Këshilli Vendor Rinor Bashkia Klos

Këshilli Vendor Rinor Bashkia Klos Kjo është faqja zyrtare e Këshillit Vendor Rinor të Bashkisë Klos. Çdo aktivitet i KVR-së do të pasqyrohet me transparencë të plotë.

📢 Sot, bashkë me Orineld Gjini, Suela Kocibellinj, dhe grupin KVR, u realizua shpërndarja e materialeve për grupet fitue...
17/01/2025

📢 Sot, bashkë me Orineld Gjini, Suela Kocibellinj, dhe grupin KVR, u realizua shpërndarja e materialeve për grupet fituese në projektin “Syri për Veprim në Komunitet” nga Vizion OJF! 🎒📚

🌟 Të rinjtë sjellin ide të reja dhe inovative për të zhvilluar dhe përmirësuar komunitetet tona, duke i bërë ato më të bukura dhe funksionale. 🙌

💡 Projektet e tyre janë frymëzim për ndryshim dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë. 🌍

🎨✨

🎁 Festa është momenti për të dhuruar! 🎄Më 25.12.2024, nga ora 10:00 deri në 13:00, do të jemi në qendër të qytetit për t...
20/12/2024

🎁 Festa është momenti për të dhuruar! 🎄

Më 25.12.2024, nga ora 10:00 deri në 13:00, do të jemi në qendër të qytetit për të mbledhur dhurata për fëmijët që kanë nevojë. 🌟

Çdo dhuratë sjell gëzim dhe ka një ndikim të madh. Bëhu pjesë e kësaj nisme dhe kontribuoni për një festë më të bukur për ata që kanë më shumë nevojë. 💖

Sot në gjimnazin “Shaban Çollaku” u zhvillua aktiviteti i festës së 28-29 Nëntorit 🇦🇱Të rinjtë e gjimnazit na dhanë një ...
27/11/2024

Sot në gjimnazin “Shaban Çollaku” u zhvillua aktiviteti i festës së 28-29 Nëntorit 🇦🇱

Të rinjtë e gjimnazit na dhanë një spektakël të vërtetë plot emocione dhe energji që prekën zemrat e të gjithëve. Midis kërcimeve tradicionale, aktrimeve plot pasion dhe përformancave të veçanta, aktiviteti ishte një festë e vërtetë për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit!

🎉 Organizatorët e talentuar të këtij aktiviteti ishin:
• Malvina Pali
• Besmir Lleshi
• Miftar Mamica, një figurë e spikatur e gjimnazit tonë që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në këtë aktivitet, por në të gjitha iniciativat shkollore ndër vite. Profesor Miftari, i cili do të largohet së shpejti nga shkolla jonë, është një mësues me vlera të mëdha dhe një frymëzim për të gjithë ne. Këshilli Vendor Rinor i uron një jetë plot shëndet, suksese dhe lumturi!

🙏 Një falenderim i veçantë shkon për gjithë stafin pedagogjik dhe veçanërisht për drejtoreshën e gjimnazit, znj. Hazbie Dedolli, për përkushtimin dhe mbështetjen e saj të palodhshme në çdo aktivitet.

Festa u zhvillua mes një atmosferë festive me vallet dhe kostumet tradicionale shqiptare që pasqyruan plot krenari kulturën tonë. 🇦🇱🎭

🌟 Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve 🌟Sot, Këshilli Vendor Rinor organizoi një aktivitet të veçantë në kuadër ...
20/11/2024

🌟 Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve 🌟

Sot, Këshilli Vendor Rinor organizoi një aktivitet të veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, më datë 20 nëntor 2024. Aktiviteti u udhëhoq me pasion nga drejtuesi i këshillit dhe bashkëpunimi i frytshëm me:

🤝 Organizata Vizion OJF
💡 Shërbimi Psiko-Social
🏛 Përfaqësuesit e sektorit të shërbimit social të Bashkisë Klos.

🎨 Aktiviteti përfshiu lojëra argëtuese dhe krijuese me fëmijët me aftësi ndryshe në shkollën 9-vjeçare “Tahir Hoxha” në Klos. Gjatë ditës, u përcollën mesazhe të fuqishme sensibilizuese mbi të drejtat dhe barazinë për të gjithë fëmijët.

Këshilli Vendor Rinor i Bashkisë Klos është i përkushtuar të sjellë më shumë ndryshime pozitive për komunitetin dhe rininë. 💫

🎉 Bootcamp-i përfundoi sot në Klos! 🎉Të rinjtë tanë përfunduan përgatitjet dhe rafinuan idetë për të sjellë ndryshim poz...
09/11/2024

🎉 Bootcamp-i përfundoi sot në Klos! 🎉

Të rinjtë tanë përfunduan përgatitjet dhe rafinuan idetë për të sjellë ndryshim pozitiv në komunitet! Me mbështetje nga Vizion OJF dhe këshilli vendor rinor, ata punuan për të kthyer idetë e tyre në projekte konkrete që do të përmirësojnë jetën e përditshme në Klos.

Plot energji dhe kreativitet, ata janë gati për konkursin që po vjen, ku do të prezantojnë përpjekjet e tyre për një të ardhme më të mirë.

Së bashku, do të sjellim ndryshimin! 💪🌟


📍 Në trajnimin e tretë në Bulqizë, Këshilli Vendor Rinor Klos, në projektin “Syri për Veprim në Komunitet”, organizuar n...
05/11/2024

📍 Në trajnimin e tretë në Bulqizë, Këshilli Vendor Rinor Klos, në projektin “Syri për Veprim në Komunitet”, organizuar nga Vizion OJF në bashkëpunim me Suela Kocibellinj . 🌍

Ky aktivitet u mbush me energji pozitive dhe informacione të vlefshme mbi Bashkimin Europian, duke u fokusuar në rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në komunitet. Pas lojërave dhe diskutimeve të dobishme, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri të reja që do t’i ndihmojnë në rrugëtimin e tyre. 🙌

✨ Mirëpresim në trajnimin e radhës në Klos anëtarët e Këshillit Vendor Rinor të bashkive Mat, Dibër dhe Bulqizë! ✨

Address

Klos
8002

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Vendor Rinor Bashkia Klos posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share