E Dua Arrzen

E Dua Arrzen Mall dhe dashuri per Arrzen Arrza eshte nje fshat malor ne jug te qytetit te korces, buze kufirit me shtetin grek.

Shtrihet buze lumit Devoll i cili buron nga mali i Gramozit. 80% e fshatit ka pozicion jugor dhe vetem 20% kundrejt Veriut. Eshte vendosur ne lartesine 1030 m mbi nivelin e detit, ka terren te thyer dhe rrethohet nga malet. Ne jugperendim, rreth 7 km larg, ngrihet mali i Gramozit i cili ndan zonen e Devollit nga Kolonja. Arrza eshte fshat shume i hershem, rreth 600 vjecar, ku para viteve 1700 popu

llsia perberese ka qene e besimit Ortodoks ( tanime myslimane ne emer por jo kaq te devotshem :P ). Sipas te dhenave te viteve te fundit ne Arrze duhet te jetojne rreth 120 familje.

PSE KAQ SHPEJT, O GENINa ka tronditur shume. Na ka pikelluar shume ky djale. Ka pikelluar nje Korce te tere, nje Devoll ...
23/05/2026

PSE KAQ SHPEJT, O GENI

Na ka tronditur shume. Na ka pikelluar shume ky djale. Ka pikelluar nje Korce te tere, nje Devoll te tere, cilindo qe e ka njohur. . Nuk I besohet askujt kjo gjeme kaq e madhe.
E madhe sa edhe mali therrmohet e nuk e mban dot.
Para 12 viteve u gezova shume kur me tha i ati i tij, Aliu, se Geni erdhi nga Greqia dhe do hape biznesin e tij ne Korce. Aq me shume qe reklama mbante nje emer te madh te trasheguar: Furra “Cegora””.
Inagurimin e biznesit te tij e shoqerova me nje shkrim ne rjetet sociale.
Qe nga ajo dite isha klienti i tij. Kur ishte kohe e keqe, ose kur nuk kisha makinen ma dergonte buken ne shtepi. Une nuk isha vetem klient. Ndanim dhe shqetesimet e fillimit te nje biznesi. Ai kishte pjekurine e nje 60 vjecari.
Habitesha.
Por kot habitesha. Dardha bie nen dardhe. Prinder te mrekullueshem, gjysher te mrekullueshem, dere e mrekullueshme, fis I mrekullueshem. Nuk kish si te ndodhte ndryshe.
Me mesoi keq me buket e tij, sa kur erdha ne USA, me dukeshin si kashte keto buket amerikane. Me mungonte dora e arte mjeshterore e Genit. I shkrova edhe nje vjershe nga Florida.
Kur vinja ne Korce me pushime ndalesa e pare ishte ne furra e tij. Pa shkuar akoma ne shtepi. Gjysmen e bukes e mbaronja qe ne dyqan duke biseduar me Genin. Dyqanin ja mbushnja me therrime duke coptuar buken i malluar.
Por ai u be fjale. Ai do na mungoje te gjitheve.
Eh more djale si ike kaq shpejt. A ka rradhe ne kete bote, apo nuk ka. A ka fjale ne kete bote te lidhesh nje ngushellim per prinderit e tij aq te mire.
Pse u nxitove kaq shume mor djale. Na lere radhe ne te moshuarve.
Pse kaq shpejt o Geni, te keqen…..

NJË BUKË NGA FURRA "CEGORA"
(Shkruar 2016, ne Florida)

Më dërgo një bukë, më bëj kaqkë nder
se këto bukë, mor' Geni, këtu, nuk jan' bukë
tuli pa shijë, si kashtë ,si eshkë, si sfungjer
dhe koret veçohen, si kapakë, si ullukë

Më dërgo një bukë, bre Genkë,në më do
ku hahet kjo bukë, ç'të hash o i gjorë
përtej oqeanit, një bukë më dërgo
një bukë nga Korça,,me firmën Cegorë

Më dërgo një bukë, të ndjeftë Dobërgora
më dërgo një bukë, mos më lerë kështu
o më sill një bukë, nga furra jote ,"Cegora"
o hajde, dhe hape, dhe një furrë këtu

Hajde dhe i shto ,dhe një furrë, Cegorës
dhe rraftet i mbush, ,me bukë e simite
hajde ju trego, magjinë,e Dobërgorës
hajde ju mëso, magjen devollite

Hajde se kto bukë,nuk janë për të qënë
i ha nga e keqja, se e keqja me solli
këta, raketën e ngjitin , gjer në hënë
por s'bëjn' dot një bukë, MADE IN BRAHOLLI

Hajde bre Genkë, hajde, bëja fora
se unë nikolicari, do të dal garant
kur të vish, në cantë një bukë “Cegora”
ma sill , të më vejë dë xhant

Meti Fidani.

Ka lezet Dita e Veres
13/03/2026

Ka lezet Dita e Veres

Gezuar Diten e Veres per te gjithe. Qofte nje Vere e begate😍
13/03/2026

Gezuar Diten e Veres per te gjithe. Qofte nje Vere e begate😍

22/12/2025

Gjurmët e Jetës në Gramoz
Mali i Gramozit fsheh thesare të rralla natyrore – nga dhia e egër e Ballkanit, te bimët endemike që përbëjnë pasuri unike për Shqipërinë.
Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të nxisë veprime konkrete për mbrojtjen e biodiversitetit.
Natyra ka nevojë për zërin tënd. Bëhu pjesë!

Mesuesit ❤️100 vjetori i shkolles Arrëz, Devolli Siperm
18/12/2025

Mesuesit ❤️
100 vjetori i shkolles Arrëz, Devolli Siperm

16/12/2025
Kush mund te na thote domethenien e Dites se Shengjergjit per Arrzaret dhe Devollinjte, e cila kremtohet cdo vit me 6 Ma...
15/12/2025

Kush mund te na thote domethenien e Dites se Shengjergjit per Arrzaret dhe Devollinjte, e cila kremtohet cdo vit me 6 Maj? Nga memorja ime si femije, diten e Shengjergjit mblidhnim lule pas Jazit dhe i hidhnim ne nje kove me uje, ose benim kurora me lule, nderkohe qe te rriturit vizitonin varret e te ndjereve, dhe pak a shume quhej si dita e perkujtimit te te vdekurve. A eshte kjo nje tradite e lashte shqiptare qe ka te beje me Paganizmin, dhe jo me ndonje nga fete Monoteiste te mevonshme? Devolli Siperm

Miq, sa nga ju e dine qe Zengot e Dardhes jane me origjine Arrzare?
15/12/2025

Miq, sa nga ju e dine qe Zengot e Dardhes jane me origjine Arrzare?

Sofia Zengo Papadhimitri (19 mars 1915 – 13 qershor 1976) ishte një nga piktoret e para profesioniste të Shqipërisë dhe një figurë thelbësore në zhvillimin e artit pamor shqiptar në shekullin XX. E lindur në Korçë, me origjinë nga Dardha, ajo u rrit në një ambient ku arti ishte mënyrë jetese, familja Zengo e njohur për traditën artistike kulturore me një trashëgimi të rëndësishme për brezat në vazhdim. Duke marrë mësimet e para nga i ati, ikonografi Vangjel Zengo, dhe më pas nga piktori Vangjush Mio, Sofia u formua që herët si një talent i natyrshëm në pikturë.
Në vitet 1934–1939 ajo ndoqi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, ku u diplomua me nderime dhe përvetësoi mjeshtërinë realiste në portret, peizazh dhe kompozim duke pasur si mësues Spiros Vikatos, piktor grek dhe një nga përfaqësuesit e fundit të Shkollës së Mynihut ose të Realizmit Akademik dhe Umbertos Argjiros piktorin e njohur grek impresionist.
Pas kthimit në Shqipëri, ajo u angazhua në pikturimin e ikonave, krijimin e portreteve të ndjeshme emocionalisht dhe në mësimdhënie artistike, duke u bërë një nga figurat që ndikuan fuqishëm në formimin e brezave të rinj në Tiranë. Së bashku me të motrën, ikonografen dhe piktoren po aq të njohur, Androiniqin, në vitin 1942, çelën në Tiranë një ekspozitë të përbashkët pikture, ku u ekspozuan 56 punime nga të cilat 21 punime ishin të Sofia Zengos.
Krijimtaria e saj është e gjerë dhe e pasur: mbi 300 piktura në vaj, qindra vizatime në karbon dhe një numër veprash ikonografike, shumë prej të cilave ruhen sot në institucione kulturore dhe koleksione private. Ajo mori pjesë rregullisht në ekspozitat kombëtare nga viti 1945 deri në 1971, duke dëshmuar rëndësinë e saj të vazhdueshme në skenën artistike të vendit. Ikonat dhe veprat e saj gjenden ende sot në disa zona, përfshirë trevën nga vinte familja e saj, duke mbetur pjesë e trashëgimisë kulturore së komuniteteve lokale.
Sofia Zengo Papadhimitri mbetet një nga figurat më të rëndësishëm femërorë në artin pamor shqiptar, një pioniere që i hapi rrugën grave artiste dhe një krijuese që lë pas një opus të çmuar, thelbësor në kuptimin dhe formësimin e artit modern.
Teksti dhe Përpunimi Grafik Ergys Bejleri

05/12/2025
05/12/2025

Address

Korçë
7007

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when E Dua Arrzen posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to E Dua Arrzen:

Shortcuts

Share