01/08/2026
📖✨Pas javësh kërkimi, dokumentimi, krijimtarie dhe takimesh me burra e gra rome nga breza të ndryshëm, Voice of Roma in Albania ka kënaqësinë të ndajë me ju përfundimin me sukses të projektit "Nga Brezi në Brez: Dokumentimi i Kulturës dhe Traditave Rome përmes një Albumi Kulturor".
🧺🎻👗🐎 Përmes këtij albumi dokumentar-kulturor (scrapbook) kemi dokumentuar profesione tradicionale, veshje, muzikë, festa, histori familjare dhe kujtime që për dekada kanë jetuar kryesisht në rrëfimet gojore të pakicës kombëtare Rome. Çdo faqe ndërthur histori, fotografi, ilustrime, materiale arkivore dhe dëshmi autentike, duke krijuar një rrëfim të pasur mbi trashëgiminë kulturore jomateriale rome në Shqipëri.
🌿 Historia e romëve në Shqipëri është historia e punës, e krijimtarisë, e lëvizjes dhe e përshtatjes. Përmes zanateve, bujqësisë, muzikës, veshjeve dhe festave, breza të tërë kanë ndërtuar forma të pasura të jetës kulturore dhe ekonomike. Ky scrapbook është një ftesë për ta njohur, dokumentuar dhe ruajtur këtë trashëgimi si pjesë të pandashme të historisë dhe kulturës së Shqipërisë. Megjithëse, na duhet të themi që materiali nuk është aspak shterues, dhe nuk synon të komunikojë dhe përfaqësojë të gjithë larmishmërinë kulturore të zërave të komunitetit, porse një pjesë të përvojës dhe përjetimeve të burrave dhe grave të pyetur rreth kësaj teme.
📚 Për Voice of Roma in Albania, ky publikim elektronik përfaqëson një tjetër hap në misionin për dokumentimin artistik dhe kulturor të historisë rome. Pas Albumit-Katalog me veprat e piktorit Ferdinand Koçi dhe Novelës Grafike "Histori dhe Kulturë nga Romët e Myzeqesë", ky është scrapbook-u i parë dokumentar-kulturor i realizuar nga organizata, duke ndërthurur në një botim të vetëm historinë gojore, dokumentimin etnografik, fotografitë, ilustrimet dhe kujtesën kolektive.
🙏 Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa besimin dhe bujarinë e të gjithë atyre që ndanë historitë, fotografitë dhe kujtimet e tyre. Falënderojmë me mirënjohje çdo person, familje dhe bashkëpunëtor që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.
📥 Ju ftojmë ta lexoni dhe ta shfletoni albumin në linkun më poshtë, duke udhëtuar "nga brezi në brez" përmes historisë, kulturës dhe kujtesës së komunitetit rom në Shqipëri.
❤️ Trashëgimia kulturore ruhet kur dokumentohet. Kujtesa jeton kur ndahet.
🤝 Projekti "Nga Brezi në Brez: Dokumentimi i Kulturës dhe Traditave Rome përmes një Albumi Kulturor" u zbatua nga Voice of Roma in Albania me mbështetjen financiare të Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Thirrjes për Projekt-Propozime 2026.
Lutemi, të na shkruani nëse keni komente lidhur me përmbajtjen apo materialet e përdorura në këtë publikim.
Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë