Teqea "Melan" Gjirokaster, Teke of Melan Albania

Teqea "Melan" Gjirokaster,  Teke of Melan Albania Teqeja e Melanit, një vend i shenjtë që mbart histori, besim dhe qetësi shpirtërore.

Një perlë në zemër të traditës, ku paqja dhe dashuria për Zotin bashkohen në çdo gur e lutje.

Të dashur miq dhe besimtarë!Ju njoftojmë se në Teqenë e Melanit do të organizohet gatimi tradicional i Ashures .Përgatit...
22/06/2026

Të dashur miq dhe besimtarë!

Ju njoftojmë se në Teqenë e Melanit do të organizohet gatimi tradicional i Ashures .

Përgatitja dhe gatimi i saj do të bëhet ditën e shtunë, ne datë 27 Qershor ndërsa shpërndarja do të bëhet ditën e diel, më 28 Qershor.

Kjo festë e madhe na bashkon rreth vlerave të bujarisë, paqes dhe mirësisë, të cilat i ndajmë së bashku në këtë vend të shenjtë.

Ju mirëpresim!

Të nderuar besimtarë dhe dashamirës të rrugës së Ehli Bejtit.Ju njoftojmë se duke filluar nga data 15.06.2026 nga ora 14...
15/06/2026

Të nderuar besimtarë dhe dashamirës të rrugës së Ehli Bejtit.

Ju njoftojmë se duke filluar nga data 15.06.2026 nga ora 14:00 e deri më 25.06.2026, në Teqenë tonë do të mbahen ditët e Matemit në përkujtim të Imam Hysenit (r.a.) dhe martirëve të Qerbelasë.

Kjo periudhë përfaqëson një kohë reflektimi, lutjeje dhe përkushtimi shpirtëror, ku kujtojmë sakrificën e madhe të Imam Hysenit (r.a.) në mbrojtje të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor. Ngjarja e Qerbelasë mbetet një nga mësimet më të mëdha të besimit, që frymëzon çdo besimtar të qëndrojë në anën e së drejtës dhe të mos pajtohet me padrejtësinë.

Allahu i Madhëruar na dhëntë urtësi, durim dhe begati, e na bëftë prej atyre që ndjekin rrugën e së vërtetës dhe të drejtësisë.

Të dashur besimtarë !Më 31 Maj 2026,ditën e dielë, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore kushtuar figurës së ndritur t...
29/05/2026

Të dashur besimtarë !

Më 31 Maj 2026,ditën e dielë, do të zhvillohet ceremonia përkujtimore kushtuar figurës së ndritur të Baba Demirit.

Ora: 11:00 e paradites
Vendndodhja: Tyrbja e Baba Demirit, lagjja Teqe Fushë, Libohovë

Le të bashkohemi për të nderuar kujtimin e një figure të shenjtë dhe për të ruajtur gjallë trashëgiminë tonë shpirtërore.

Mirë se vini të gjithë!

Të nderuar besimtarë !Në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit, ju përcjellim urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, ...
27/05/2026

Të nderuar besimtarë !

Në këtë festë të madhe të Kurban Bajramit, ju përcjellim urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje. Kjo ditë e shenjtë na rikujton vlerën e sakrificës, besimit të palëkundur dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Kurban Bajrami është një thirrje për mëshirë, falje dhe solidaritet, për të qenë më pranë familjes, fqinjit dhe çdo zemre që ka nevojë për ngrohtësi e mbështetje. Le të mbushen sofrat tona me bereqet dhe zemrat tona me mirësi e dritë shpirtërore.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin Famëlartë:

“O ju që besuat! Përkuluni dhe bëni sexhde, adhurojeni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, që të shpëtoni.”
(Sure El-Haxh, 22:77)

Dhe po ashtu:

“Te Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin devotshmëria juaj.”
(Sure El-Haxh, 22:37)

Le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar besimin, për të falur njëri-tjetrin dhe për të shtuar dashurinë e respektin mes nesh. Urojmë që çdo lutje, sakrificë dhe vepër e mirë të pranohet nga Allahu i Plotfuqishëm.

Allahu sjelltë paqe në zemrat tona dhe mirësi në jetën e secilit prej nesh.

Gëzuar dhe për shumë mot Kurban Bajramin!

Address

Teqea E Melanit , Nepravishtë
Gjirokaster
6003

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teqea "Melan" Gjirokaster, Teke of Melan Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Teqea "Melan" Gjirokaster, Teke of Melan Albania:

Shortcuts

Share