Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Fier

Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Fier Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.

Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës s

ë Kuqe. Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.9.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 - dhe Protokolleve shtesë të 10 qershorit 1977 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993.

30/07/2026

🚫👥 30 Korrik – Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

🌍 Këtë vit, tema ndërkombëtare “Trapped Behind the Scam” (“Të bllokuar pas mashtrimit”) na kujton se rrjetet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë 📱💻 mashtrimet online dhe 💼 premtimet e rreme për punësim për të shfrytëzuar njerëzit.

❤️⛑️ Kryqi i Kuq Shqiptar mbetet i angazhuar në rritjen e ndërgjegjësimit, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor 🤝 dhe promovimin e vlerave humanitare.

🛑 Informohu. Kujdesu. Raporto. Së bashku mund të ndihmojmë në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

30/07/2026

30 Korrik – Dita Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Trafikimi i qenieve njerëzore është një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut.
Çdo viktimë ka të drejtën e mbrojtjes, dinjitetit dhe një mundësie për të rindërtuar jetën e saj. Kryqi i Kuq Shqiptar mbetet i angazhuar në rritjen e ndërgjegjësimit, mbrojtjen e dinjitetit njerëzor dhe promovimin e vlerave humanitare.

15/07/2026

☀️Gjatë ditëve me temperatura të larta, kujdesi për veten dhe për të tjerët është shumë i rëndësishëm.

Pini ujë rregullisht.

Shmangni daljet gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Qëndroni në ambiente të freskëta.

Kujdesuni për të moshuarit, fëmijët dhe personat më të rrezikuar 👵👶

Mos harroni: Pak kujdes mund të bëjë një ndryshim të madh❤️

12/07/2026
09/07/2026

Kujdes!

Mbrohuni nga i nxehti, qëndroni të hidratuar dhe kujdesuni për veten dhe njerëzit pranë jush. Parandalimi është mbrojtja më e mirë gjatë ditëve të nxehta.

Kryqi i Kuq Dega Fier zhvilloi trajnim mbi Ndihmën e Parë me punonjësit e Kompanise "VIBTIS "Gjatë trajnimit pjesëmarrës...
23/06/2026

Kryqi i Kuq Dega Fier zhvilloi trajnim mbi Ndihmën e Parë me punonjësit e Kompanise "VIBTIS "

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njohën me teknikat bazë të dhënies së Ndihmës së Parë dhe mënyrën e reagimit në situata emergjente, duke rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë që ka reagimi i shpejtë dhe i duhur në raste nevoje.

*BASHKË PËR TË NDIHMUAR NJËRI-TJETRIN! ❤️

15/06/2026

Address

Lagja "29 Nentori" Rruga "Kastriot Muço"
Fieri

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq Shqiptar - Dega Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share