24/10/2026
📚 Korça kujton ditën e çlirimit!
Me rastin e ditës së Çlirimit të Korçës, në ambientet e Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli”, nxënëset e klubit të histori-gjeografisë të klasës VIII-A dhe nxënësit e klasave të gjashta të shkollës “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, nën drejtimin e mësueseve të historisë dhe gjeografisë, Manjola Gjata dhe Brikena Bejko, organizuan një veprimtari historike.
Përmes prezantimeve dhe një ekspozite të përgatitur prej tyre, nxënësit sollën në vëmendje ngjarje dhe momente të rëndësishme që çuan në çlirimin e Korçës, më 24 tetor 1944.
🇦🇱Kjo ditë na kujton sakrificat dhe guximin e njerëzve që luftuan për lirinë e qytetit tonë, dhe përmas këtyre veprimtarive, nxënësit njohin më mirë historinë e Korçës duke mësuar të vlerësojnë lirinë dhe të kaluarën.
📖Biblioteka mbetet një vend ku bëhen bashkë historia, dija dhe kultura, duke nxitur te fëmijët dëshirën për të mësuar dhe për të njohur më mirë historinë e vendit të tyre.