Sindikata e Sektorit Industrial

Call Directions Contact the organization

Sindikata e Sektorit Industrial “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato”

26/09/2026

TAKIM ME KËSHILLIN DREJTUES SINDIKAL TË SHOQËRISË BANKERS PETROLEUM

Zhvilluam një takim me Këshillin Drejtues Sindikal të shoqërisë Bankers Petroleum, ku në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i Ligjit për Statusin e Naftëtarit dhe problematikat që shfaqen në praktikën e zbatimit të tij.

Gjatë takimit u diskutuan pretendimet e shoqërisë Bankers lidhur me moszbatimin e ligjit për Statusin e Naftëtarit, si dhe korrespondenca e zhvilluar ndërmjet Sindikatës, shoqërisë Bankers, Inspektoratit Shtetëror të Punës, Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrisë së Ekonomisë, lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu, u trajtuan problematikat e tjera me të cilat përballen punonjësit e kësaj shoqërie, si dhe u diskutuan hapat dhe angazhimet që Sindikata do të ndërmarrë në vijimësi për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të punonjësve.

Sindikata do të vijojë angazhimin institucional dhe sindikal për garantimin e të drejtave ligjore të naftëtarëve dhe për adresimin e çdo problematike që prek punonjësit.

Së bashku, për të drejtat, dinjitetin dhe sigurinë e punonjësve!

12/09/2026

Dy ngjarje tragjike kanë marrë jetën e dy elektricistëve në krye të detyrës, në Belsh dhe Patos. Dy punonjës që dolën në punë dhe nuk u kthyen më pranë familjeve të tyre.

Me indinjatë të thellë, Sindikata e Sektorit Industrial proteston përballë këtyre ngjarjeve tragjike dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse veprime të menjëhershme, jo vetëm deklarata pas aksidenteve. Kërkojmë hetim të plotë dhe transparent, zbardhjen e çdo përgjegjësie dhe masa konkrete për të garantuar që jeta dhe siguria e punonjësve të mos trajtohen më si çështje dytësore.

Asnjë objektiv pune, asnjë afat dhe asnjë interes ekonomik nuk mund të jetë mbi jetën e punonjësit!

Ngushëllime familjeve të viktimave.
Siguria në punë nuk është luks është e drejtë dhe detyrim!

11/09/2026

Sindikata e Sektorit Industrial, mori pjesë në konferencën dyditore mbi Dialogun Social, zhvilluar në kuadër të Kapitullit 19 të negociatave me Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e partnerëve socialë dhe përfaqësuesve institucionalë.

Sindikata jonë kontribuoi në panelin kushtuar përfaqësueshmërisë së sindikatave, ku u diskutua mbi kuadrin ligjor, kriteret e përfaqësueshmërisë, sfidat me të cilat përballen sindikatat dhe mekanizmat për forcimin e tyre.

Në fjalën tonë theksuam se dialogu social nuk mund të jetë vetëm një proces formal, por duhet të jetë një mekanizëm real për përfshirjen e punëmarrësve në vendimmarrje dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Një sindikatë e fortë dhe përfaqësuese është një partner i domosdoshëm për një treg pune më të drejtë, paga dinjitoze, kushte më të sigurta pune dhe marrëdhënie të shëndosha industriale.

Shqipëria drejt BE-së duhet të ecë edhe përmes forcimit të dialogut social, negocimit kolektiv dhe përfaqësimit real të punëmarrësve.

Sindikata e Sektorit Industrial do të vijojë të jetë një zë aktiv dhe konstruktiv në këtë proces, në mbrojtje të interesave të punëmarrësve dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve të punës në Shqipëri.

I jemi drejtuar zyrtarisht Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, duke kërkuar marrjen e masave për ...
06/08/2026

I jemi drejtuar zyrtarisht Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, duke kërkuar marrjen e masave për zbatimin e detyrimeve ligjore ndaj punonjësve të shoqërisë Bankers Petroleum Albania.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura dhe detyrave të lëna nga ISHPSHSH, problematikat e evidentuara vijojnë të mbeten të pazgjidhura.

Sindikata do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e punonjësve dhe të kërkojë zbatimin e plotë të legjislacionit të punës.

Address

Fier

Telephone

+355685800111

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Sektorit Industrial posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Sindikata e Sektorit Industrial:

Shortcuts

Share

Category