United Rights Foundation - URF

Directions Website Contact the organization

United Rights Foundation - URF United Rights Foundation promotes a free, fair, equal society, protecting human, environmental, and animal rights

UNITED RIGHTS FOUNDATIONDEKLARATË PUBLIKE*Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një e ...
15/10/2026

UNITED RIGHTS FOUNDATION

DEKLARATË PUBLIKE

*Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një e drejtë!*

Të ngresh zërin kundër pushtetit është demokraci. Të ngresh dorën mbi pronën, punën dhe mundin e tjetrit është vandalizëm.

Asnjë kauzë politike, sado e fortë të jetë, nuk mund të justifikojë zjarrin mbi bizneset, shkatërrimin e pronës private dhe frikën që u shkaktohet qytetarëve.

Sepse pas çdo dere biznesi ka një familje, pas çdo investimi ka vite sakrifice dhe pas çdo shkatërrimi ka njerëz që paguajnë çmimin e një dhune që nuk e kanë zgjedhur.

*Shqipëria nuk është pronë e politikës dhe qytetarët nuk mund të bëhen peng i betejave të saj!*

URF dënon pa asnjë ekuivok çdo akt dhune dhe kërkon respektimin e ligjit, mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e protestës paqësore.

*Demokracia nuk provohet me flakë. Qytetaria nuk dëshmohet me gurë. Dhe liria nuk ndërtohet mbi rrënojat e mundit të tjetrit!*

*URF – Në mbrojtje të të drejtave të njeriut.*

UNITED RIGHTS FOUNDATION

PUBLIC STATEMENT

*Protest is a right. Violence is not, and can never be, a right!*

Raising your voice against those in power is democracy. Raising your hand against another person’s property, work, and livelihood is vandalism.

No political cause, no matter how strong, can justify setting businesses on fire, destroying private property, or instilling fear among citizens.

Behind every business door, there is a family. Behind every investment, there are years of sacrifice. And behind every act of destruction, there are people forced to pay the price of violence they never chose.

*Albania is not the property of politics, and its citizens must not become hostages to its political battles!*

URF unequivocally condemns every act of violence and calls for respect for the law, the protection of citizens, and the safeguarding of peaceful protest.

*Democracy is not proven through flames. Civic responsibility is not demonstrated by throwing stones. And freedom cannot be built upon the ruins of another person’s hard work!*

*URF – Defending Human Rights.*

URF–AMP | Marrëveshje bashkëpunimi📄 Presidentja e United Rights Foundation (URF), znj. Jona Dervishi, dhe Drejtori i Për...
13/10/2026

URF–AMP | Marrëveshje bashkëpunimi📄

Presidentja e United Rights Foundation (URF), znj. Jona Dervishi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencia e Mbikeqyrjes Policore (AMP), z. Klevis Qose, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon zhvillimin e projekteve të përbashkëta, forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit dhe realizimin e aktiviteteve me ndikim social dhe edukativ për komunitetin.💛

10/10/2026

🎀 Tetori Rozë na kujton se kujdesi për veten mund të shpëtojë jetë. Informohu, kontrollohu dhe përhap ndërgjegjësimin!

URF – Zëri yt i vërtetë!💕

09/10/2026

🗳️Vota e Parë dhe Pjesëmarrja në Vendimmarrje!

Më 8 Tetor, në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, zhvilluam një trajnim ndërveprues me të rinj, të udhëhequr nga Eksperte Klaudia Hasanllari, ku diskutuam se çfarë ndryshon me votën tonë, si zgjedhim mes alternativave politike dhe si mund të ndikojmë edhe pas zgjedhjeve.

Një hap më shumë drejt një rinie të informuar, aktive dhe të angazhuar në jetën qytetare. 💛

**Projekti “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore” zbatohet nga organizata “United Rights Foundation”, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

**Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.

Thirrje për të rinjtë e Tiranës!📣 Në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”,...
05/10/2026

Thirrje për të rinjtë e Tiranës!

📣 Në kuadër të projektit “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore”, ju ftojmë të bëheni pjesë e seminarit:

“Vota si e Drejtë Politike dhe Pjesëmarrja në Vendimmarrje”

🗳️ Zëri yt ka rëndësi. Vendimi yt gjithashtu.

Si të rinj, pjesëmarrja jonë në shoqëri nuk fillon vetëm kur votojmë për herë të parë. Ajo fillon duke kuptuar çfarë do të thotë vota si e drejtë politike, si funksionon përfaqësimi dhe si mund të kemi një zë aktiv në vendimmarrje.

📅 8 Tetor
🕕 14:00
📍 Tiranë

Informohu. Shprehu. Merr pjesë. 🗳️💛

**Projekti “Vota e Parë: Përzgjedhje, Përfaqësim dhe Vendimmarrje Rinore” zbatohet nga organizata “United Rights Foundation”, me mbështetjen e Agjencia Kombëtare e Rinisë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

**Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe Ministrit përgjegjës për rininë.

05/10/2026

🎬 “Stolen Life” në Tirana International Film Festival!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa momente nga shfaqja e filmit “Stolen Life”, me regji të Viron Robocit, në Tirana International Film Festival🎥✨

Filmi u përzgjodh në kategorinë “In Albanian Fiction Competition”, duke sjellë historinë e tij përpara publikut të TIFF.

URF ka kënaqësinë të mbështesë krijimin dhe rrugëtimin e kësaj vepre, duke besuar te fuqia e artit për të sjellë histori, perspektiva dhe zëra të rinj. 💛

URF – duke mbështetur talentin dhe artin si mjete për të sjellë histori të reja.

🎀Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Mos e shty kontrollin — zbulimi i hershëm mund të bëjë ndrys...
02/10/2026

🎀

Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Mos e shty kontrollin — zbulimi i hershëm mund të bëjë ndryshimin.💗

Kontrollohu sot.

Address

Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when United Rights Foundation - URF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to United Rights Foundation - URF:

Shortcuts

Share