20/10/2026
🌿🔎 Eksploruesit e vegjël dhe rregullat e natyrës 🌍💚
Sot, së bashku me nxënësit e klasës së parë të Shkollës “Pandeli Sotiri”, zhvilluam një orë mjedisore plot kureshtje, ngjyra, lojë dhe zbulime.
Për një ditë, vogëlushët u shndërruan në eksplorues të vegjël të natyrës. Me dylbitë në duar, kartat, figurat dhe hartën e tyre të vogël, ata vëzhguan, zbuluan dhe mësuan se natyra ka rregullat e saj, të cilat ne duhet t’i njohim dhe t’i respektojmë. 🦋🌳🐾
Përmes një aktiviteti të thjeshtë, por plot imagjinatë, fëmijët mësuan se të duash natyrën do të thotë ta mbrosh, ta mbash pastër, të kujdesesh për çdo gjallesë dhe të respektosh çdo element të saj. 🌱💧🐞
✨ Sepse edukimi mjedisor nis që në hapat e parë… dhe duart e vogla të fëmijëve mund të bëjnë ndryshime të mëdha për një botë më të pastër dhe më të bukur! 💚🌍
🌿💚