Qendra MEET

Qendra MEET Media, Education, Environment & Technology Center

Qendra MEET është një qendër inovative e cila angazhohet në zhvillimin dhe implementimin e projekteve që promovojnë avancimin dhe transformimin e ideve në realitet. Ne ofrojmë një mjedis stimulues për krijimtarinë dhe bashkëpunimin, duke mbështetur individët dhe organizatat në arritjen e qëllimeve të tyre. Qendra jonë është e përkushtuar ndaj inovacionit, duke ofruar shërbime dhe resurse për të nd

ihmuar në zhvillimin e projekteve të ndryshme në fushën e medias, edukimit, mjedisit dhe teknologjisë. Ne besojmë se çdo ide ka potencialin të transformohet në një zgjidhje të vlefshme ndaj jemi të angazhuar të krijojmë mundësi për rritje dhe zhvillim. Përmes aktiviteteve dhe projekteve tona, ne inkurajojmë bashkëpunimin mes profesionistëve dhe grupeve të interesit. Qendra MEET është vendi ku ide të reja lindin dhe zhvillohen, duke kontribuar në forcimin e inovacionit dhe qëndrueshmërisë në komunitetin tonë. Ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar të bashkëpunojnë me ne për të ndarë ide, njohuri dhe përvoja, në mënyrë që së bashku të krijojmë një të ardhme më të ndritshme dhe inovative.

Për të kuptuar pak me shumë ata që duan se sa keq ka qëne situata e Zonave të Mbrojura.
01/06/2026

Për të kuptuar pak me shumë ata që duan se sa keq ka qëne situata e Zonave të Mbrojura.

Heshtja ose mungesa e reagimit të fortë nga pjesë të shoqërisë civile dhe ekspertizës akademike gjatë procesit të ndrysh...
30/05/2026

Heshtja ose mungesa e reagimit të fortë nga pjesë të shoqërisë civile dhe ekspertizës akademike gjatë procesit të ndryshimeve ligjore, së bashku me një drejtim institucional që nuk e vendosi konservimin e biodiversitetit në qendër të vendimmarrjes, krijuan premisat për situatën që po shohim sot në Zvërnec.

Vlerat natyrore mbrohen përmes të dhënave të sakta, transparente dhe të vendosura në dispozicion të institucioneve përgjegjëse, jo duke i mbledhur dhe ruajtur të dhënat e biodiversitetit si kapital negociues për projektet e radhës. Kur informacioni shkencor nuk përdoret për mbrojtje publike, por trajtohet si aset për interesa të ngushta, dobësohet vetë qëllimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura.

Më 25.09.2024, u miratuan vendime të rëndësishme për Zonat e Mbrojtura.

Peizazhi i Mbrojtur Pishe Poro Narte, i miratuar më parë me vendimin nr. 694, datë 16.10.2022, është shfuqizuar. Ky shfuqizim sjell si pasojë që nuk do të ketë më zona qendrore brenda zonave të mbrojtura.

Ndryshimet e parashikuara në ligjin 81/2017 "Për Zonat e Mbrojtura" kanë filluar tashmë të kenë efekt.

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, e cila shënohet çdo vit më 21 mars, rrit ndërgjegjësimin dhe shërben si një kujtesë për rën...
21/03/2026

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, e cila shënohet çdo vit më 21 mars, rrit ndërgjegjësimin dhe shërben si një kujtesë për rëndësinë e ekosistemeve pyjore. Tema e përzgjedhur për vitin 2026, “Pyjet dhe Ekonomitë”, thekson rolin qëndror që luajnë pyjet në mbështetjen e jetesës dhe krijimin e mundësive ekonomike në sektorë të ndryshëm.

Pyjet janë ndër ekosistemet më të çmuara të planetit tonë. Këto hapësira unike luajnë një rol thelbësor në rregullimin e klimës, mbështetjen e komuniteteve dhe ruajtjen e biodiversitetit. Ndërsa planeti ynë përballet gjithnjë e më shumë me sfida që vijnë si pasojë e ndryshimeve mjedisore, rëndësia e njohjes së rolit kyç të ekosistemeve pyjore është bërë edhe më e dukshme.

Pyjet mbeten shpesh të nënvlerësuara, pjesërisht sepse vlera e tyre e jashtëzakonshme buron nga shërbimet ekosistemike që nuk njihen në treg. Ato ruajnë më shumë karbon dhe reduktojnë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore, funksione këto thelbësore për zbutjen e humbjeve ekonomike dhe dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Gjithashtu, ato strehojnë një biodiversitet të jashtëzakonshëm dhe kontribuojnë në sektorin informal pyjor, duke mbështetur jetesën dhe mbijetesën e komuniteteve lokale dhe veçanërisht të popujve indigjenë. Për më tepër, pyjet përbëjnë një mbrojtje të rëndësishme ndaj përhapjes së sëmundjeve dhe ndotjes së ujit të pijshëm; ndërsa ato zhduken, rritet rreziku që njerëzit të preken nga sëmundje si Ebola, malaria dhe sëmundjet që transmetohen përmes ujit, duke ushtruar presion mbi sistemet shëndetësore dhe duke ulur aftësinë e njerëzve për të punuar. Prandaj, mbrojtja e pyjeve dhe përfitimeve të tyre ekonomike është thelbësore, veçanërisht në vendet tropikale ku pjesa më e madhe e këtyre ekosistemeve mbetet ende e paprekur.

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve hedh dritë mbi disa nga ekosistemet më të rëndësishme të planetit tonë; megjithatë, është e domosdoshme që vlera dhe mbrojtja e këtyre hapësirave të marrin vëmendje gjatë gjithë vitit. Qoftë për rolin e tyre në parandalimin e humbjes së biodiversitetit, luftimin e degradimit të tokës, ruajtjen e shëndetit të njeriut dhe të planetit, zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, apo sigurimin e jetesës për komunitetet në mbarë botën, pyjet përbëjnë një zgjidhje qendrore.

20/03/2026

Projekti ‘Krijimi i korridorit pyjor të Parkut të Kodrave tëKorçës’, parashikon krijimin e një lidhjeje në trajtë korridori pyjor të dy-tre zonave aktualisht...

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas! Kjo është një ditë që na kujton forcën, mençurinë dhe përkushtimin e grav...
08/03/2026

Gëzuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Kjo është një ditë që na kujton forcën, mençurinë dhe përkushtimin e grave në çdo fushë të jetës. Gruaja është burim jete, dashurie dhe frymëzimi. Ajo është nëna që rrit breza, vajza që ëndërron dhe ndërton të ardhmen, profesionistja që kontribuon në shoqëri dhe njeriu që me durim e guxim përballon çdo sfidë.

Le të jetë kjo ditë një moment mirënjohjeje për të gjitha gratë që me punë, sakrificë dhe zemër të madhe e bëjnë botën më të bukur dhe më të drejtë.

Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave!

Respekt, dashuri dhe vlerësim për forcën dhe dritën që sillni çdo ditë në jetën tonë.

Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!Sot është dita për të nderuar ata që mbajnë në duar çelësin e dijes dhe të së ardhmes....
07/03/2026

Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!

Sot është dita për të nderuar ata që mbajnë në duar çelësin e dijes dhe të së ardhmes. Mësuesit janë udhërrëfyesit tanë të parë në rrugën e dijes, ata që me durim, përkushtim dhe dashuri për profesionin formojnë mendjet dhe karakterin e brezave. Çdo fjalë e tyre bëhet një farë dijeje që mbin në jetën e nxënësve dhe i shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Mirënjohje për çdo mësues që me përkushtim ndez dritën e dijes, që edukon me shembull dhe që mbetet gjithmonë një figurë e paharrueshme në jetën e çdo nxënësi. Falë jush, shoqëria ndërton themelet e saj më të forta.

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve!
Respekt dhe mirënjohje për misionin tuaj të çmuar.

Kurora malore mbi Korçë nën turbinat gjigande. Pikëpyetje mbi procedurat dhe transparencën për projektin “Parku Eolik Qa...
23/02/2026

Kurora malore mbi Korçë nën turbinat gjigande. Pikëpyetje mbi procedurat dhe transparencën për projektin “Parku Eolik Qarr–Kozel 55 MW”

Malet mbi kurorën e Korçës po planifikohen për vendosjen e turbinave gjigande me erë, në një territor të përdorur tradicionalisht për aktivitete natyrore, turizëm, blegtori dhe bimë medicinale. Përveç ndryshimit të përdorimit të territorit, lind edhe shqetësimi për ndikimin mbi peizazhin natyror dhe identitetin turistik të zonës.
Kjo çështje merr rëndësi të veçantë pasi, me Vendimin nr. 1 të Këshillit Kombëtar të Territorit (26.07.2018), Vargmali i Moravës është shpallur zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit. Ky status e klasifikon zonën si territor me rëndësi kombëtare dhe kërkon që çdo zhvillim i madh territorial të harmonizohet me objektivat turistike dhe natyrore të saj.

Në këtë kontekst, projekti “Parku Eolik Qarr–Kozel 55 MW” ka ngritur disa pyetje thelbësore:
• A janë ndjekur procedurat nga Bashkia Korçë dhe institucionet e tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi?
• A ka pasur bashkëveprim dhe koordinim ndërbashkiak me bashkitë kufitare që mund të preken nga projekti?
• Si është vlerësuar ndikimi ekonomik, peizazhor dhe përputhshmëria me statusin natyror dhe turistik të zonës?
• A janë informuar dhe konsultuar realisht banorët dhe pronarët e mundshëm të prekur?
Për të kuptuar më qartë procedurat, janë dërguar kërkesa zyrtare për informacion pranë Bashkisë Korçë dhe institucioneve të tjera. Nga përgjigjet dhe dokumentet e konsultuara rezultojnë disa elemente që kërkojnë sqarim.

1. Vendimmarrja dhe klasifikimi territorial
Në përgjigjen zyrtare të Bashkisë Korçë lidhur me procedurën e VNM-së, bëhet e ditur se projekti zhvillohet brenda kufijve administrativë të bashkisë dhe se aktiviteti paraqitet në Njësinë strukturore KNJ_N_N1_33/1, në kategori tokë natyrore.
Sipas përgjigjes:
• aktiviteti ndodhet në sistemin natyror;
• mënyra e ndërhyrjes sipas PPV-së është “konservim” dhe “mbrojtje”;
• zhvillimi konsiderohet në përputhje me përdorimin e lejuar të zonës.
Megjithatë, nga analiza e dokumenteve rezulton se një pjesë e turbinave (tre prej tyre) shtrihen edhe në Njësinë Strukturore DR/N14, gjithashtu pjesë e sistemit natyror, dhe jo vetëm në zonën e deklaruar në përgjigjen zyrtare.

Kjo ngre pyetjen:

A është reflektuar realisht e gjithë shtrirja territoriale e turbinave në vlerësimin e dhënë nga Bashkia dhe në dokumentet që shoqërojnë procedurën

Nëse projekti shtrihet në territor të klasifikuar si sistem natyror, ku PPV parashikon ndërhyrje të tipit konservim dhe mbrojtje, lind nevoja për të kuptuar mënyrën si është justifikuar një zhvillim industrial në këtë zonë.

2. Statusi turistik i Moravës dhe përputhshmëria e projektit
Vendimi nr. 1 i Këshillit Kombëtar të Territorit (26.07.2018) përcakton se:
• zonat me përparësi zhvillimin e turizmit janë zona të rëndësisë kombëtare;
• ato janë subjekt i planifikimit kombëtar të territorit;
• dokumentet e planifikimit duhet të bazohen në këtë kuadër referues detyrues.
Gjithashtu, ngarkohen Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe autoritetet territoriale për zbatimin e këtij kuadri.

Në këtë kontekst lind një pyetje thelbësore:
Duke qenë se zona ka status zyrtar si zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit, pse në dokumentet e konsultuara nuk evidentohet një analizë e qartë mbi përputhshmërinë e projektit me këtë status dhe me objektivat e zhvillimit turistik të zonës?
Ky fakt e kthen debatin në një çështje publike:
a po zëvendësohet përdorimi tradicional dhe natyror i maleve mbi Korçë me një zhvillim industrial pa një debat të gjerë dhe transparent?

3. Vendimi “në parim” dhe kontrata e qirasë
Nga dokumentet e konsultuara nuk rezulton një vendim specifik i Këshillit Bashkiak që të miratojë dhënien në përdorim të sipërfaqeve për këtë projekt konkret.
Në përgjigjen e saj, Bashkia Korçë shprehet se mendimi për projektin mbështetet:
• në vendimin nr. 9, datë 27.01.2022, për miratimin në parim të dhënies në përdorim të sipërfaqeve pyjore dhe kullosore;
• në kontratën e qirasë të datës 20.06.2024 ndërmjet Bashkisë Korçë dhe shoqërisë “Albpower”.
Nga procesverbali i vitit 2022 rezulton se vendimi:
• është vetëm “në parim”;
• nuk përmend projekt konkret;
• nuk identifikon subjekt investitor;
• nuk përcakton sipërfaqe konkrete.

Çështja që kërkon sqarim
Nga analiza kronologjike e dokumenteve rezulton se vendimi i Këshillit Bashkiak i datës 27.01.2022 është një miratim i përgjithshëm, ndërsa kontrata konkrete e qirasë lidhet në vitin 2024 me një subjekt të caktuar.

Në këtë kontekst lind pyetja:
Nëse në momentin e vendimit të vitit 2022 nuk ishte identifikuar një subjekt përfitues, mbi çfarë procedure është përcaktuar më pas subjekti konkret që ka përfituar kontratën e qirasë dhe cili është akti zyrtar që e formalizon këtë lidhje? Kjo lidhet drejtpërdrejt me transparencën e vendimmarrjes dhe me nevojën që kalimi nga një miratim i përgjithshëm drejt një marrëdhënieje konkrete kontraktuale të jetë i dokumentuar me akte të qarta administrative.

4. Rezerva biosferike dhe procedura mjedisore
Zona ku zhvillohet projekti ndodhet brenda territorit të Rezervës Ndërkufitare Biosferike Ohër–Prespë dhe në afërsi të Peizazhit të Mbrojtur Nikolicë.
Duke marrë parasysh se kontrata e qirasë është lidhur para përfundimit të procedurës së VNM-së, lind nevoja për sqarim:
Mbi çfarë baze juridike dhe planifikuese është marrë vendimmarrja për dhënien në përdorim të sipërfaqeve dhe lidhjen e kontratës së qirasë pa përfunduar më parë vlerësimi i plotë mjedisor dhe pa një analizë të qartë të përputhshmërisë me statusin natyror të zonës?

5. Ndërveprimi institucional dhe koordinimi ndërbashkiak
Nga përgjigjja zyrtare e Bashkisë Devoll rezulton se:
• bashkia nuk është informuar për projektin;
• nuk ka dhënë mendim zyrtar;
• projekti nuk është diskutuar në Këshillin Bashkiak;
• nuk është zhvilluar konsultim publik;
• nuk ka pasur koordinim ndërbashkiak.
Duke qenë se projekti ka ndikim territorial dhe peizazhor në nivel rajonal, mungesa e koordinimit ngre pyetjen:
A është vlerësuar realisht ndikimi territorial, social dhe turistik në nivel ndërbashkiak përpara miratimeve?

6. Mungesa e analizës ekonomike dhe territoriale
Nga dokumentet e konsultuara nuk evidentohet një analizë konkrete mbi:
• ndikimin ekonomik real për komunitetin lokal;
• përfitimet financiare për territorin;
• ndikimin në turizëm dhe peizazh;
• balancën mes zhvillimit energjetik dhe përdorimit tradicional të territorit.
Në mungesë të këtyre elementeve, mbetet e paqartë mbi çfarë kriteresh është konsideruar projekti ekonomikisht përfitues për zonën.

7. Pronat private dhe ndikimet indirekte
Sipas përgjigjeve zyrtare:
• Bashkia Korçë është përgjegjëse vetëm për pronat në administrim të saj;
• marrëdhëniet me pronarët privatë do të rregullohen mes investitorit dhe pronarëve.
Megjithatë, nuk evidentohet:
• identifikim paraprak i parcelave private të prekura;
• analizë ndikimi në vlerën e pronës;
• konsultim i strukturuar me pronarët.
Turbinat me lartësi rreth 130–140 m, ndryshimi i peizazhit, infrastruktura shoqëruese dhe zhurma mund të ndikojnë në përdorimin dhe vlerën e pronave përreth — veçanërisht në zona me profil natyror dhe turistik.

Prandaj mbetet pyetja:
A janë identifikuar pronarët potencialisht të prekur dhe a është kryer një analizë e plotë e ndikimit mbi pronën private?

Address

Lagjja 11, Rr. Llazo Pulluqi
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra MEET posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share