Qender per Keshillime Psikoterapia Pozitive Fier

Call Directions Contact the organization

Qender per Keshillime Psikoterapia Pozitive Fier Të paturit e një problemi të shëndetit mendor s’ është i ndryshëm nga të paturit e një problemi fizik

Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin”! Një ditë, çuan përpara Aleksandrit të Madh, një ushtar të cilin e akuzonin që ...
26/09/2026

Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin”!

Një ditë, çuan përpara Aleksandrit të Madh, një ushtar të cilin e akuzonin që ishte treguar frikacak dhe nuk ishte i bindur në disiplinën ushtarake. Kur e çuan përpara Aleksandrit të Madh e pyetën si e ke emrin dhe ai i thotë Aleksandër. Kur dëgjoi këtë emër Aleksandri i Madh u inatosdhe e pyet përsëri: Si e ke emrin? Ai përgjigjet: Aleksandër. Atëherë akoma më tepër Aleksandri i Madh me një zemërim më të madh i thotë si e ke emrin? Ai përsëri i thotë Aleksandër. Zemërimi i Aleksandrit të Madh ishte sepse si mundesh ti me këtë emër mos të kesh bindje në disiplinën ushtarake. Dimë pastaj thënien e famshme të Aleksandrit të Madh që i thotë: "Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin."

Ndoshta këtë gjë mund të na thotë edhe Krishti secilit prej nesh "Ose ndrysho sjelljen, ose ndrysho emrin”. Ti nuk mund të mbash emrin tim, emrin e krishterë dhe të sillesh ashtu siç sillesh". Në të vërtetë jemi ne të krishterë? Secili prej nesh duhet t’i bëjë pyetje vetes së tij: "A jam i Krishterë?" Nëse po, çdo të thotë të jem i krishterë? Ungjilli i sotëm na tregon çdo të thotë të jesh i krishterë. "Nëse ti do të jesh i krishterë,- thotë Zoti,- nëse ti do të jesh nxënësi im, apostulli im, moho veten tënde, merr kryqin tënd edhe me ndiq."

Moho veten, merre kryqin dhe eja pas meje, më ndiq. A i bëjmë neve këto? A e kemi mohuar veten tonë apo ia kemi plotësuar të gjitha kënaqësitë që vijnë në jetën tonë, në mendjen dhe zemrën tonë? Sa e kemi mohuar veten? Sa e mbajmë kryqin tonë? Kur ndodhin vështirësitë, sfidat tona në jetë, me shëndetin, me problemet, me familjen, me fëmijët, me të afërmit, sa e pranojmë atë si një sfidë, si një vështirësi, si një kryq që ne duhet të mbajmë? Apo mërzitemi, apo dorëzohemi, apo dëshpërohemi kur vijnë sfida të tilla? Sa jemi gati ta mbajmë çdo ditë kryqin tonë?

Më e rëndësishmja, sa e ndjekim Krishtin? Të ndjekësh do të thotë të ecësh në gjurmët e Tij, të jetosh siç jetoi Ai. Sa e bëjmë neve këtë? Sa ne jemi gati të japim pjesë nga jeta jonë? Sa jemi gati të sakrifikojmë nga jeta jonë për të tjerët? Sa jemi gati të sakrifikojmë gjithë jetën tonë, siç bëri Krishti, për ne? A e bëjmë këtë gjë? Janë pyetje që duhet t’i ngrejë secili prej nesh dhe të thotë a jam me të vërtetë i krishterë.

Sigurisht dikush mund të thotë pse duhet të jem i krishterë? Pse duhet të vazhdoj të jem i krishterë? Sepse ne besojmë që në qenien jonë nuk është vetëm mishi që duket, por është dhe shpirti që ekziston brenda saj. Atëherë nëse besojmë këtë, nëse pranojmë ekzistencën e shpirtit edhe nëse shpirti im dëshiron të jetë në përjetësi bashkë me Zotin, këtë mund ta arrijmë vetëm nëpërmjet Krishtit. Kundrejt fitim të përjetësisë cdo kush nga ne ia vlen të sakrifikojë cdo gjë!

Atë që thotë Zoti në Ungjillin e sotëm "Ç’dobi do të ketë njeriu nëse fiton gjithë botën, të fitojë të gjitha gjërat e botës, të fitojë gjithë kënaqësitë e botës, çfarë dobie do të ketë ai që do të fitojë të gjitha këto dhe të humbasë shpirtin e tij". Pra aq e madhe është vlera e shpirtit. Zoti i thotë secilit prej nesh, në këmbim këtij shpirti gjithçka të më jepni, akoma edhe gjithë botën nuk mund të fitoni përjetësinë. Çfarëdo që të më afroni, asgjë nuk është e barabartë me vlerën e shpirtit tuaj. Këtë thesar të përjetshëm që e mban seciliprej nesh.

Prandaj ne e besojmë Krishtin, prandaj e besojmë Krishtin si shpëtimtarin tonë. Prandaj duhet të ndjekimim dhe të ecim në gjurmët e Tij. Prandaj quhemi të krishterë, sepse e dimë që vetëm kjo është rruga e sigurtë, rruga e vetme dhe e sigurtë që na tregon Zoti për të fituar përjetësinë dhe për të jetuar me përjetësinë bashkë me Të.

Sa më tepër rritemi, sa më tepër kalojnë vitet e jetës sonë, themi, çfarë kemi fituar nga ato që kemi bërë, për gjithë përpjekjet, për mundimet, për punët, për sakrificat, për lakminë, për para, e për gjithëçka tjetër, çfarë kemi fituar nëpërmjet tyre? Sa të dobishme ishin këto gjëra për shpëtimin tonë?

Prandaj, le të thotë secili prej nesh "A jam iKrishterë?". Nëse Zoti na thotë: - Ti e mbajte emrin tim, por nuk jetove siç të mësova unë. Kjo do jetë e frikshme! Shpresojmë mos ta dëgjojmë këto fjalë, por të dëgjojmë zërin e Zoti që të na thotë Shërbëtori im, bir im, bija ime, ti u përpoqe, eja, eja shijo gëzimin e Zotit. Amin!

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, Imzot Nikolla, E Diela e Pas Lartësimit të Kryqit të Nderuar, Katedralja e Shën Gjergjit, Fier 20:09/2026!

Kujt i takon femija pas divorcit?Kur flasim për kujdestarinë pas divorcit, më vjen ndër mend Kahlil Gibran dhe poezia e ...
17/09/2026

Kujt i takon femija pas divorcit?

Kur flasim për kujdestarinë pas divorcit, më vjen ndër mend Kahlil Gibran dhe poezia e tij për fëmijët. Ai shkruan:

‘FËMIJËT TUAJ NUK JANË FËMIJËT TUAJ. ATA JANË BIJTË DHE BIJAT E VETË JETËS.’

Dhe mendoj se kjo është një ide shumë e rëndësishme edhe për mënyrën se si duhet ta shohim një fëmijë pas divorcit.

Fëmija nuk është pronë e nënës. Nuk është pronë e babait.

Prindërit i sjellin fëmijët në jetë, i rrisin, i edukojnë, i duan dhe kanë përgjegjësi ndaj tyre. Por fëmija është një individ më vete: me botën e tij emocionale, me nevojat e tij, me personalitetin e tij dhe, gradualisht, me zgjedhjet e tij.

Prandaj pyetja ‘kujt i takon fëmija?’ është në vetvete një pyetje e gabuar.

Fëmija nuk i takon askujt. Të dy prindërit kane përgjegjësi për mirerritjen e tij/saj.

Dhe kur një martesë përfundon, e drejta e fëmijës për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me të dy prindërit nuk perfundon, për sa kohë kjo marrëdhënie është e sigurt dhe në interesin e tij.

Dhe pikërisht këtu merr rëndësi vlerësimi psikologjik.

Sepse piskologu vlerësues nuk duhet të vendosi se cili prind ‘e meriton’ fëmijën. Por duhet të vlerësojë mirë se çfarë i duhet këtij fëmije dhe cili organizim i jetës së tij i shërben më mirë zhvillimit të tij.

Fëmija nuk duhet të jetë çmimi që fiton njëri prind kur humbet tjetri.

Duhet të vlerësohen të dy prindërit, kapacitetet e tyre prindërore, funksionimi i tyre psikologjik, marrëdhënia me fëmijën, kushtet reale të jetesës, stabiliteti, mundësitë për kujdes dhe zhvillim, si edhe vetë fëmija, në një mënyrë të përshtatshme për moshën dhe nivelin e tij të zhvillimit.

Dhe dua të theksoj: gjendja ekonomike është vetëm një faktor. Prindi që ka më shumë të ardhura nuk është automatikisht prindi më i përshtatshëm. Ajo që duhet parë është nëse fëmija do të ketë një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm, emocionalisht të shëndetshëm dhe të përshtatshëm për zhvillimin e tij.

Fëmija duhet të dëgjohet, por nuk duhet të vendoset në pozitën e gjykatësit të prindërve. Nuk mund t’i themi: “Zgjidh mamin apo babin”. Kjo është një barrë shumë e madhe psikologjike për një fëmijë.

Dhe mbi të gjitha, nëse ekziston dhunë, abuzim, neglizhencë apo rrezik, këto duhet të identifikohen dhe të vlerësohen seriozisht.
Në fund, një raport psikologjik në një proces kujdestarie nuk duhet të jetë raporti që i jep fitoren një prindi. Duhet të jetë një vlerësim profesional që i ndihmon një gjykatës të marrë vendimin që i shërben më mirë fëmijës.

Sepse në një divorc mund të ketë një nënë të lënduar dhe një baba të lënduar….dhe prioriteti profesional duhet të jetë gjithmonë një: fëmija që duhet të vazhdojë të rritet dhe të zhvillohet sa më shëndetshëm, pavarësisht divorcit të prindërve.

Vijnë përmes teje, por jo prej teje,
dhe ndonèse janë me ty, nuk të përkasin ty(Khalil Gibran)

Ndiqeni të plotë diskutimin në emisionin Abc News Albania
https://youtu.be/Vi-64Sajuc0?si=-qoeKjSRVy_zWFtF

Psikologe Rudina Koromani

Kujdes ju nëna, kur ia lini djalit pasurinë…!?Mbi vlerësimin psiko-ligjor të kapacitetit testamentar— Alo, psikologia?— ...
16/09/2026

Kujdes ju nëna, kur ia lini djalit pasurinë…!?

Mbi vlerësimin psiko-ligjor të kapacitetit testamentar

— Alo, psikologia?

— Po, urdhëroni.

— Ku jeni ju? Dua të sjell mamin për një vlerësim psikologjik, para se të bëjë një akt trashëgimie.

— Sigurisht. Duhet të lëmë një orar paraprak, në mënyrë që t’ju pres dhe të kuptoj më mirë kërkesën tuaj.

— Ku jeni moj zonjë? Se “s’kam kohë për këto gjëra”.

Ishte kjo kërkesë, e bërë me urgjencë përmes telefonit, për një çështje kaq madhore, që më vuri në mendime:

Sa nëna mund të gjenden në situata të tilla? Sa prej tyre e shprehin vërtet vullnetin e tyre dhe sa mund të jenë nën presion, varësi apo ndikim të dikujt tjetër?

Nuk është fjala për të dyshuar te fëmijët. Është fjala për të mbrojtur vullnetin e një personi të moshuar dhe autonominë e tij në një vendim me pasoja të mëdha.

Çfarë është në të vërtetë një vlerësim psiko-ligjor?

Një vlerësim i tillë nuk është një certifikatë që thotë se testamenti është i vlefshëm. Vlefshmëria e aktit është çështje juridike.

Roli i psikologut është të vlerësojë nëse personi, në periudhën relevante, ka pasur aftësinë mendore për të kuptuar natyrën e vendimit, për të vlerësuar pasojat e tij dhe për të shprehur një vullnet të lirë dhe të qëndrueshëm.

Për këtë arsye, një vlerësim serioz nuk mund të reduktohet në një test të vetëm.

Ai përfshin:

Historinë personale dhe familjare: jo vetëm nëse personi ka pasur një diagnozë, por si ka funksionuar realisht.

Historinë mjekësore dhe dokumentacionin relevant: diagnoza, medikamente, hospitalizime, episode konfuzioni apo ndryshime të funksionimit.

Intervistën klinike : a kupton personi çfarë po bën, çfarë pasurie disponon, cilët persona mund të preken nga vendimi dhe cilat janë pasojat bazë të zgjedhjes së tij?

Vlerësimin psikologjik/neuropsikologjik : instrumentet duhet të zgjidhen sipas moshës, arsimit, gjuhës dhe pyetjes konkrete të referimit. Një screening i vetëm nuk mjafton.

Informacionin kolateral : nga familjarët ose persona të tjerë që e njohin mirë individin. Por këtu kërkohet veçanërisht kujdes: nuk mjafton pyetja “A ke marrëdhënie të mira me djalin?”

Duhet të kërkohen fakte konkrete: ndryshime në kujtesë dhe sjellje, varësi nga të tjerët, menaxhimi i parave, episode konfuzioni, ndryshime të pazakonta në vendimmarrje, izolim, presion apo ndikim të mundshëm.

Dhe pikërisht këtu qëndron përgjegjësia profesionale.

Psikologu nuk vendos kush e merr pasurinë. Nuk shpall testamentin të vlefshëm apo të pavlefshëm. Nuk merr anën e njërit prej fëmijëve.

Psikologu vlerëson një pyetje shumë më themelore: A ka qenë vullneti i personit vërtet i tij?

Sepse pasuria mund të trashëgohet.

Vullneti i lirë, jo.

Ky shkrim ka karakter informues dhe ndërgjegjësues dhe nuk zëvendëson një vlerësim profesional, këshillim juridik apo ekspertizë të përshtatur për një rast konkret.

Përgatiti Psikologe Rudina Koromani

Klinike

13/09/2026

I rrituri dhe Loja
“Një nga sfidat e fëmijërisë është pikërisht të mësuarit e menaxhimit të impulseve normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në mënyra prosociale” apo e thënë shqip, të ndajë e komunikojë me tjetrin . (VanFleet, Syëulak and CaparosaSniscak, 2010). Menaxhimi e rregullimi i të shprehurit të këtyre impulseve që janë të lidhura me frikën, zemërimin dhe frustrime të tjera, të cilat nxitin manifestimin e agresivitetit, është proces shumë i vështirë psikoemocional. Mënyra më e mirë dhe e vetme për kanalizimin e rregullimin e tyre është loja, por loja nuk mund të zhvillohet pa prezencën e të rriturit. Është i rrituri që ja emërton fëmijës veprimet që ai kryen. Është i rrituri që e nxit fëmijën dhe i jep vlerë veprimeve kaotike që në fillimet e jetës. Pa këtë informacion të të rriturit fëmija as do të bëhej dot dhe as do të kishte kurajo të realizonte rritjen e tij dhe zhvillimin e komunikimit nëpërmjet fjalës si veti autentike e njeriut. Është i rrituri, që i ngacmuar nga fuqia e energjise së fëmijës, ka krijuar e krijon lojra me të cilat fëmija mund të mësojnë të menaxhojnë frikën dhe zemërimin e tij. Të zhvillojë aftësi, si komunikimi me tjetrin, përqëndrimin, mësimin dhe zbatimin e rregullave, që hap pas hapi tenton ti aplikojë në jetën e përditëshme. I rrituri, i vetëdijshëm, që e di se informacioni dhe energjia, gërshetimi i tyre me njëratjetrën, krijojnë atë proces që ne e quajmë mendje që me vetitë e saj, si process regulator, monitories dhe modifikues duke u vënë në punë, zhvillon mendimin dhe rritjen e fëmijës. (Mindsight. Danie J. Siegel). Lojrat në natyrë, lojrat fizike, lojrat e ujit, rërës dhe baltës, të cilat venë në punë dorën dhe mëndjen e fëmijës dhe sistemin imunitar të tij, e ndihmojnë fëmijën që duke marrë informacin, mëson të kanalizojë emocionet që provon dhe përjeton gjatë ditës. Lojrat gjithashtu, e nxitin fëmijën në zbulimin e aftësive të veta dhe mbi të gjitha, “nxitin aftësinë e të gjeturit”, që profesor Aleksandër Xhuvani, e citonte vazhdimisht dhe i jepte aq shumë rëndësi. Këto lojra bëhen lojra të vërteta dhe të vlefshme vetëm në prezencën e të rriturit. Të dy, i rrituri i parritur, duke luajtur dhe kaluar kohë sëbashku njihen dhe bëhen më të afërt me njëritjetrin, kështu, shmanget frika dhe dyshimi, duke ja lënë vendin besimit dhe kënaqësisë e të qenit i zoti, tek fëmija. Lira Gjika

13/09/2026

Gruaja i kërkoi burrit të shkruante një listë me të metat e saj.
Ishte një kerkesë që vinte nga një shoqat femrash ku ajo bënte pjesë: çdo burrë duhej të rendiste anët negative të bashkëshortes, ato që do të donte të ndryshonte.
Burri mori një fletë, e mbështolli me kujdes siq ishte kërkuar... dhe shkroi vetëm një fjali:
«E dua gruan time ashtu siç është dhe nuk shoh asnjë të metë tek ajo.»
Ditën tjetër, kur u kthye në shtëpi, e gjeti të shoqen te dera, me një buqetë lulesh në duar dhe me lot gëzimi në sy. Ishte e mbushur nga lumturia: ai lavdërim, i lexuar para të gjithëve, kishte qenë surpriza më e madhe për të.
Shoqata, e prekur nga përgjigjja e tij, madje e shpalli edhe "burrin më të mirë".
Por ai, në privat, tregoi te vërteten:
«Kisha më shumë se dhjetë të meta për të shkruar, më shumë seç ka pasur ndonjëherë gruaja ime. Por e kuptova që ilaçi nuk ishte t'i shkruaja. Dhe gjëja me e çuditshme është se, pa ia thënë, ajo u përmirësua vetë, më shumë se gjashtëdhjetë për qind.»
Sepse të renditësh të metat, shpesh nuk bën gjë tjetër veçse gjeneron refuzim, inat apo trishtim.
Ndërsa një kompliment i sinqertë, i thënë para të tjerëve ose i peshpëritur në shtëpi, ka fuqinë të shënderrohet në dashuri, në energji pozitive, në motivim të vërtetë.
Në fund, ai kujtonte gjithmonë:
«Të thuash fjalë të bukura nuk kushton asgjë. Por mund të ndryshojë gjithçka.»
E ndoshta ky eshtë sekreti më i madh: kur zgjedhim të shohim të bukurën tek ata që duam, ajo e bukur rritet.
Provoni dhe ju, nuk do t‘ju kushtoj asgjë 🤗

VARËSIA NGA SIMPTOMAT E ANKTHITE di që askush nuk ta ka thënë këtëNjeriu që vuan nga ankthi mund të bëhet i varur nga si...
13/09/2026

VARËSIA NGA SIMPTOMAT E ANKTHIT

E di që askush nuk ta ka thënë këtë
Njeriu që vuan nga ankthi mund të bëhet i varur nga simptomat e tij.
Jo se i dëshiron, por sepse fillon t’i vëzhgojë, kontrollojë dhe interpretojë vazhdimisht. Dalëngadalë, simptomat bëhen qendra e vëmendjes.

Në fillim është një simptomë. Pastaj vjen frika “Çfarë është kjo?” Më pas kontrolli “A do të më ndodhë përsëri?”
Dhe njeriu nuk pret më vetëm simptomën.
Fillon ta kërkojë me vëmendjen e tij.

Këtu krijohet cikli.
Frika sjell kontrollin.
Kontrolli sjell vëmendjen.
Vëmendja e bën simptomën më të pranishme.
Simptoma rikthen frikën.
Dhe cikli përsëritet.
Kjo është ajo që mund ta quajmë varësi nga simptomat, jo varësi nga vetë simptoma, por lidhje e vazhdueshme me të përmes frikës, kontrollit dhe kërkimit të sigurisë.

Simptoma bëhet matësi i jetës.
“Jam mirë nëse nuk e ndiej.”
“Jam keq nëse shfaqet.”
Dhe gjendja jote nuk përcaktohet më nga ajo që po bën, por nga ajo që po ndien.
Fillon të mendosh
A mund ta bëj këtë pa më ndodhur diçka?
Kështu ankthi nuk të merr vetëm qetësinë.
Fillon të të marrë lirinë.

Por nuk është gjithmonë simptoma.
Është kuptimi që i jep asaj.
Kur nuk e kupton një përvojë, mendja e frikësuar mund ta interpretojë si rrezik.
Prandaj njohja e simptomave është kaq e rëndësishme.
Jo për t’i kontrolluar.
Por për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Sepse ajo që nuk kuptohet, shpesh ushqen frikën.

Çlirimi nuk fillon domosdoshmërisht kur simptoma zhduket.
Fillon kur simptoma nuk ka më pushtet të vendosë për jetën tënde.
Kur mund të thuash
Po e përjetoj këtë, por nuk kam nevojë ta kontrolloj çdo sekondë.
Kur nuk e mat ditën me të.
Kur nuk e shmang jetën prej saj.
Kur nuk pret që ajo të zhduket për të filluar të jetosh.
Atëherë marrëdhënia ndryshon.
Simptoma mund të jetë aty, por nuk është më në komandë.

Dhe kuptimi është fillimi i vetëdijes.
Ti nuk je simptomat e tua.
Ti je njeriu që po mëson t’i kuptojë.

Këtë mekanizëm e sqaron shumë bukur libri “Unë Kalova Ankthin”, marrëdhënien mes ankthit, simptomave, frikës, kontrollit dhe vëmendjes së vazhdueshme.
Se ajo që të mban peng nuk është vetëm simptoma.
Është marrëdhënia që ke krijuar me të.
Dhe kur nuk ke më nevojë ta kontrollosh simptomën për t’u ndier i sigurt, fillon të fitosh diçka shumë më të madhe, lirinë për të jetuar.

Mënyra se si dikush sillet me ty kur je i sëmurë të tregon gjithçka që duhet të dish për atë se kush është në të vërtetë...
13/09/2026

Mënyra se si dikush sillet me ty kur je i sëmurë të tregon gjithçka që duhet të dish për atë se kush është në të vërtetë.

Ka një dallim të madh mes të mos pëlqesh kur njerëzit sëmuren dhe të mos i pëlqesh njerëzit sepse janë të sëmurë. Shumica e njerëzve të shëndetshëm nuk kënaqen kur dëgjojnë se dikush që duan nuk është mirë — por instinkti i tyre përsëri është të kujdesen.

“Çfarë mund të bëj për të të ndihmuar?”
“Shko pusho pak.”
“Uroj të ndihesh më mirë së shpejti.”

Edhe kur është e papërshtatshme apo e lodhshme, empatia përsëri shfaqet.
Narcistët nuk funksionojnë kështu.
Për ta, njerëzit e sëmurë bien vetëm në dy kategori: një bezdi… ose një mashtrues. Dhe pikërisht këtu fillon dëmi.

#1 Ata e minimizojnë ose e mohojnë sëmundjen tënde
“Eja, nuk mund të jesh kaq i sëmurë.”
“Dukesh mirë, thjesht vazhdo.”
Kur ti nuk je mirë, ata nuk dëgjojnë dhimbjen tënde — dëgjojnë konkurrencën. Sëmundja jote kërcënon vëmendjen që ata kërkojnë, ndaj e minimizojnë derisa ti përfundon duke u ndier i sëmurë dhe fajtor që je i sëmurë.

#2 Stafi mjekësor = komunikim i humbur
Vizitat te mjeku dhe situatat në spital i nxjerrin në pah. Ata nuk dëgjojnë, nuk i mbajnë mend informacionet dhe nuk marrin përgjegjësi kur është vërtet e nevojshme.
Empatia, inteligjenca emocionale dhe përgjegjësia zhduken — ndaj do të preferonin që ti thjesht të ishe mirë dhe të mos ua prishje imazhin.

#3 Nuk të vizitojnë nëse nuk kanë diçka për të fituar
As telefonata.
As interesim.
As kujdes.
Deri sa… vijnë njerëzit e tjerë.
Pastaj papritur shfaqen me tullumbace, kartolina dhe një shfaqje të tërë.
Maska e heroit vendoset, lavdërimet fillojnë të vijnë dhe sapo publiku largohet, ti mbetesh përsëri vetëm.

#4 “Është faji yt që je sëmurë!”
Sëmundja jote bëhet një bezdi.
Ushqimet që duhet të blihen, rrobat që duhen larë, kujdesi për fëmijët — gjëra me të cilat tani duhet të merren ata?
Pakënaqësia rritet shpejt.
Në njëfarë mënyre, trupi yt që po të lëshon bëhet faji yt moral.

#5 Ata duhet të jenë vetë të sëmurët
Ti je i sëmurë — por papritur ata janë edhe më keq.
Dramatikisht më keq.
Një sëmundje reale përballet me një krizë të sajuar, sepse vëmendja duhet të kthehet gjithmonë tek ata.

#6 Ata e shfrytëzojnë sëmundjen tënde për përfitimin e tyre
Kujdesi është me kushte.
“Të ndihmova — tani më ke borxh.”
Pak përpjekje paraqiten si një sakrificë madhështore dhe dashuria kthehet në një borxh që ti pritet ta shlyesh.

#7 “Patatja e nxehtë”
Kur ka disa njerëz me tipare narcisiste, përgjegjësia kalon nga njëri te tjetri derisa ti të bëhesh më mirë — ose derisa të të harrojnë.
Ata qëndrojnë “të zënë” për të shmangur kujdesin, ndërsa ti, në heshtje, mëson sa vetëm je në të vërtetë.
Të jesh i sëmurë pranë një narcisti të bën të tkurrësh veten.
Por nëse ata sëmuren?

Presin që e gjithë bota të ndalojë për ta.
Nëse kjo të dukej dhimbshëm e njohur… çfarë të preku më shumë?

A preken nga stresi fëmijët e vegjël ?Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti i Berlinit, kanë kryer sëbashku një stu...
12/09/2026

A preken nga stresi fëmijët e vegjël ?
Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti i Berlinit, kanë kryer sëbashku një studim në fëmijë të moshës 11- deri 20 muaj, pikërisht për të zbuluar e njohur këtë shqetësim. Ekipi i shkencëtarëve konstatuan në analizat e gjakut të fëmijëve, se largimi nga nëna dhe ambjenti familjar, provokonte rritje të kortizolit që ndryshe quhet edhe hormoni i stresit. Niveli i kortizolit në gjak te fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe dërguar në çerdhe, e kishin sasinë e kortizolit dyfishin e atij që u gjet te fëmijët që nuk ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar. Kortizol të lartë kishin edhe fëmijët që ishin shkëputur nga nëna dhe mjedisi familjar, por që në pamje të jashtme, dukeshin të qetë dhe aspak të shqetësuar. Kortizoli u gjend në gjak edhe pas pesë muajsh që kishin filluar çerdhen apo kppështin. Nga studimi u dol në përfundimin që fëmijët duhen trajtuar e asistuar me kujdes nga prindërit në periudhën kur fillojnë çerdhen apo kopështin. Tu flitet e tregohet se përse i dërgojnë në kopësht dhe ti sigurojnë që i duan shumë. Gjthashtu personeli i kopështit apo çerdhes duhet të jenë të vëmëndëshëm e të butë ndaj fëmijëve në këtë periudhë të ardhjes dhe të pranimit të këtij realiteti të ri. Ti përfshijnë në lojra të ndryshme, aktivitete fizike dhe tu këndohet vazhdimisht. Pa këtë mbështetje fëmijët e fillojnë ditën të mbieksituar, gjë që po nuk u trajtua drejtë çon në probleme të sjelljes dhe të mosbindjes. Vajtja në kopësht është fondamentale për socializimin e fëmijës me moshatarët dhe zhvillimin e gjuhës e fjalës. Studimi gjithashtu,ka treguar se nuk ka ndonjë efekt afatgjatë të hormonit të kortizolit. Ky studim u krye për të njohur sa më mirë fëmijën duke filluar nga specialistët, si mjekë, mësues, edukatorë dhe prindër, për ta menaxhuar sa më drejtë shkëputjen e fëmijës nga nëna dhe mjedisi familjar, për të zbutur impaktin traumatik, sidomos kur fëmijt kthehen në shtëpi. Lira Gjika.

Kur fëmija bëhet 10 vjeç edhe pse nuk është më i vogël, ka ende shumë rrugë për tu bërë “i madh”. Datëlindja e tij apo s...
07/09/2026

Kur fëmija bëhet 10 vjeç edhe pse nuk është më i vogël, ka ende shumë rrugë për tu bërë “i madh”. Datëlindja e tij apo saj, mësëfundi bëhet me dy shifra si e të rriturit. Fillojnë e çfaqen përgjigjet e para “prepotente”, sa shpesh të rriturit gjënden të befasuar. Është kjo moshë, kur fëmijët fillojnë të bëjnë pyetje të vështira, për jetën, politikën, filozofinë, ekonominë apo sociologjinë. I pëlqejnë mendimet e shokëve dhe përpiqet të sillet si ata, por kërkon ende mbështetjen dhe përkëdheljet e prindërve, madje edhe fytyrën e ka ende prej fëmije. Zëri fillon të pësojë transformimet e para. Si djemtë edhe vajzat kanë vështirësi në menaxhimin e zërit të tyre. Dhjetëvjeçari është ende në botën e ëndrave edhe pse ka filluar të përftojë ndjesinë e të qenit vetëm. Gjithashtu edhe prindërit e fëmijëve 10 vjeç sillen siç i dikton kjo moshë, pra në mënyrë konfuze, njëherë i thonë djalit apo vajzës së tyre:- ti je i rritur, tashmë je 10 vjeç dhe më pas i thonë:- jo ti nuk e bën dot këtë se je i vogël. Vetë prindërit janë të pa pregatitur se si të jenë prindërit e një fëmije 10 vjeç. Lira Gjika.

Burrat dhe grate !Po ndaj me ju disa nga vleresimet qe bejne psikoanalistet e koherave per kete marrdhenie . Nese keni d...
01/09/2026

Burrat dhe grate !
Po ndaj me ju disa nga vleresimet qe bejne psikoanalistet e koherave per kete marrdhenie .
Nese keni deshire mund ta lexoni !
Nje mbremje te qete !

Marrëdhëniet e grave me burrat... çfarë mendojnë, Freud, Jung, Fromm, Gottman, por edhe Simone de Beauvoir, Hooks, Woolf, Estés dhe Rich?!

Psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud, i quajtur me të drejtë “babai i psikoanalizës”, na ka lënë një trashëgimi idesh dhe refleksionesh që, edhe më shumë se një shekull pas formulimit të tyre, vazhdojnë të ngjallin diskutime të gjalla mbi dashurinë, zgjedhjen e partnerit dhe dinamikat e fshehta që përcaktojnë marrëdhëniet.
Në një nga pohimet e tij më të thjeshta, por më të mprehta, Frojdi ka thënë:

“Gruaja nuk duhet ta dobësojë një mashkull, por ta relaksojë.”

Në këtë fjali, që tingëllon si një këshillë intime , por njëherazi universale, ai prek një gabim klasik që shumë gra e bëjnë pa dashje,
përpjekjen për të ndryshuar, përmirësuar apo formësuar partnerin sipas një ideali të paracaktuar.
Shpesh, dashuria përjetohet si një projekt, një mision për ta bërë tjetrin më ambicioz, më të fortë, më të motivuar.
Por Frojdi paralajmëron:
“një marrëdhënie e shëndetshme nuk ndërtohet mbi presion e kontroll, por mbi pranim dhe krijimin e një hapësire ku tjetri ndihet i sigurt dhe i lirë të lulëzojë.”
Një burrë që kërkon shtytje të vazhdueshme për të vepruar, sipas tij, nuk është ende i gatshëm për të “pushtuar botën” ose për të ndërtuar një jetë të qëndrueshme.
Përpjekjet për ta ndryshuar atë kthehen në një lodhje të vazhdueshme dhe në një tension që e dëmton lidhjen. Në vend të kësaj, Frojdi sugjeron një qasje krejt tjetër:
“Zgjidhni një burrë që tashmë rrezaton energji dhe stabilitet nga vetja, e më pas mbështeteni në mënyrë diskrete.”
Kur një mashkull ndihet i pranuar, i qetë dhe i relaksuar, ai jo vetëm që mbetet vetvetja, por edhe jep shumëfish më tepër në marrëdhënie.

Siç shprehet Frojdi: “Ai do të bëjë tri herë më shumë për ju, nëse nuk i bëni presion.”
Kjo ide e Frojdit gjen një lloj jehone edhe te autorë e psikologë të tjerë bashkëkohorë.

Carl Gustav Jung, nxënësi dhe njëherazi rivali i Frojdit, theksonte se :
“ marrëdhënia e shëndetshme është ajo ku dy individualitete rriten së bashku, jo ku njëri zëvendëson identitetin e tjetrit.”

Erich Fromm, në librin e tij të famshëm “The Art of Loving”, na kujton se dashuria e vërtetë nuk është zotërim, as projekt për t’u riparuar, por një akt i vazhdueshëm dhënieje e kujdesi:

“Të duash nuk është thjesht të biesh në dashuri, por të ndihmosh tjetrin të bëhet ai që është.”

John Gottman, një nga studiuesit më të respektuar të marrëdhënieve sot, thekson se suksesi në çift nuk varet nga ndryshimi i tjetrit, por “ nga aftësia për ta pranuar dhe vlerësuar atë ashtu siç është, duke kultivuar një klimë mirëkuptimi e sigurie emocionale.”

Në një botë ku shpesh kërkojmë tek partneri “plotësimin” e vetes sonë,
ku idealet romantike ngatërrohen me pritshmëritë sociale, kjo qasje e Frojdit na fton të kthehemi te esenca e dashurisë si hapësirë e sigurt.
Dashuria nuk është një kantier ku njëra palë merret me “rindërtimin” e tjetrës, por një kopsht ku të dy, në mënyrë të lirë, kanë mundësinë të rriten.

Ky vizion psikoanalitik, edhe pse i lindur mbi një shekull më parë, mbetet aktual sepse flet për një të vërtetë njerëzore që nuk ndryshon me modat e kohës:
një zemër që ndihet e pranuar dhe jo e gjykuar, jep më shumë dashuri dhe më shumë jetë.

Nëse po, ndoshta ia vlen ta rikujtojmë këtë këshillë sa herë që dashuria shndërrohet në garë pritshmërish.

Sepse në fund, dashuria është më e fortë kur bëhet strehë, jo kur bëhet projekt.

Por historia e ideve dhe e letërsisë na jep edhe shumë gra të mendimit, filozofe, shkrimtare, psikoanaliste e studiuese që kanë artikuluar pikërisht këndvështrimin e tyre mbi marrëdhëniet e grave me burrat, shpesh duke sfiduar pikërisht këto mendime maskiliste.

Ja disa prej tyre, me pak prej thelbit të tyre:

Simone de Beauvoir – Filozofe ekzistencialiste, autore e Le Deuxième Sexe (Seksi i Dytë, 1949)
Ajo e quajti marrëdhënien mes burrit dhe gruas “asimetri historike” dhe sfidoi idenë që gruaja duhet të jetë mjet për qetësimin ose pasqyrë e mashkullit.
“Gruaja nuk lind, por bëhet.”
Me këtë fjali të famshme, ajo donte të thoshte se femrat nuk janë të destinuara të jenë thjesht “mbështetje” për burrat, por qenie të plota me projektet e tyre ekzistenciale.

Për Beauvoir, dashuria nuk duhet të thithë individualitetin e gruas; ajo duhet të mbetet vetvetja brenda marrëdhënies, jo thjesht t’i shërbejë forcimit të tjetrit.

Bell Hooks – Teoriciene feministe amerikane, autore e All About Love.
Ajo e sheh dashurinë si hapësirë të barazisë dhe e kritikon idenë që dashuria të jetë një lojë pushtetesh:
“Dashuria e vërtetë ekziston vetëm aty ku dy njerëz zgjedhin të jenë të lirë dhe të barabartë.”

Ajo thekson se gratë nuk duhet të edukohen për të qenë thjesht “kujdestare të emocioneve të burrave”, por për të kërkuar një partner që e mbështet edhe zhvillimin e tyre shpirtëror dhe intelektual.

Virginia Woolf vëren se historia ka shkruar më shumë për gratë si subjekte të dashurisë së burrave, sesa për gratë që duan në mënyrën e tyre:

“Gratë kanë shërbyer prej shekujsh si pasqyra me fuqi magjike dhe reflektim të përforcuar, që i tregojnë burrit dyfishin e madhësisë që ka.”

Në këtë citat të famshëm, ajo ironizon pikërisht këtë pritshmëri që gruaja të ekzistojë për të ngritur egon e burrit.
Ajo thërret për një dashuri ku gruaja nuk është “pasqyrë”, por qenie krijuese me zërin dhe hapësirën e saj.

Clarissa Pinkola Estés, sjell një qasje mitologjike e shpirtërore:
ajo thotë se marrëdhëniet nuk duhet të jenë vend për “zbutjen” e gruas ose burrit, por për zbulimin e egërsisë krijuese tek njëri-tjetri.

“Një dashuri e shëndetshme është ajo ku të dy mbrojnë lirinë dhe shpirtin krijues të njëri-tjetrit.”

Adrienne Rich, shkruan se dashuria tradicionale është shpesh ndërtuar mbi “hierarki” dhe se gratë duhet të kërkojnë lidhje që nuk i reduktojnë në rol kujdestarësh të gjendjes emocionale të burrave:

“Dashuria është një akt vullneti – për të punuar së bashku për të ndërtuar liri dhe për të zgjeruar jetën e njëri-tjetrit.”

Por, Freudi na jep një këshillë që tingëllon e ëmbël në dukje, por në rrënjë mban një supozim: që roli i gruas është të “relaksojë” burrin.
Gra si Beauvoir, Woolf, bell hooks, Estés e shumë të tjera na kujtojnë se dashuria nuk është një punë njëkahëshe.
Ajo është një hapësirë ku të dy duhet të ndihen të mbështetur, të respektuar, dhe ku zërat e tyre të brendshëm nuk humbasin, por fuqizohen.
Pra, a e ka Frojdi të drejtë?
Po, në një farë mase, të mos e bësh tjetrin “projekt për t’u ndryshuar”.
Por , po aq e vërtetë është ajo që thonë këto gra të mëdha:
Dashuria është më shumë se një strehë për burrin; është një hapësirë ku gruaja dhe burri, si të barabartë, ndërtojnë një botë ku të dy ndihen të lirë.

ps . Po ju , miq te Fb si mendoni ?

Cdo mendim është i vlefshem dhe i pa paragjykuar . Mbremje te qete !

Pershtati
Albert Vataj

Address

Albania Fier
Fier
00355

Telephone

+355697126888

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qender per Keshillime Psikoterapia Pozitive Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qender per Keshillime Psikoterapia Pozitive Fier:

Shortcuts

Share