Woman Center for D&C-Alb

Directions Website

Woman Center for D&C-Alb Our Vision: Promoting peace for sustainable communities.

Our Mission: To promote the common good and public interest, to implement Peace and Security Agenda, to empower women and youth through advocacy, education and proactive engagement for development.

Në kuadër të projektit “Zëra Rinorë, Rrugëtim Europian”, të zbatuar nga WCDCA me financimin e Agjencisë Kombëtare të Rin...
16/10/2026

Në kuadër të projektit “Zëra Rinorë, Rrugëtim Europian”, të zbatuar nga WCDCA me financimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR), gjatë muajve shtator–tetor u zhvilluan në bashkitë Shkodër dhe Lezhë fokus-grupe dhe takime monitoruese me specialistë dhe përfaqësues të strukturave rinore.

Takimet u përqendruan në vlerësimin e funksionimit të strukturave rinore, zbatimin e planeve vendore për rininë dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Përmes dialogut dhe bashkëpunimit, projekti synon të kontribuojë në ndërtimin e politikave rinore më gjithëpërfshirëse, të mbështetura në nevojat dhe përvojat reale të të rinjve. aktive e të rinjve ka rëndësi.

WCDCA vijon të mbështesë fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve në komunitet, promovimin e kulturës së paqes, parandalimin...
05/10/2026

WCDCA vijon të mbështesë fuqizimin dhe angazhimin e të rinjve në komunitet, promovimin e kulturës së paqes, parandalimin e dhunës dhe krijimin e komuniteteve më të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.

Në kuadër të “She Builds Peace”, në ambientet e shkollave 9-vjeçare “Aleks Buda” dhe “Drita Çomo”, Cërrik, u zhvillua aktiviteti me temë: “Rreziqet e përdorimit të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, angazhimi i të rinjve në komunitet”.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik , Komisariatin e Policisë dhe institucionet arsimore, me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e nxënësve mbi pasojat që sjell përdorimi dhe mbajtja e armëve, shmangien e konflikteve të dhunshme dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë paqësore.

Gjatë aktivitetit u diskutua gjithashtu mbi rëndësinë e referimit të rasteve pranë strukturave përgjegjëse, Kodin Penal, Drejtësinë për të Mitur, si dhe pasojat ligjore dhe sociale që mund të sjellë përfshirja e të rinjve në përdorimin apo mbajtjen e armëve.

Nga zëri i komunitetit te masat konkrete për sigurinëNë kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “She Builds Peace”, s...
29/09/2026

Nga zëri i komunitetit te masat konkrete për sigurinë
Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “She Builds Peace”, sot, në Bashkinë Cërrik, u zhvillua aktiviteti i dytë, kushtuar Prioritetit 5 – Siguria në shkolla, Aktiviteti 1, të Planit Vendor të Sigurisë Publike 2026–2027.
Pas aktivitetit të parë, i cili solli në vëmendje moshimin e popullsisë, shëndetin mendor dhe komunikimin ndërbrezor, takimi i sotëm e vijoi fushatën me një tjetër çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë e komunitetit: rrugëtimin e përditshëm të nxënësve për në shkollë.
Në tryezën e diskutimit “Rrugë të sigurta për në shkollë”, përfaqësues të institucioneve vendore, strukturave të sigurisë, shkollave, prindërve dhe të rinjve diskutuan draftin e Planit të Masave për Rritjen e Sigurisë Rrugore të Nxënësve.
Takimi u drejtua nga ekspertja Anila Çota, nën organizimin dhe facilitimin e ekspertes Ilma Agolli, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi, dialogu dhe shkëmbimi të ideve ndërmjet aktorëve vendorë.
Diskutimi u përqendrua në masa konkrete që lidhen me:
* auditimin e perimetrit të shkollave dhe evidentimin e pikave të rrezikshme;
* përmirësimin e vendkalimeve për këmbësorët, ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore;
* patrullimin gjatë orareve të hyrjes dhe daljes së nxënësve;
* krijimin e pikave të sigurta të hyrje-daljes pranë shkollave;
* edukimin rrugor dhe përfshirjen aktive të nxënësve, prindërve dhe Këshillit Vendor Rinor në monitorimin e masave.
Në frymën e fushatës “She Builds Peace”, të rinjtë nuk trajtohen vetëm si përfitues të masave të sigurisë, por si bashkëhartues, zëra aktivë dhe monitorues të ndryshimit në komunitetin e tyre.

Sepse paqendërtimi në nivel vendor nënkupton edhe parandalim, përgjegjësi të përbashkët dhe krijimin e hapësirave ku çdo fëmijë dhe i ri mund të lëvizë, të mësojë dhe të marrë pjesë në mënyrë të sigurt.
Aktiviteti u organizua nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë Albania – WCDCA, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik, Këshillin Vendor Rinor dhe strukturat vendore përgjegjëse për sigurinë dhe arsimin.
Rrugë më të sigurta. Shkolla më të sigurta. Komunitete më paqësore.

Nga hartimi në zbatimNë kuadër të fushatës globale “She Builds Peace”, startoi ne 24 Shtator  zbatimi i aktivitetit të p...
25/09/2026

Nga hartimi në zbatim

Në kuadër të fushatës globale “She Builds Peace”, startoi ne 24 Shtator zbatimi i aktivitetit të parë, kushtuar dy prioriteteve të rëndësishme të Planit të Sigurisë:

Prioriteti 1: Moshimi i popullsisë dhe përfshirja e të moshuarve në jetën e qytetit
Prioriteti 2: Shëndeti mendor dhe mirëqenia emocionale

Përmes një bisede të hapur me të moshuarit, diskutuam mbi vetminë, rëndësinë e të dëgjuarit, shëndetin mendor dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje e komunitet. Një hapësirë e veçantë iu kushtua edhe mesazheve që ata dëshirojnë t’u përcjellin të rinjve.

Komunikimi ndërbrezor është një formë paqendërtimi. Kur të rinjtë dëgjojnë përvojën e të moshuarve dhe të moshuarit përpiqen të kuptojnë realitetin e të rinjve, zvogëlohen paragjykimet dhe keqkuptimet.

Sepse përvoja e të moshuarve nuk i përket vetëm së kaluarës. Ajo është një burim i çmuar për të tashmen dhe një udhërrëfyes për brezat e rinj.


20/09/2026

Gjatë muajit shtator, WCDCA zhvilloi takimet hapëse me Këshillat Vendorë Rinorë të Bashkive Shkodër dhe Lezhë, në kuadër të projektit “Zëra Rinorë, Rrugëtim Europian”.

Një nisje plot energji, ide dhe angazhim për të fuqizuar zërin e të rinjve dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet dhe në proceset vendimmarrëse. 🇦🇱🇪🇺

SHE BUILDS PEACE IN ALBANIA 2026 – TË RINJTË NË VEPRIM PËR KOMUNITETE MË TË SIGURTANë kuadër të fushatës ndërkombëtare “...
18/09/2026

SHE BUILDS PEACE IN ALBANIA 2026 – TË RINJTË NË VEPRIM PËR KOMUNITETE MË TË SIGURTA

Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “She Builds Peace 2026”, në Cërrik startoi aktiviteti hapës me të rinjtë, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik, me fokus përfshirjen aktive të brezit të ri në zbatimin dhe promovimin e Planit Vendor të Sigurisë.

Gjatë punëtorisë, të rinjtë u njohën me prioritetet, objektivat dhe aktivitetet e parashikuara në Planin Vendor të Sigurisë, duke diskutuar njëkohësisht mbi rolin e tyre në identifikimin e nevojave të komunitetit dhe në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua punës praktike. Pjesëmarrësit hartuan një plan veprimi me iniciativa dhe aktivitete konkrete, të cilat do të ndërmerren nga vetë të rinjtë në kuadër të Javës së Paqes dhe aktiviteteve që lidhen me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik, Këshillin Rinor Vendor, Qendrën Multifunksionale, institucionet lokale dhe aktorë të tjerë të komunitetit.

Aktiviteti u zhvillua pranë Qendrës Multifunksionale Cërrik, nën kujdesin dhe lehtësimin e specialistes Ilma Agolli, anëtare e rrjetit të grave paqendërtuese, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, bashkëpunim, ide të reja dhe angazhim qytetar të të rinjve.

Fushata “She Builds Peace in Albania 2026” vijon të fuqizojë zërin dhe rolin e grave dhe të rinjve paqendërtues, duke nxitur partneritetin ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve vendore për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe rezistente.

Sepse siguria lokale ndërtohet me pjesëmarrje – dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e saj.

📘 Publikohet Buletini i Parë: Qasje të Reja Kërkimore Shkencore në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ndërtimin...
18/05/2026

📘 Publikohet Buletini i Parë: Qasje të Reja Kërkimore Shkencore në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Ndërtimin e Paqes

Në kuadër të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (P/EDH), Rivitalizimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe zbatimi i UNSCR 1325”, prezantohet Buletini i Parë shkencor, si një nga produktet kryesore të këtij projekti.

Buletini përmbledh punime kërkimore dhe analiza të zhvilluara nga studiues, ekspertë dhe studentë, duke sjellë qasje të reja dhe të bazuara në evidencë për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ndërtimin e paqes. Përfshirja e studentëve si autorë dhe bashkautorë përbën një vlerë të shtuar, duke reflektuar rëndësinë e angazhimit të brezit të ri në kërkimin shkencor dhe në çështjet e sigurisë.

Tematikat e trajtuara përfshijnë mbrojtjen e të miturve nga radikalizimi, ekstremizmin online dhe balancën ndërmjet lirisë së shprehjes dhe sigurisë, politikat dhe kapacitetet institucionale, si dhe çështje që lidhen me agjendat e Rezolutës 1325 dhe Rezolutës 2250 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ky buletin është zhvilluar nën udhëheqjen akademike dhe procesin e rishikimit nga Dr. Rudina Çollaku, me mbështetje teknike nga MSc. Lumjana Cenaj, si dhe me kontributin e Bordit Shkencor të përbërë nga Prof. Dr. Dorina Hoxha, Assoc. Prof. Jonad Bare, Assoc. Prof. Irida Agolli Nasufi dhe MSc. Fatilda Smajlaj, duke garantuar cilësi shkencore dhe standarde akademike.

Buletini synon të shërbejë si një burim i vlefshëm për institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe profesionistët e angazhuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe në promovimin e sigurisë dhe paqes në komunitet..

📎 Lexoni buletinin këtu:
https://drive.google.com/file/d/1Av4J7FvXTvN95bCC54_gs-KBGoKVXcsQ/view?usp=sharing

📘 Publikohet Manuali për Zbatimin e Agjendës 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Shqipëri.Me kënaqësi ndajmë publikimin e...
18/05/2026

📘 Publikohet Manuali për Zbatimin e Agjendës 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Shqipëri.
Me kënaqësi ndajmë publikimin e manualit: “Njohja dhe Zbatimi i Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Shqipëri”, një dokument praktik dhe orientues që synon të forcojë zbatimin e kësaj agjende në nivel kombëtar dhe lokal.
Kjo rezolutë e rëndësishme e United Nations Security Council thekson rolin thelbësor të grave në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe promovimin e sigurisë së qëndrueshme. Manuali përfaqëson një hap konkret drejt zbatimit efektiv të kësaj agjende në Shqipëri, duke përkthyer angazhimet ndërkombëtare në udhëzime të qarta dhe të zbatueshme për institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile.
Dokumenti është hartuar nga Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) dhe Fakultetin e Drejtësisë (FDUT), me mbështetjen e International Civil Society Action Network. Manuali bazohet në kuadrin e Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 dhe synon forcimin e kapaciteteve të aktorëve që kontribuojnë në avancimin e barazisë gjinore, paqes dhe sigurisë.
Në një kontekst sfidues për sigurinë dhe kohezionin social, ky manual përfaqëson një instrument të rëndësishëm për të garantuar përfshirjen aktive dhe domethënëse të grave në vendimmarrje dhe procese paqebërëse. Paqja e qëndrueshme kërkon pjesëmarrje të barabartë dhe kontribut të plotë të grave në çdo nivel.

📎 Lexoni manualin këtu:
https://drive.google.com/file/d/1FsM8qpHdpHWbEpCLfZoo-Ul-e82xGSaT/view?usp=sharing

Forcimi i dialogut ndërfetar dhe angazhimi i komunitetit për mbrojtjen e mjedisit janë në fokus të iniciativës “Culture ...
11/05/2026

Forcimi i dialogut ndërfetar dhe angazhimi i komunitetit për mbrojtjen e mjedisit janë në fokus të iniciativës “Culture of Encounter: Interfaith in Action for Climate Protection in Elbasan (CE-IAPE)”, e cila do të zbatohet së shpejti nga WCDCA. Si pjesë e këtij angazhimi, organizata mori pjesë në trajnimin ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve për facilitatorët, të organizuar nga KAICIID në Bosnje dhe Hercegovinë, gjatë periudhës 4–7 maj 2026.

Ky trajnim përbëri një hap të rëndësishëm në përgatitjen për zbatimin efektiv të iniciativave në kuadër të skemës “Creating Change from the Inside Out”, një program që mbështet iniciativa lokale që forcojnë besimin, pjesëmarrjen dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, duke kontribuar në ndërtimin e komuniteteve më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe kohezive në Evropë, përfshirë edhe komponentin “Cities for Inclusion”.

WCDCA u përfaqësua nga Dr. Rudina Collaku dhe Kejsi Çakani. Trajnimi shërbeu si një proces intensiv mësimi dhe shkëmbimi përvojash me përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës. Gjatë tij u forcuan kapacitetet në fusha kyçe si dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor, angazhimi i komunitetit, si dhe menaxhimi dhe zhvillimi i projekteve me ndikim në nivel lokal. Vizitat në objekte të ndryshme fetare në Sarajevë shërbyen gjithashtu si një mundësi për t’u njohur me modele konkrete të bashkëjetesës dhe dialogut në Ballkan.

in Action # EPDF. # WCDCA

Në kuadër të 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Agjencinë Kombëtare të Punë...
11/04/2026

Në kuadër të 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit Elbasan, Woman Center for Development and Culture Albania organizoi një takim ndërgjegjësues dhe informues me të moshuarit që frekuentojnë Qendrën e kujdesit ditor për të moshuarit :"Fit për Jetën".

Ky aktivitet u fokusua në rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe rolin që ai luan në mirëqenien dhe cilësinë e jetës, veçanërisht për moshën e tretë.

E ftuar speciale ishte znj. Helga Kongoli, specialiste e promocionit pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Elbasan, e cila theksoi nevojën për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor në një kohë kur përballja me sfidat e shëndetit është në rritje. Ajo nënvizoi rëndësinë e promovimit të mënyrave të jetesës së shëndetshme, si një mënyrë efektive për parandalimin e sëmundjeve dhe forcimin e sistemit shëndetësor.

Së bashku për më shumë ndërgjegjësim, kujdes dhe shëndet për të gjithë!

Address

L. Visarion Xhuvani, 583/3, Rr. Rinia
Elbasan
3001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Woman Center for D&C-Alb posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share