Qendra Kujri

Qendra Kujri Qendra “Kujri” është një kolektiv me personalitet juridik, e krijuar nga aktivistet e Grupit Ata në vitin 2021.

Ato janë me formim në drejtësi dhe prej disa vitesh kanë ofruar ndihmë ligjore falas në mënyrë informale në qytetin e Kamzës për banorët e tij dhe komunitete të tjera. Përmes aktivizmit ligjor të qendrës “Kujri” duam që t’i japim jetë drejtësisë në ligj diku duke kërkuar zbatimin dhe diku duke kërkuar ndryshimin e tij. Termin “Kujri” e kemi huazuar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit. “Kujria” nënkuptont

e një hapësirë të përbashkët të katundit, në të cilën “pêma e landa e vûme në kujri, âsht e atij, qi e kà vû, porse kokrrat i han kush të mundet pà muejtë me i ndalë aj qi e kà vû”. Për ne në këtë koncept futen si të barabartë gratë, punëtorët, të papunët, fëmijët, komunitetet e të gjithë ata që kanë nevojë për të drejtën. Drejtësia për aq sa ekziston, duhet t’u përkasë të gjithëve. Qendra do të fokusohet kryesisht në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, me fokus primar ato sociale, kulturore dhe ekonomike. Rëndësi do të kenë çështjet mjedisore dhe ato të lidhura me proceset vendimmarrëse të qeverisjes lokale, të transparencës dhe konsultimeve publike. Kamza, si realitet i ri urban, me zhvillim të vrullshëm demografik, i renditur në 5 qytetet më të mëdha, dhe me shumë pak avokatë që funksionojnë me seli në qytet ka shumë nevojë për qendra ligjore të cilat lehtësojnë dhe i ndërmjetësojnë qytetarët me institucionet, ligjin dhe drejtësinë. Kushti i saj informal, gjendja e saj e përhershme mes “të jashtëligjshmes” dhe procesit të pafund “të legalizimit”, nevojës së madhe të qytetarëve për të pasur akses të barabartë në ligj përballë institucioneve shtetërore na vënë përpara domosdoshmërisë për të formalizuar shërbimet ligjore që janë ofruar deri tani nga Qendra e Paraligjoreve dhe për ta çuar në një nivel tjetër aktivizmin tonë ligjor. Kujrija do të ushtrojë aktivitetin e saj në qendrën e Grupit Ata.

Address

Grupi Ata
Kamëz
1030

Telephone

+355694741047

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kujri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Kujri:

Share