Qendra ISO - ISO Center

Qendra ISO - ISO Center Qendra ISO punon për mbrojtjen, rigjallërimin dhe promovimin e vlerave kulturore, shoqërore dhe ekono

05/11/2025

Nesër Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik!

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë ditën e nesërme projektligjin “Për Barazinë Gjinore” (2025), një instrument që forcon zbatimin e parimit të mosdiskriminimit dhe përmbush detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare të vendit për garantimin e barazisë reale gjinore për të gjithë gratë dhe burrat në Shqipëri.
Projektligji “Për Barazinë Gjinore” sjell një sërë përmirësimesh thelbësore ligjore, që synojnë arritjen e barazisë reale dhe jo vetëm formale në shoqërinë tonë, duke krijuar mekanizma konkrete zbatimi, monitorimi dhe llogaridhënieje.
Projektligji “Për Barazinë Gjinore”:
• Pritet të zëvendësojë ligjin ekzistues të vitit 2008 dhe përfshin koncepte më të avancuara të barazisë gjinore dhe mbrojtjes nga diskriminimi;
• Forcon mbrojtjen për gratë dhe burrat në vendin e punës, në sektorin publik dhe privat;
• Krijon një sistem të qartë koordinimi ndërinstitucional për garantimin dhe mbikëqyrijen e objektivave të barazisë gjinore;
• Fuqizon mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet;
• Parashikon sanksione më të forta për moszbatim dhe diskriminim të përsëritur me bazë gjinore;
• Njeh dhe vlerëson punën e papaguar të kujdesit;
• Promovon ndarjen më të drejtë të përgjegjësive familjare dhe barazinë në përfaqësim politik e institucional;
• Forcon edukimin për barazinë gjinore dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në të gjitha nivelet e administratës publike.
Ky projektligj forcon respektin, dinjitetin dhe drejtësinë ndaj të drejtave themelore të njeriut, si vlera themelore demokratike, të pandashme, të patjetërsueshme dhe universale për çdo qytetar dhe qytetare.
Nesër është dita që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të tregojnë se Shqipëria është një vend i rrënjosur në vlerat kushtetuese, demokratike dhe evropiane.
U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të votojnë në unanimitet miratimin e këtij projektligji, duke lënë pas fushatat e dezinformimit dhe duke qetësuar shoqërinë përmes votës për të vërtetën, transparencën dhe dinjitetin njerëzor.
Barazia gjinore është një detyrim kushtetues, një standard europian dhe një vlerë kombëtare që duhet të nxisë përgjegjësinë e të gjithëve pa asnjë kompromis!

15/08/2025
29/07/2025

DARA Fellowship Program in Denmark 2025 | Fully Funded

Link is provided in the first comment 👇

Benefits
• Monthly allowance
• Travel allowance
• Accommodation
• Participation in workshops and networking events
• Research opportunities in Denmark

Deadline: August 29, 2025

Address

Gjirokastër
6000

Telephone

+355696621202

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra ISO - ISO Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra ISO - ISO Center:

Share