16/10/2026
📢NJOFTIM PËR SHTYRJEN E MARATONËS “SOLIDARITETI PËR USHQIM”
Food Bank Albania njofton se, duke marrë parasysh protestat dhe situatën aktuale shoqërore e politike në Tiranë, edicioni i tretë i Maratonës “Solidariteti për Ushqim”, i parashikuar të zhvillohej më 17 tetor 2026, në Liqenin Artificial të Tiranës, shtyhet deri në një njoftim të dytë.
Besojmë se një aktivitet sportiv me karakter humanitar duhet të zhvillohet në një atmosferë qetësie, sigurie dhe bashkimi. Zhvillimi i tij në kushtet aktuale të tensionit në kryeqytet nuk do të ishte në përputhje me frymën e solidaritetit dhe pjesëmarrjes që ky aktivitet synon të përcjellë.
Ky vendim merret në kujdes të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, vullnetarëve dhe partnerëve tanë, si dhe për t’i dhënë aktivitetit hapësirën dhe atmosferën që meriton.
Data e re do të bëhet e ditur përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe gatishmërinë për t’iu bashkuar kauzës sonë për parandalimin e shpërdorimit të ushqimit dhe mbështetjen e njerëzve dhe familjeve në nevojë.
Food Bank Albania