Qendra "Epoka e Re" Fier

Qendra "Epoka e Re" Fier Epoka e Re is an NGO working to promote young people as agents of change in the society

 Gender Alliance for Development Center (GADC)
20/07/2026


Gender Alliance for Development Center (GADC)

Në kuadër të eventit përmbyllës të projektit "Shëndet për Barazi dhe Siguri – Forcimi i Reagimit Ndërinstitucional ndaj Dhunës me Bazë Gjinore në Fier", bëmë bashkë institucionet kryesore vendore për të reflektuar mbi rezultatet, sfidat dhe hapat e ardhshëm në luftën kundër dh...

🎉 Kur tradita, komuniteti dhe biznesi lokal bëhen bashkë, lindin mundësi të reja për zhvillimin e Mallakastrës!Më 11–12 ...
14/07/2026

🎉 Kur tradita, komuniteti dhe biznesi lokal bëhen bashkë, lindin mundësi të reja për zhvillimin e Mallakastrës!

Më 11–12 Korrik, Besëlidhja e Poçemit solli sërish në qendër vlerat, traditat dhe potencialin ekonomik të zonës, duke mbledhur së bashku komunitetin, bizneset lokale, artizanët dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria.

🌿🌿 Një nga pjesët më të bukura të aktivitetit ishte Panairi i Produkteve Lokale, ku bizneset e zonës sollën shijet, punimet dhe produktet më të mira të Mallakastrës. Nga produktet artizanale te ushqimet tradicionale dhe prodhimet blegtorale, çdo stendë tregonte punën, përkushtimin dhe traditën e familjeve vendase. Një panair plot ngjyra, shije dhe mikpritje, që tregoi sa shumë vlera ka Mallakastra për t’u zbuluar dhe promovuar.

🤝 Për projektin BEAM – Bylis Empowerment for the Advancement of Mallakastër, pjesëmarrja në evente të tilla është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të bizneseve lokale dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Çdo panair është një mundësi për të promovuar produktet vendase, për të krijuar lidhje të reja me klientët dhe për ta bërë Mallakastrën më të njohur si destinacion turistik dhe kulturor.

📍 Besëlidhja e Poçemit mirëpriti jo vetëm banorët e zonës, por edhe vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe turistë të huaj, duke e kthyer këtë festë në një vitrinë të pasur të trashëgimisë, kulturës dhe sipërmarrjes vendase.

🌱 BEAM do të vijojë të mbështesë iniciativat që lidhin trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik, duke krijuar më shumë mundësi për bizneset lokale dhe duke promovuar Mallakastrën si një destinacion unik ku historia, natyra, mikpritja dhe produktet tradicionale ndërthuren në mënyrë autentike.

07/07/2026

🚫 Mos e shpërndani videon e dhunës. Denoncojeni dhunën, jo viktimën.

Sot në rrjetet sociale po qarkullon një video thellësisht tronditëse, ku dy vajza të mitura ushtrojnë dhunë ndaj një vajze tjetër, ndërsa një person zgjedh ta filmojë në vend që të ndërhyjë.

Na dhemb që kjo ngjarje ka ndodhur në Fier. Por do të reagonim me të njëjtën forcë kudo që të kishte ndodhur.

Mos e bëni këtë video virale. Askush nuk duhet ta ripublikojë. Mund ta referoni tek institucionet përgjegjëse, por jo ta shpërndani. Çdo klikim, çdo ndarje dhe çdo publikim i saj nuk ndërgjegjëson shoqërinë – përkundrazi, normalizon dhunën dhe i shkakton viktimës një dëmtim të ri.

Sot nuk kemi të bëjmë vetëm me një akt dhune. Kemi të bëjmë me një sinjal alarmi për familjen, shkollën, komunitetin dhe institucionet. Kur një fëmijë rritet mes dhunës, presionit, varfërisë apo mungesës së mbështetjes emocionale, rreziku që ai ta përsërisë atë dhunë në jetën e tij bëhet shumë më i madh.

Dhuna nuk lind brenda një dite. Ajo ndërtohet në heshtje dhe luftohet vetëm me punë të përditshme.

Ka zgjidhje. Ka metoda të provuara. Shkollat, shërbimet sociale, psikologët, familjet dhe komuniteti duhet të punojnë së bashku për plane konkrete ndërhyrjeje, edukim joformal, zhvillim të aftësive për jetën, menaxhim të konflikteve, empati dhe komunikim pa dhunë.

📢 I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë menjëherë, të mbrojnë viktimën, të trajtojnë autorët sipas ligjit dhe të ndërmarrin masa parandaluese që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Heshtja nuk është zgjidhje. Spektakli i dhunës nuk është zgjidhje. Veprimi është.

🚀 Dëshiron të promovosh biznesin tënd online dhe të tërheqësh më shumë klientë?📱 Bashkohu në trajnimin DIGITAL SKILLS dh...
22/06/2026

🚀 Dëshiron të promovosh biznesin tënd online dhe të tërheqësh më shumë klientë?

📱 Bashkohu në trajnimin DIGITAL SKILLS dhe mëso si të përdorësh mjetet digjitale për të promovuar biznesin, produktet dhe shërbimet e tua.

📅 25–26 Qershor 2026
🕘 Ora 09:00 – 15:30
📍 Biblioteka Mallakastër, Ballsh

Çfarë do të mësoni?

✅ Përdorimin profesional të Facebook dhe Instagram
✅ Krijimin e përmbajtjeve tërheqëse për rrjetet sociale
✅ Google Maps & Google Business Profile
✅ Booking.com dhe platforma të tjera online
✅ Canva dhe mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI)
✅ Komunikimin me klientët dhe promovimin digjital

👥 Trajnimi është i hapur për: Të rinj ; Gra ; Biznese lokale Sipërmarrës dhe individë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre digjitale

🎯 Një mundësi praktike për të fituar aftësi që mund t’i përdorni menjëherë për të rritur praninë online dhe për të promovuar më mirë Mallakastrën, biznesin apo iniciativën tuaj.

📩 Aplikoni tani – vendet janë të kufizuara!
https://forms.gle/J9f4acU14wCLLvJEA

Epoka e Re
13/03/2026

Epoka e Re

🌱🌳 Nga ish-fusha e mbetjeve në një hapësirë të gjelbër për komunitetinZona e Bishanakës, ku sot mbollëm 100 fidane eukal...
13/03/2026

🌱🌳 Nga ish-fusha e mbetjeve në një hapësirë të gjelbër për komunitetin

Zona e Bishanakës, ku sot mbollëm 100 fidane eukalipti, ka qenë për shumë vite një fushë grumbullimi mbetjesh, e cila ka shkaktuar ndotje të konsiderueshme për mjedisin dhe komunitetin përreth.

Falë ndërhyrjeve të Bashkisë Fier për rehabilitimin e kësaj zone dhe përmes aksioneve të pyllëzimit, hapësira po transformohet gradualisht në një zonë më të pastër dhe më të gjelbër.

Në kuadër të projektit “Rojtarët e Ujrave”, Qendra Epoka e Re, së bashku me nxënësit e shkollës “Perikli Ikonomi” dhe në bashkëpunim me sektorin e gjelbërimit të Bashkisë Fier, kontribuam në këtë proces duke mbjellë 100 pemë eukalipti, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rigjallërimin e ekosistemit të zonës.

🌍 Rikthimi i natyrës në një zonë të ndotur është një hap i rëndësishëm për një mjedis më të shëndetshëm dhe për një Fier më të gjelbër.

📌 Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Rojtarët e Ujrave”, pjesë e Programit , financuar nga Sida – Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV.

02/02/2026

Applications Now Open! | Shared Horizons Youth Bootcamps 2026 ✨🌍

Are you aged 18–24 and passionate about peacebuilding, dialogue, and social inclusion?

Do you want to create real impact in your community and connect with young people from across the Western Balkans?

🔊 PLAY International is excited to announce the Open Call for Participants for the Shared Horizons Youth Bootcamps 2026 — a fully funded, cross-border experience bringing youth together through sport, dialogue, and collaboration.

🗓️ Bootcamp Dates & Locations – 2026:
📍 Albania: 23 – 27 March 2026
📍 Montenegro: 20 – 24 April 2026
📍 Serbia: 4 – 8 May 2026
📍 Bosnia & Herzegovina: 18 – 22 May 2026
📍 North Macedonia: 8 – 12 June 2026

🌟 Fully funded & regional, each 5-day bootcamp is designed to:
✅ Empower youth with leadership, communication, and dialogue skills
✅ Foster intercultural understanding and cooperation
✅ Promote European, Olympic, and Paralympic values
✅ Build a strong regional network of young changemakers

Click here to read the full Open Call: https://www.play-international.org/sites/default/files/2026-01/SH_Open_Call%201_compressed.pdf.

⏰ Application deadline: 20 March 2026

Together, let’s create 🌄

22/01/2026

🚨 Dhuna me bazë gjinore është shkelje e të drejtave të njeriut dhe duhet denoncuar.
👩‍⚕️ Mjeku i familjes dhe 🧠 psikologu janë pjesë kyçe e sistemit të mbështetjes për vajzat dhe gratë që përjetojnë dhunë.
Ata janë profesionistë të trajnuar për të dëgjuar, për të ofruar mbështetje dhe për të orientuar rastet drejt Mekanizmit të Referimit.
Dhuna mund të denoncohet në çdo njësi të kujdesit shëndetësor.
📞 Në raste urgjente, kontakto 129.
✔️ Raportimi është hapi i parë drejt mbrojtjes.
✔️ Mbështetja institucionale është e disponueshme.
✔️ Siguria dhe dinjiteti janë të drejta themelore.
📌 Kjo video u realizua si pjesë e projektit “Përparimi i Barazisë Gjinore përmes Mbikëqyrjes dhe Raportimit”, me mbështetje financiare nga European Union in Albania dhe implementohet nga Gender Alliance for Development Center (GADC) në partneritet me Together for Life dhe Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri Korpusi Rrom i Vullnetareve te IRCA-s



Address

Lagjja “29 Nëntori”, Rruga: “Pinellopi Piro”; Pallati “Arditi 06”, Hyrja 1, Kati 3
Fieri
9301

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 13:30

Telephone

0694050291

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra "Epoka e Re" Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share