Porta Rome Për Integrim

Directions Website Contact the organization

Porta Rome Për Integrim We are Roma Gate for Integration in Albania, a Roma youth organization.Our target group is Roma families,with main aiming the young Roma and thier parents.

20/10/2026

📚✨ Mësojmë së bashku, rritemi së bashku!

Stafi i PRI – Porta Rome për Integrim vijon punën me fëmijët e komunitetit rom në klasat suplementare pranë Qendrës Komunitare në Fushë-Krujë, duke i mbështetur në procesin e të nxënit dhe në zhvillimin e aftësive të tyre.

Përmes mbështetjes edukative dhe një mjedisi gjithëpërfshirës, synojmë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të mësuar, për të ecur përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. ❤️📖

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Learning Together, Growing Together: Strengthening Educational Inclusion, Women’s Empowerment and Community Cohesion among Roma Families in Fushë-Krujë”, financuar nga Ambasada Gjermane.

🌱 Së bashku për më shumë mundësi në arsim, fuqizim të grave dhe forcim të kohezionit social në komunitetin rom!

CommunityCohesion FushëKrujë

📢 DEKLARATË PUBLIKEPRI – PORTA ROME PËR INTEGRIMMbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve është përgjegjësi e të gjithëve!PRI – ...
19/10/2026

📢 DEKLARATË PUBLIKE
PRI – PORTA ROME PËR INTEGRIM

Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve është përgjegjësi e të gjithëve!

PRI – Porta Rome për Integrim shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të ditëve të fundit dhe rreziqet ndaj të cilave mund të ekspozohen fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre, të dëgjohen dhe të jetojnë në siguri e dinjitet.

PRI bën thirrje për:

• Mbrojtjen e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve nga çdo formë dhune dhe rreziku gjatë protestave.

• Ndalimin e dhunës policore dhe të çdo përdorimi të pajustifikuar ose joproporcional të forcës.

• Respektimin e të drejtës për protestë paqësore, lirisë së shprehjes dhe të drejtave themelore të njeriut.

• Përgjegjësi dhe llogaridhënie për çdo rast të përdorimit të paligjshëm të forcës.

• Angazhimin e institucioneve, prindërve dhe komunitetit për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve.

• Dialogun, vetëpërmbajtjen dhe shmangien e çdo përshkallëzimi të situatës.

Mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve kërkon përgjegjësi nga të gjithë. Institucionet kanë detyrimin të garantojnë sigurinë publike duke respektuar dinjitetin dhe të drejtat e çdo qytetari.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë nevojë për mbrojtje, jo për frikë; për dialog, jo për dhunë!

PRI – Porta Rome për Integrim qëndron në mbrojtje të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve dhe në mbështetje të respektimit të të drejtave të njeriut në çdo rrethanë.

08/10/2026

🏗️ Sheshi “Domino” – Faza e Katërt

Vazhdojnë punimet për finalizimin e këndit të lojërave për fëmijë, në ambientet e Qendrës Komunitare.

Puna vijon me intensitet të lartë, me synimin për ta përmbyllur sa më shpejt këtë hapësirë të re, të dedikuar për fëmijët dhe familjet e komunitetit. 🧒👧🌳

🤝 Ky kënd lojërash po realizohet falë mbështetjes dhe kontributit të Credins Bank dhe TITAN, duke sjellë një hapësirë më të sigurt, më të bukur dhe më funksionale për fëmijët.

Sheshi “Domino” – Faza e Katërt, drejt finalizimit! 💚

07/10/2026

Learning Together, Growing Together
Që prej muajit gusht, PRI, me financim nga Ambasada Gjermane, po zbaton në Fushë-Krujë projektin “Learning Together, Growing Together – Strengthening Educational Inclusion, Women Empowerment and Community Cohesion among Roma Families in Fushë-Krujë”.
🤝 Një nga objektivat kryesorë të këtij projekti është fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave rome, duke krijuar mundësi për zhvillimin e aftësive, rritjen e vetëbesimit dhe përmirësimin e perspektivave të tyre për punësim dhe pavarësi ekonomike.
💪 Përmes kurseve profesionale, mentorimit, zhvillimit të aftësive praktike dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, projekti synon t’i mbështesë gratë dhe vajzat rome që të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt dhe më të pavarur.
🌍 Investimi te gratë dhe vajzat është investim te familjet dhe te e gjithë komuniteti.
Së bashku mësojmë. Së bashku rritemi. Së bashku ndërtojmë mundësi të reja. 💜
EconomicEmpowerment GermanEmbassy

06/10/2026

🌱 Që prej nisjes së projektit në qershor, PRI, me financimin e UNDP-së përmes nismës “Leave No One Behind”, po punon krah për krah me komunitetin Rom për të përmirësuar aksesin në arsim, shërbime dhe mundësi punësimi, si dhe për të forcuar pjesëmarrjen qytetare.

🗣️ Një nga hapat e parë ishte zhvillimi i 3 sesioneve trajnuese mbi të drejtat sociale, advokacinë dhe pjesëmarrjen qytetare. Në to morën pjesë gra, vajza dhe të rinj nga komuniteti, të cilët patën mundësi të diskutojnë dhe të mësojnë si t’i ushtrojnë më mirë të drejtat e tyre dhe të përfaqësojnë nevojat e komunitetit.

🤝 Projekti po sjell edhe mbështetje konkrete për familjet. 25 anëtarë të komunitetit janë asistuar për përdorimin e shërbimeve të e-Albania dhe për aksesin në shërbime arsimore e sociale. Falë ndërmjetësimit të ofruar, 17 fëmijë u regjistruan në klasën e parë, duke kapërcyer pengesat administrative që vështirësonnin regjistrimin e tyre. Gjithashtu, 3 persona u pajisën me karta identiteti, ndërsa 2 persona u referuan pranë Zyrës së Punës për orientim dhe informacion mbi mundësitë e punësimit.

💼 Për të mbështetur më tej pavarësinë ekonomike, janë identifikuar 20 gra dhe vajza, të cilat do të orientohen drejt programeve të punësimit dhe tregut të punës.

✨ Këto janë hapat e parë të një pune që vazhdon. Çdo fëmijë i regjistruar në shkollë, çdo person i pajisur me dokument identifikimi dhe çdo anëtar i komunitetit i orientuar drejt shërbimeve apo punësimit përfaqëson një mundësi më shumë për përfshirje dhe pjesëmarrje.

💜 Së bashku, po punojmë që askush të mos mbetet pas.

MundësiTëBarabarta

04/10/2026

🌿 Tetori përmbyll me sukses projektin “Solidar: Mendje të Shëndetshme” 🌿

Pas 8 muajsh angazhimi, bashkëpunimi dhe punë të drejtpërdrejtë me komunitetin rom, projekti “Solidar: Mendje të Shëndetshme” arrin në përmbylljen e tij, duke lënë pas njohuri, përvoja, lidhje të reja dhe mbi të gjitha, më shumë ndërgjegjësim për rëndësinë e shëndetit mendor dhe mbrojtjes nga dhuna me bazë gjinore në situata emergjente.

Gjatë kësaj periudhe, së bashku me komunitetin dhe partnerët tanë, u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me shëndetin mendor, mirëqenien psikosociale, dhunën me bazë gjinore dhe mekanizmat e mbështetjes e referimit, veçanërisht në kontekstet e emergjencave dhe vështirësive sociale.

🤝 Përmes takimeve komunitare, trajnimeve, aktiviteteve ndërgjegjësuese, fushatave informuese, ekskursion dhe tryezave të përbashkëta me CRN-të, institucionet dhe aktorë të tjerë lokalë, krijuam hapësira për dialog, informim dhe fuqizim.

📢 Fushata ndërgjegjësuese na ndihmoi të çojmë mesazhe të rëndësishme më pranë komunitetit:
Të flasësh për shëndetin mendor është forcë. Të kërkosh ndihmë është një e drejtë. Të parandalosh dhunën është përgjegjësi e të gjithëve.

Një nga vlerat më të rëndësishme të këtij projekti ishte bashkëpunimi mes komunitetit, organizatave dhe institucioneve, duke forcuar komunikimin dhe rrjetëzimin për një përgjigje më të koordinuar ndaj nevojave të komunitetit rom.

✨ “Mendje të Shëndetshme” nuk ishte thjesht një projekt 8-mujor. Ishte një proces që synoi të ndërtonte më shumë besim, më shumë informacion, më shumë solidaritet dhe më shumë mundësi për mbështetje.

💚 Sepse një komunitet më i informuar, më i mbështetur dhe më i lidhur është një komunitet më i fortë.

Solidar – Mendje të Shëndetshme u financua nga .

Ndergjegjesim Fuqizim Solidaritet CommunitySupport

06/08/2026
Së bashku ndërtojmë një kënd lojërash për fëmijët e Fushë-Krujës! 🎠🌈PRI – Porta Rome për Integrim po ndërmerr një inicia...
23/06/2026

Së bashku ndërtojmë një kënd lojërash për fëmijët e Fushë-Krujës! 🎠🌈

PRI – Porta Rome për Integrim po ndërmerr një iniciativë të veçantë për krijimin e një këndi lojërash në Qendrën Komunitare të Fushë-Krujës – një hapësirë e sigurt, e gëzueshme dhe plot ngjyra, ku fëmijët mund të luajnë, të mësojnë dhe të rriten përmes lojës 👧🧒.

Falë donacioneve në platformën Smile.al, kjo nismë po kthehet në realitet, duke sjellë më shumë buzëqeshje, energji pozitive dhe momente të bukura për fëmijët e komunitetit 💛.

🤝 Falënderojmë nga zemra çdo kontribuues dhe ftojmë këdo që dëshiron të bëjë ndryshimin, të bashkohet me ne në Smile.al
Sepse çdo fëmijë meriton një vend për të luajtur 🌈

Together for a children’s playground in the city of Fushë-Krujë! 🎠🌈

PRI – Roma Gate for Integration is taking an important step toward creating a children’s playground at the Community Center in Fushë-Krujë — a safe, joyful space where children can play, grow, and develop through fun and interaction 👧🧒.

Thanks to the donations and contributions collected through Smile.al this initiative is becoming a reality, bringing more smiles and moments of happiness to children in the community 💛.

🤝 We warmly thank everyone who has contributed and invite all those who wish to support this meaningful initiative to join us through Smile.al
Because every child deserves a place to play 🌈

15/06/2026

🧠💚 Healthy Minds, Safe Homes: Ending Gender-Based Violence in the Roma Community During Emergencies

Në kuadër të projektit “Healthy Minds, Safe Homes: Ending Gender-Based Violence in the Roma Community During Emergencies”, u zhvillua një fushatë ndërgjegjësuese komunitare mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien psikosociale, me fokus në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe forcimin e reziliencës së komunitetit Rom gjatë situatave emergjente.

Aktiviteti mblodhi anëtarë të komunitetit, të rinj, çifte të reja, liderë lokalë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, duke krijuar hapësira për dialog të hapur, shkëmbim përvojash dhe rritje të ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale.

Si pjesë e aktivitetit u organizua edhe një ekskursion psikosocial për çiftet e reja, i cili ofroi mundësi për diskutime mbi menaxhimin e stresit, forcimin e qëndrueshmërisë emocionale, mbështetjen reciproke në familje dhe përballimin e sfidave që lindin gjatë emergjencave.

Këto aktivitete synojnë të kontribuojnë në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të përgatitura për të përballuar sfidat sociale dhe emocionale, duke promovuar mirëqenien, solidaritetin dhe respektin për të drejtat e njeriut.

📌 Aktivitetet zhvillohen në kuadër të projektit “SOLIDAR – Together in Health Emergencies”, financuar nga GFA Consulting Group GmbH – Dega Shqiptare.

🌈🧡 Falënderim i përzemërt për stafin e GIZ Albania!🌈🧡💛Më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, një grup njerëzish ...
03/06/2026

🌈🧡 Falënderim i përzemërt për stafin e GIZ Albania!🌈🧡

💛Më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, një grup njerëzish të mrekullueshëm zgjodhën të kalojnë kohën e tyre dhe të hapin zemrat e tyre për fëmijët e komunitetit tonë. I festuam së bashku këtë ditë të veçantë dhe çfarë dite që ishte!

Ajo që e bëri këtë edhe më të veçantë është fakti që kjo ishte plotësisht një nismë personale e stafit të tyre, që erdhi nga mirësia dhe bujaria e tyre, jo nga fondet e organizatës. Kjo zgjedhje e bën të gjithën shumë më kuptimplote.

Fëmijët tanë qeshën, kërcyen dhe u ndjenë të parë dhe të festuar. Për këtë, jemi thellësisht mirënjohës.

Faleminderit nga zemra. Ju i treguat fëmijëve tanë se njerëzit kujdesen 🤲❤️

🌈🧡 A heartfelt thank you to the staff of GIZ Albania!🌈🧡

💛On June 1st, International Children's Day, a group of wonderful people chose to dedicate their time and open their hearts to the children of our community. We celebrated this special day together, and what a beautiful day it was!

What made it even more special is the fact that this was entirely a personal initiative of their staff, born from their kindness and generosity, and not funded by the organization. That choice makes it all the more meaningful.

Our children laughed, danced, and felt seen and celebrated. For this, we are deeply grateful.

Thank you from the bottom of our hearts. You showed our children that people care🤲❤️

Address

Lagjia Kastrijoti
Fushë-Krujë
1502

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Porta Rome Për Integrim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Porta Rome Për Integrim:

Shortcuts

Share