05/09/2026
"Kur shteti dështon, vendi ynë paguan.
Gjatë gjithë kësaj vere, më shumë se asnjëherë Shqipëria është përballur me zjarre masive, nga jugu në veri, nga bregdeti deri në male. Pyje, kullota, toka dhe peizazhe që janë ndërtuar nga natyra për mijëra vjet po zhduken brenda pak orësh.
Në Mirditë, flakët vazhdojnë të përpijnë hektarë të tërë pyjesh e kullotash. Zjarre të mëdha kanë prekur Himarën, Fierin, Pukën dhe shumë zona të tjera të vendit.
Por përtej flakëve mbetet një pyetje edhe më e madhe:
Çfarë ndodh me këto toka pasi zjarri shuhet?
Kur vendosim hartën e zjarreve përballë hartës së projekteve dhe investimeve të planifikuara, shfaqen përputhje që nuk mund të kalohen thjesht në heshtje.
Në zonat e prekura nga zjarret në Himarë parashikohen projekte në kuadër të Paketës së Maleve, ndërsa në zonën e Pukës, ku ka rënë një zjarr masiv, është parashikuar një projekt i madh fotovoltaik.
Kjo nuk është provë se zjarret janë shkaktuar për t’u hapur rrugë këtyre projekteve. Por është një arsye e fortë që shteti të japë transparencë dhe përgjigje.
Sepse kur një pyll digjet, nuk humbasim vetëm pemët.
Humbasim kujtesën e një vendi, biodiversitetin, ujin, tokën, hijen, jetën e kafshëve dhe një pjesë të së ardhmes sonë.
Por këto zjarre nuk po djegin vetëm natyrën. Po djegin shtëpi, biznese lokale, mjete jetese dhe mundin e viteve të tëra të njerëzve. Po detyrojnë familje të largohen nga shtëpitë e tyre dhe, mbi të gjitha, po vendosin në rrezik jetën e qytetarëve dhe të atyre që luftojnë çdo ditë për t’i vënë flakët nën kontroll.
Dhe nëse pas shkatërrimit të natyrës vijnë projektet e betonit, energjisë apo investimeve private, atëherë pyetja bëhet e pashmangshme:
Kush përfiton nga një tokë që shteti nuk arriti ta mbrojë?
Një shtet serioz nuk duhet të shfaqet vetëm pasi flakët kanë marrë gjithçka. Ai duhet të jetë aty përpara zjarrit, me pyje të menaxhuara, infrastrukturë, mjete, burime njerëzore, sisteme paralajmërimi dhe një strategji reale për mbrojtjen e territorit. Dhe jo ti harxhojë buxhetin e emergjencës së shtetit me koncerte e ahengje.
Sepse mbrojtja e natyrës nuk është luks.
Është mbrojtje e jetës, e shtëpisë, e punës dhe e së ardhmes.
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë justifikime pasi digjet.
Ka nevojë për përgjegjësi.
Sepse kur shteti dështon, vendi ynë paguan.
Shihemi dot akoma më shumë."
Kur shteti dështon, vendi ynë paguan.

Shihemi sot akoma më shumë.