Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Gramsh

Call Directions Contact the organization

Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Gramsh Kryqi i Kuq Shqiptar,dega Gramsh VULLNETARIZMI:-Ajo është një lëvizje që jep ndihmë vullnetare dhe pa interes.

Kryqi i Kuq Shqiptar,është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri.Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komoteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923.Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe,duke qënë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë.Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhës së Kuqe.Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar,të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.09.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarin në mënyrë të pamvarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjanevës të 12 gushtit 1949-ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957-dhe Protokolleve shtesë të 10 qershor 1977-ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.
-Ndërsa Kryqi i Kuq Shqiptar,dega Gramsh është anëtare e shoqatës më të vjetër humanitare në Shqipëri dhe është themeluar më ..........


PARIMET THEMELORE TË LËVIZJES NDËKOMBËTARE të KRYQIT të KUQ dhe GJYSMËHËNËS së KUQE. HUMANIZMI:-E lidur nga dëshira për t'u ardhur në ndihmë pa dallim të plagosurve në fushat e betejës,Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe,në rrafshin ndërkombëtar dhe kombëtar,përpiqet në çdo rrethanë të parandalojë dhe të lehtësojë vuajtjet njerëzve.Ajo synon mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njeriut si dhe respektimin e tij.Përkrah mirëkuptimin e ndërsjellë,miqësinë, bashkëpunimin dhe një paqe të qëndrueshme midis të gjithë popujve. PAANËSIA:-Lëvizja nuk bën asnjë dallim për arsye kombësie,race,feje,gjendje shoqërore apo përkatësie politike.Punon vetëm për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në vuajtjet që kanë dhe për t'u dhënë zgjidhje me përparësi nevojave më urgjente. NEUTRALITETI:- Me qëllim që të ketë gjithnjë besimin e të gjithëve,Lëvizja i shmanget pjesëmarrjes në çfarëdo polemike me karakter politik,racial,fetar apo ideologjik. PANVARËSIA:-Lëvizja është e pavarur.Duke qenë ndihmëse e pushteteve publike në veprimtaritë e tyre humanitare dhe duke iu nënshtruar ligjeve të vendeve përkatëse,Shoqatat Kombëtare duhet megjithatë të ruajnë një autonomi që u lejon të veprojnë gjithnjë sipas parimeve të Lëvizjes. UNITETI:-Nuk mund të ketë veçse një Shoqatë të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të njëjtin vend.Ajo duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe të shtrijë veprimtarin e saj humanitare në tërë territorin. UNIVERSALITETI:-Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në gjirin e së cilës të gjitha Shoqatat kanë të drejta të barabarta dhe detyrën të ndihmojnë njëra-tjetrën,është e përbotshme.

KRYQI I KUQ SHQIPTAR-DEGA GRAMSH.Në kuadër të 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Dega e Kryqit të Kuq, Gram...
10/10/2026

KRYQI I KUQ SHQIPTAR-DEGA GRAMSH.
Në kuadër të 10 Tetorit, Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Dega e Kryqit të Kuq, Gramsh zhvilloi takim sensibilizuese me te moshuarit, duke vënë në fokus rëndësinë e shëndetit mendor, mirëqenies emocionale dhe mbështetjes sociale.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e komunikimit, shoqërimit dhe kujdesit të ndërsjellë për të përballuar vetminë dhe për të promovuar një jetë më të shëndetshme e më aktive.
Të kujdesesh për shëndetin mendor do të thotë të kujdesesh për veten dhe për njëri-tjetrin.

❤️ KRYQI I KUQ SHQIPTAR – DEGA GRAMSH PROGRAM SOCIAL PËR SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN.--Matja e parametrave bazë jetësorë* T...
20/09/2026

❤️ KRYQI I KUQ SHQIPTAR – DEGA GRAMSH
PROGRAM SOCIAL PËR SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN.
--Matja e parametrave bazë jetësorë
* Tensioni arterial
* Pulsi
* Glicemia
-Këshilla për ushqyerje të shëndetshme.
- Më shumë fruta dhe perime.
-Më pak kripë dhe sheqer.
-Hidratim i mjaftueshëm.
-Ushqyerje e larmishme dhe e ekuilibruar.
-Së bashku për një komunitet më të shëndetshëm.

❤️⛑️ 12 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARËMe rastin e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, Kryqi i Kuq Dega Gramsh ...
12/09/2026

❤️⛑️ 12 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË

Me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, Kryqi i Kuq Dega Gramsh solli në ambjentet e jashtme të QKF “Adem Hoxha” një aktivitet të dedikuar informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e Ndihmës së Parë. 🤝

Gjatë aktivitetit, vullnetarët realizuan stimulime rastesh, demonstruan teknika praktike të Ndihmës së Parë dhe shpërndanë fletëpalosje informuese për qytetarët. 📋⛑️

Sepse në një situatë emergjente, një reagim i shpejtë dhe njohuritë e duhura mund të bëjnë diferencën dhe të shpëtojnë një jetë. ❤️

⛑️ Të dish të ndihmosh, do të thotë të jesh gati kur dikush ka më shumë nevojë për ty.

Dega e Kryqit të Kuq Shqiptar – Gramsh zhvilloi një takim me të moshuarit, ku u trajtuan tema me rëndësi për shëndetin d...
21/08/2026

Dega e Kryqit të Kuq Shqiptar – Gramsh zhvilloi një takim me të moshuarit, ku u trajtuan tema me rëndësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
☀️ Si të mbrohemi nga temperaturat e larta – këshilla praktike për hidratimin, shmangien e ekspozimit në orët më të nxehta dhe kujdesin ndaj shëndetit gjatë ditëve të nxehta.
🧼 Higjiena personale – rëndësia e kujdesit të përditshëm për higjienën dhe shëndetin, si një pjesë e rëndësishme e mirëqenies dhe dinjitetit në çdo moshë.
Takimi u shoqërua me një drekë simbolike, një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe plot bashkëbisedim.

13/08/2026
Kryqi i Kuq Shqiptar – Dega Gramsh.🩺 Gjatë takimit u kryen m***e të parametrave shëndetësorë dhe u bashkëbisedua me të m...
09/08/2026

Kryqi i Kuq Shqiptar – Dega Gramsh.
🩺 Gjatë takimit u kryen m***e të parametrave shëndetësorë dhe u bashkëbisedua me të moshuarit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit, kontrolleve të rregullta dhe një jetë sa më aktive.
Për ne, të qenit pranë të moshuarve do të thotë kujdes, respekt, dëgjim dhe solidaritet.
Kryqi i Kuq Shqiptar – Dega Gramsh
Gjithmonë pranë komunitetit dhe atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

PROGRAMI SOCIAL!Kryqi i Kuq,Shqiptar – Dega Gramsh zhvilloi një takim me të moshuarit në Qendrën Sociale të të Moshuarve...
29/06/2026

PROGRAMI SOCIAL!
Kryqi i Kuq,Shqiptar – Dega Gramsh zhvilloi një takim me të moshuarit në Qendrën Sociale të të Moshuarve. Gjatë aktivitetit u kryen m***e bazë shëndetësore dhe u dhanë këshilla për kujdesin ndaj shëndetit, veçanërisht për mbrojtjen nga temperaturat e larta dhe ditët e nxehta. Një aktivitet në shërbim dhe mbështetje të komunitetit të të moshuarve.

PROGRAMI SOCIAL !Aktivitet me të moshuarit, duke i shoqëruar për një shëtitje të këndshme pranë Liqenit të Zambakëve në ...
20/06/2026

PROGRAMI SOCIAL !
Aktivitet me të moshuarit, duke i shoqëruar për një shëtitje të këndshme pranë Liqenit të Zambakëve në Lenie.
Gjatë kësaj dite të veçantë, të moshuarit patën mundësinë të shijonin bukurinë e natyrës, shoqërinë e njëri-tjetrit dhe një drekë të këndshme në natyrë, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gëzim.
Një aktivitet që solli buzëqeshje, kujtime të bukura dhe momente të paharruara, duke treguar edhe një herë rëndësinë e kujdesit, respektit dhe solidaritetit ndaj të moshuarve tanë.
Kryqi I Kuq Shqiptar,Dega Gramsh.

PROGRAMI SOCIAL! 🌍♻️ 5 Qershori Dita Botërore e Mjedisit ♻️🌍Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Kryqi i Kuq Shqipta...
05/06/2026

PROGRAMI SOCIAL!

🌍♻️ 5 Qershori
Dita Botërore e Mjedisit ♻️🌍
Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Gramsh, bashkohet me thirrjen për mbrojtjen e natyrës dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

PROGRAMI SOCIAL.🚭 31 Maji – Dita Botërore Kundër DuhanitTë çmaskojmë joshjen, të luftojmë varësinë ndaj duhanit.Duhani v...
31/05/2026

PROGRAMI SOCIAL.

🚭 31 Maji – Dita Botërore Kundër Duhanit

Të çmaskojmë joshjen, të luftojmë varësinë ndaj duhanit.

Duhani vazhdon të jetë një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin publik, duke prekur miliona jetë çdo vit. Sot, në Ditën Botërore Kundër Duhanit, bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rreziqet e konsumit të duhanit dhe për të promovuar një jetë më të shëndetshme.

Le të zgjedhim shëndetin mbi varësinë, jetën mbi duhanin dhe të ardhmen mbi pasojat e tij.

🌍 Së bashku mund të ndërtojmë një komunitet më të shëndetshëm dhe pa duhan.

Address

Lagjia "Xhile Lici"
Gramshi
3301

Telephone

+355685751911

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Gramsh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Kryqi i Kuq Shqiptar,Dega Gramsh:

Shortcuts

Share