globale
• Angazhimi me Kombet e Bashkuara: Bashkëpunimi i FPU-së dhe Federatës së Grave për Paqe Botërore (me OKB-në) përmes Statusit të Përgjithshëm Konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC)
• Iniciativa e Paralelit të 38-të për Paqe: Propozim për të krijuar një park ndërkombëtar paqeje në Zonën e Çmilitarizuar mes Koreve
• Diplomacia kulturore: Shtrirje globale përmes Baletit Folklorik për Fëmijë “Engjëjt e Vegjël” të Koresë

“Dr. Hak Ja Han ka demonstruar një angazhim gjatë gjithë jetës së vet për ndërtimin e paqes të rrënjosur në dialog, bashkëpunim dhe respekt për dinjitetin njerëzor”, tha Dr. Fige.

“Puna e saj ka bashkuar në vazhdimësi udhëheqës dhe komunitete përtej ndasive ideologjike, fetare dhe politike.”

“Vepra e jetës e Dr. Hak Ja Han përfaqëson një investim të jashtëzakonshëm dhe të qëndrueshëm në paqe”, tha Dr. Tageldin Hamad, President i FPU Internacional.

“Përmes ndërtimit të institucioneve, dialogut global, angazhimit humanitar dhe diplomacisë kulturore, ajo ka ndihmuar në krijimin e platformave ku bashkëpunimi mund të lulëzojë dhe ku idealet e paqes përkthehen në veprime praktike.”

E lindur në atë që tani njihet si Koreja e Veriut dhe e formësuar nga përjetimi i luftës dhe ndarjes, dr. Han ia ka kushtuar jetën e saj promovimit të pajtimit dhe forcimit të familjeve dhe komuniteteve si themele për paqe të qëndrueshme.

Në vitin 1992 ajo bashkëthemeloi Federatën e Grave për Paqe Botërore dhe në vitin 2005 Federatën Universale të Paqes, të cilat që të dyja janë zhvilluar në rrjete globale të cilat mbështesin nisma për paqe.

Gjithashtu, ky nominim vjen mes raportimeve të lidhura me paraburgimin aktual të dr. Han, i cili ka ngritur shqetësim midis vëzhguesve në bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas raportimeve publike çështja ka tërhequr vëmendjen mes qarqeve politikëbërësve dhe vëzhguesve diplomatikë.

Nominimet për Çmimin Nobel për Paqen janë konfidenciale dhe Komiteti Norvegjez i Nobelit merr qindra nominime çdo vit.

Nominimi nuk nënkupton përzgjedhjen, por pasqyron njohjen e kontributeve të rëndësishme për paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

RRETH FEDERATËS SË PAQES UNIVERSALE:

Federata e Paqes Universale është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse e përkushtuar në promovimin e paqes përmes dialogut, edukimit dhe iniciativave bashkëpunuese.

FPU mban statusin e PËRGJITHSHËM konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së (ECOSOC) dhe mbështet programe për bashkëpunimin ndërfetar, zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kontaktet:
Email: [email protected]; [email protected]
Telefon: 0692070670
Adresa: Ambasada e Paqes, Rr. Kuvajt, Tiranë

"Të nderuar Ambasador për Paqe,Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë t'ju përcjell urimet më t...
20/03/2026

"Të nderuar Ambasador për Paqe,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kam nderin dhe kënaqësinë t'ju përcjell urimet më të ngrohta në emër të Federatës së Paqes Universale, Korçë.

Kjo festë, që vjen pas një muaji sakrifice dhe reflektimi, na kujton vlerat e larta të solidaritetit, dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët – vlera këto që ju i përfaqësoni çdo ditë me angazhimin tuaj si Ambasador për Paqe.

Uroj që ky Bajram të sjellë lumturi në familjen tuaj dhe të shërbejë si një moment ripërtëritjeje për të vazhduar misionin tonë të përbashkët në shërbim të paqes dhe harmonisë universale.

08/03/2026

Të nderuara zonja, nëna dhe motra,

Në këtë ditë të shënuar të 8 Marsit, Federata e Paqes Universale, Korçë përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë që me përkushtimin, forcën dhe mençurinë e tyre, ndërtojnë çdo ditë ura komunikimi dhe paqeje në familje e shoqëri.
Gruaja: Arkitekte e Paqes dhe e Shoqërisë
Sot ne ndalemi për të vlerësuar jo thjesht një datë, por një mision. Kontributi i gruas tejkalon kufijtë e sferës private; ajo është një forcë lëvizëse në:
Edukimin dhe Mirërritjen: Duke rrënjosur vlerat e bashkëjetesës dhe dashurisë tek brezat e rinj.
Udhëheqjes me Empati: Duke sjellë një perspektivë unike në zgjidhjen e konflikteve dhe vendimmarrjen globale.
Qëndrueshmërisë Shoqërore: Si shtylla kurrizore e stabilitetit moral dhe njerëzor.

Faleminderit për mesazhin urues:
Znj. Delantina Mulla, Kryetare e FPU, Korçë
Dr. Aida Mosko Ambasadore për Paqe, Zv, Rektore e Universitetit "Fan S.Noli"
Prof. As. Dr. Sonela Stillo, Pedagoge e Universitetit "Fan S.Noli"
Dr. Klaudia Lipi, Pedagoge e Universitetit "Fan S.Noli"

Gëzuar 8 Marsin! Me respekt dhe mirënjohje,
Federata e Paqes Universale, Korçë.

Më 17 shkurt, Federata e Paqes Universale zhvilloi një takim strategjik të Këshillit Drejtues për të reflektuar mbi arri...
19/02/2026

Më 17 shkurt, Federata e Paqes Universale zhvilloi një takim strategjik të Këshillit Drejtues për të reflektuar mbi arritjet e Federatës gjtë vitit 2025 dhe për të përcaktuar një kurs vizionar për vitin 2026. Takimi mblodhi së bashku 35 drejtues të FPU-së, përfshirë Kryetarët e Këshillave Rajonale të Paqes, Kryetarët e Komisioneve të FPU dhe drejtuesit e Asamblesë Kombëtare.
Rajoni i Korçës u përfaqësua nga Znj. Delantina Mulla.
Atmosfera ishte shumë motivuese dhe e mbushur me vizion të përbashkët. Nën drejtimin e Kryetarit të FPU-së z. Defrim Methasani, takimi përfundoi me një plan veprimi të fortë dhe frymëzues, që synon organizimin e 100 veprimtariveve kuptimplotë gjatë vitit 2026 në shërbim të paqes, dialogut dhe zhvillimit të komunitetit.
Më poshtë disa foto nga takimi.

Gëzuar Pavarsinë Kosovë e lirë!
17/02/2026

Gëzuar Pavarsinë Kosovë e lirë!

Address

Rr. Jorgo Plaku, Nr 10
Korçë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Federata e Paqes Universale, Korçë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Federata e Paqes Universale, Korçë:

Shortcuts

Share