Dorcas Albania

Call Directions Website Contact the organization

Dorcas Albania 💙 Dorcas Albania punon pranë njerëzve dhe komuniteteve për të krijuar më shumë mundësi, mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Përmes programeve sociale, ekonomike dhe vullnetarizmit, synojmë ndikim që zgjat. Pjesë e Dorcas Aid International. 🌍 Rreth Dorcas Albania

Dorcas filloi aktivitetin e saj humanitar në Shqipëri në fund të vitit 1991, në një periudhë kur vendi përballej me nevoja të mëdha për ndihmë emergjente. Mbështetja e parë përfshinte ushqime, veshmbathje dhe materiale mjekësore për spitale. Në vitin 1992 u krijua Dorcas Aid International Albania, si pjesë e Dorcas Aid International me seli në Holandë, ndërsa aktiviteti i organizatës u regjistrua zyrtarisht në Shqipëri në vitin 1993. Prej më shumë se tre dekadash, Dorcas Albania ka evoluar nga ofrimi i ndihmës emergjente drejt programeve afatgjata që synojnë fuqizimin e njerëzve dhe forcimin e komuniteteve. Sot, Dorcas Albania punon në fushat e mbrojtjes sociale, zhvillimit komunitar, jetesës dhe sigurisë ushqimore, zhvillimit ekonomik dhe vullnetarizmit, duke integruar në punën e saj përfshirjen sociale, barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Programet tona mbështesin fëmijë dhe të rinj, gra, të moshuar, familje në situata të vështira, fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe grupe të margjinalizuara. Përmes trajnimeve, mundësive për punësim dhe vetëpunësim, kujdesit social, zhvillimit të aftësive, iniciativave komunitare dhe vullnetarizmit, synojmë që njerëzit të kenë më shumë mundësi për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme. Dorcas Albania punon kryesisht në Korçë dhe bashkitë e rajonit, si edhe në Tropojë dhe Pukë, duke bashkëpunuar me institucione publike, organizata të shoqërisë civile, shkolla dhe universitete, biznese, komunitete lokale dhe vullnetarë. Ne besojmë se ndryshimi i qëndrueshëm krijohet kur njerëzit nuk shihen vetëm për nevojat që kanë, por për potencialin, aftësitë dhe rolin e tyre në zhvillimin e komunitetit. Për këtë arsye, puna jonë synon jo vetëm të ofrojë mbështetje, por të krijojë mundësi, të forcojë aftësitë dhe të ndërtojë komunitete më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Dorcas Albania është pjesë e Dorcas Aid International, një organizatë ndërkombëtare me seli në Holandë. Empowering people, flourishing communities.

🇬🇧 ENGLISH
About Dorcas Albania

Dorcas began its humanitarian work in Albania at the end of 1991, at a time when the country was facing significant needs for emergency assistance. The first interventions included the provision of food, clothing and medical supplies to hospitals. In 1992, Dorcas Aid International Albania was established as part of Dorcas Aid International, headquartered in the Netherlands, and the organisation was officially registered in Albania in 1993. Over more than three decades, Dorcas Albania has evolved from providing emergency relief to implementing long-term programmes focused on empowering people and strengthening communities. Today, Dorcas Albania works across social protection, community development, livelihoods and food security, economic development and volunteerism, while integrating social inclusion, gender equality and environmental sustainability throughout its programmes. Our work supports children and young people, women, older people, vulnerable families, small farmers, entrepreneurs and marginalised groups. Through training, employment and self-employment opportunities, social care, skills development, community initiatives and volunteer engagement, we aim to enable people to build more resilient and sustainable futures. Dorcas Albania currently works mainly in Korçë and the surrounding municipalities, as well as in Tropojë and Pukë, in close cooperation with public institutions, civil society organisations, schools and universities, businesses, local communities and volunteers. We believe that sustainable change happens when people are recognised not only for the challenges they face, but also for their potential, skills and ability to contribute to their own communities. Our approach therefore goes beyond providing assistance: we aim to create opportunities, strengthen capacities and support communities in becoming more resilient, inclusive and self-reliant. Dorcas Albania is part of Dorcas Aid International, an international organisation headquartered in the Netherlands. Empowering people, flourishing communities.

GJURMË. 💙 | Histori nga komuniteti, ndër vite.Sot prezantojmë GJURMË., një rubrikë të re ku rikthehemi në arkivën e Dorc...
13/10/2026

GJURMË. 💙 | Histori nga komuniteti, ndër vite.

Sot prezantojmë GJURMË., një rubrikë të re ku rikthehemi në arkivën e Dorcas Albania për të kujtuar nismat, njerëzit dhe momentet që kanë qenë pjesë e zhvillimit të komuniteteve ndër vite.

📍 Këtë herë rikthehemi në vitin 2014, me projektin “Përmirësimi i Jetesës nëpërmjet Ndërtimit të Ujësjellësve”, të nisur në bashkëpunim me Komunën Libonik.

Një nismë që synonte përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Vloçisht dhe Drithas të Poshtëm, duke ndërthurur investimet në infrastrukturë me edukimin për shëndetin, higjienën dhe kujdesin ndaj mjedisit.

Përmes GJURMË., do të sjellim vazhdimisht histori nga puna jonë ndër vite, për të kujtuar rrugëtimin që kemi ndërtuar së bashku me komunitetet.

Histori që ia vlen t’u rikthehemi.

Pas çdo nisme janë njerëzit që zgjedhin të bëhen pjesë e saj. 💙Kristi ishte një prej vullnetarëve që iu bashkua nismës “...
12/10/2026

Pas çdo nisme janë njerëzit që zgjedhin të bëhen pjesë e saj. 💙

Kristi ishte një prej vullnetarëve që iu bashkua nismës “Dhuro një çantë, ndriço një ëndërr”, të organizuar nga Dorcas Albania dhe Qendra Rinore Korçë.

Falë kontributeve dhe donacioneve të qytetarëve, arritëm të dhurojmë 60 çanta me mjete shkollore për fëmijët në nevojë.

Sot ndajmë përjetimin e Kristit, një kujtesë se vullnetarizmi nuk është vetëm ajo që japim, por edhe ajo që përjetojmë kur bëhemi pjesë e diçkaje së bashku.

Faleminderit Kristit dhe të gjithë vullnetarëve që na u bashkuan! 🤝

Së bashku mund të bëjmë më shumë! 💙Dorcas Albania mblodhi në një takim organizata dhe aktorë të ndryshëm të qytetit për ...
09/10/2026

Së bashku mund të bëjmë më shumë! 💙

Dorcas Albania mblodhi në një takim organizata dhe aktorë të ndryshëm të qytetit për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e vullnetarizmit në komunitet.

Gjatë takimit prezantuam zhvillimet e reja të platformës VoluntEja, diskutuam mbi fushatat dhe nismat e fundvitit, si dhe mundësitë për të koordinuar më mirë angazhimin e vullnetarëve.

Besojmë se bashkëpunimi mes organizatave, institucioneve dhe komunitetit na ndihmon të bashkojmë burimet, idetë dhe energjitë tona për të krijuar më shumë mundësi dhe ndikim konkret.

Sepse kur bashkojmë forcat, mund të arrijmë më shumë se secili më vete. 🤝

Këtë herë, Dorcas Albania ishte pranë Qendrës Sociale “Strehëza” në Tiranë, e vetmja qendër publike në Shqipëri që ofron...
06/10/2026

Këtë herë, Dorcas Albania ishte pranë Qendrës Sociale “Strehëza” në Tiranë, e vetmja qendër publike në Shqipëri që ofron strehim dhe mbështetje për njerëzit në situatë rruge.

Duke njohur nevojat e shumta të banorëve të qendrës, kontribuuam me 20 paketa ushqimore, si një formë konkrete mbështetjeje për përditshmërinë e tyre.

Vizita ishte gjithashtu një mundësi për të kaluar kohë me banorët dhe për të njohur nga afër punën e stafit të “Strehëzës”, i cili çdo ditë përmbush një mision të rëndësishëm dhe sfidues.

Sepse të jesh pranë do të thotë edhe të shohësh nevojën dhe të përgjigjesh me veprime konkrete. 💙

Dëshira për të punuar nuk njeh moshë. 💙Znj. Sofije nga fshati Zvirinë vazhdon të ketë dëshirën dhe vullnetin për të punu...
05/10/2026

Dëshira për të punuar nuk njeh moshë. 💙

Znj. Sofije nga fshati Zvirinë vazhdon të ketë dëshirën dhe vullnetin për të punuar, për të qenë aktive dhe për të kontribuar në të ardhurat e familjes.

Në kuadër të Aktivitetit për Gjenerimin e të Ardhurave (IGA), Dorcas Albania e mbështeti me mjete bujqësore dhe fara të ndryshme, duke i krijuar mundësinë të kultivojë produkte sezonale për familjen dhe për tregun lokal.

Sot, kjo punë është kthyer edhe në një aktivitet familjar, ku Sofija ndan përvojën dhe njohuritë e saj me djalin dhe së bashku punojnë për të krijuar më shumë siguri dhe pavarësi ekonomike.

Ka gjyshe që, pavarësisht viteve, vazhdojnë të punojnë me përkushtim. Ne jemi pranë tyre për t’i mbështetur. 💙

04/10/2026

Një çati para dimrit. 🏠💙
Që prej natës së 21 nëntorit 2025, pesë anëtarët e familjes Brahimllari jetojnë në një strehë të improvizuar, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre të shembur nga përmbytjet. Aty jetojnë Gentiani, Vjollca, dy fëmijët e tyre, 19 dhe 12 vjeç, dhe nëna 75-vjeçare e Gentianit.

Ata nuk kanë qëndruar duke pritur. Me kursimet e tyre dhe mbështetjen e Bashkisë Maliq, kanë nisur vetë rindërtimin. Por dimri po afrohet dhe shtëpia ende nuk ka çati. Sot u duhen 700,000 ALL për të përfunduar strukturën, çatinë dhe të paktën një dhomë të banueshme, që familja të mund të largohet nga streha e improvizuar dhe të ketë një vend të sigurt ku të kalojë dimrin.
Ne mund t’i ndihmojmë ta përfundojnë atë që kanë nisur vetë.
🎯 Objektivi: 700,000 ALL
💙 Dhuro përmes VoluntEja
↗️ Shpërndaje fushatën
Edhe 500 apo 1,000 lekë bëhen pjesë e një shtepie kur jemi shumë.
Pesë njerëz. Një dimër që po afron. Një shtëpi që pret të përfundohet.
Çdo kontribut i afron një hap më pranë shtëpisë së tyre.
Linku i Dhurimit: https://dorcasalbania.org/product/nje-cati-para-dimrit-per-familjen-brahimllari/

Prezantojmë AFËR. 💙Një hapësirë e re mujore nga Dorcas Albania, ku sjellim më pranë njerëzit, historitë, mundësitë dhe n...
02/10/2026

Prezantojmë AFËR. 💙
Një hapësirë e re mujore nga Dorcas Albania, ku sjellim më pranë njerëzit, historitë, mundësitë dhe ndikimin që krijohet çdo ditë në komunitet.

Në edicionin e parë rikthehemi te shtatori: te njerëzit që po ndërtojnë mundësi të reja për veten, te vullnetarët që dhurojnë kohën e tyre, te kujdesi për të moshuarit dhe te nismat që bëhen më të forta kur komuniteti bashkohet.

Ky është AFËR. — Edicioni i Shtatorit 2026.
Sepse pas çdo shifre ka një histori që meriton të tregohet.

💙 Lexoje. Ndaje. Qëndro AFËR.

01/10/2026

Shëndeti parësor për moshën e tretë 💙

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, në Qendrën Rinore Korçë vendosëm në fokus një mesazh të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin ka rëndësi në çdo moshë.

Në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe studentët e degës së Infermierisë, ofruam për të moshuarit m***e të tensionit, glicemisë dhe nivelit të oksigjenit, si dhe informacion mbi rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin.

Sepse të plakesh me dinjitet do të thotë edhe të kesh informacion, mbështetje dhe akses në kujdes shëndetësor.

01/10/2026

Para se vetmia të bëhet lajm.

Për shumë të moshuar, vetmia nuk duket. Nuk dëgjohet. Por është aty. Dorcas Albania ka zgjedhur anën tjetër të historisë: të jetë pranë.
Me kujdes, me kohë, me vizita dhe me njerëz që rikthehen.

Përmes projektit “Unë kujdesem për ty” me mbështetjen financiare të AKPA në dy cikle janë angazhuar 36 gra në mbështetje të 72 të moshuarve në shtëpi.

Gjatë vitit 2025, 355 të moshuar në rajonin e Korçës morën rregullisht mbështetje ushqimore, materiale dhe sociale, ndërsa 100 Paketa Mirësie u shpërndanë për të moshuar të izoluar.

Sepse kujdesi nuk është vetëm ndihmë. Është prani.

1 Tetor – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve
Të parë. Të dëgjuar. Të vlerësuar.

1 Tetori – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve 💙Në këtë ditë, Dorcas Albania vendos në qendër kujdesin, shëndetin dhe mirë...
30/09/2026

1 Tetori – Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve 💙

Në këtë ditë, Dorcas Albania vendos në qendër kujdesin, shëndetin dhe mirëqenien e të moshuarve.

Në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të rinj infermierë tek Qendra Rinore Korçë, do të ofrohen m***e të tensionit, glicemisë dhe nivelit të oksigjenit, së bashku me një hapësirë për bashkëbisedim, shoqëri dhe kujdes.

👵👴 Të dashur të moshuar, ju mirëpresim të na bashkoheni. Sepse çdo moshë meriton kujdes, dinjitet dhe vëmendje.

Address

Rr. Teli Samsuri, Nd. 18
Korçë
7001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Telephone

+35582242115

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dorcas Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Dorcas Albania:

Shortcuts

Share