Joscelyn Foundation

Call Directions Website Contact the organization

Joscelyn Foundation The vision of the JsF is “Active citizens for the community development”

🛡️ Të rinjtë të informuar, komunitete më të sigurta!Në shkollat “Vasil Kamami” dhe “Ptoleme Xhuvani”, të rinjtë u inform...
25/09/2026

🛡️ Të rinjtë të informuar, komunitete më të sigurta!

Në shkollat “Vasil Kamami” dhe “Ptoleme Xhuvani”, të rinjtë u informuan për rëndësinë e shmangies së përfshirjes në veprimtari kriminale dhe për pasojat ligjore që lidhen me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive dhe të ardhurave të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, përmes Seksionit të Policimit në Komunitet dhe Seksionit të Krimit Kibernetik, ata morën gjithashtu informacion praktik mbi:

🔹 format dhe rreziqet e krimit kibernetik;
🔹 veprimet në internet që përbëjnë vepër penale;
🔹 mënyrat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe llogarive online;
🔹 rreziqet dhe pasojat ligjore të shpërndarjes së fotove dhe videove intime pa pëlqimin e personit;
🔹 rëndësinë e raportimit të rasteve të abuzimit, kërcënimit dhe shantazhit online.

🤝 Përmes informimit dhe bashkëpunimit me institucionet ligjzbatuese, synojmë t’i fuqizojmë të rinjtë të bëjnë zgjedhje të sigurta, të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt.

Projekti “Nga Krimi te Komuniteti: Ndërgjegjësimi i të Rinjve dhe Promovimi i Ripërdorimit Social të Pasurive të Sekuestruara” realizohet nga Fondacioni Joscelyn dhe mbështetet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

🤝 Së bashku për më shumë shpresë dhe solidaritet në Elbasan!Joscelyn Foundation dhe Food Bank Albania bashkojnë forcat p...
12/09/2026

🤝 Së bashku për më shumë shpresë dhe solidaritet në Elbasan!

Joscelyn Foundation dhe Food Bank Albania bashkojnë forcat për të mbështetur familjet në nevojë përmes shpërndarjes së pakove ushqimore.

Çdo pako sjell më shumë se ushqim: sjell lehtësim, ngrohtësi dhe shpresë. ❤️

Me drejtësi, transparencë dhe respekt, ndërtojmë një komunitet ku askush nuk mbetet pas.

✨ Kur tradita bëhet mundësi për zhvillim.Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim një grup studentësh të Shkencave Sociale ng...
03/09/2026

✨ Kur tradita bëhet mundësi për zhvillim.

Sot patëm kënaqësinë të mirëprisnim një grup studentësh të Shkencave Sociale nga HSLU – Lucerne University of Applied Sciences and Arts, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Shqipëri.

Përmes një bisede të hapur dhe një prezantimi nga afër të punës sonë me sipërmarrjen sociale në Elbasan Tradita ime artizanale , studentët u njohën me mënyrën se si një traditë e trashëguar brez pas brezi mund të shndërrohet në mundësi ekonomike, fuqizim social dhe vlerë për komunitetin.

🧶 Pas çdo qilimi, çdo rrugice dhe çdo punimi artizanal qëndron një histori: historia e grave artizane, e aftësive të ruajtura ndër breza dhe e një modeli që synon të lidhë trashëgiminë kulturore me përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.

🤝 Vizita u lehtësua dhe u koordinua nga YMCA Albania , e cila prej vitesh krijon ura mes studentëve dhe aktorëve të ndryshëm të shoqërisë shqiptare, duke e kthyer përvojën akademike në një mundësi konkrete për të mësuar, dialoguar dhe reflektuar.

🌍 Njohja e realitetit përmes përvojës së drejtpërdrejtë është një nga format më të vlefshme të të nxënit.

Ishte kënaqësi të ndanim historinë, punën dhe vizionin tonë me studentët e HSLU.

Mirëpritja e tyre në Elbasan ishte një tjetër dëshmi se historia jonë lokale mund të bëhet pjesë e një dialogu më të gjerë evropian mbi komunitetin, përfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

🌍 Tradita që lidh historinë, artizanatin dhe një mision social.Hapësirat e sipërmarrjes sociale Tradita ime artizanale p...
14/08/2026

🌍 Tradita që lidh historinë, artizanatin dhe një mision social.

Hapësirat e sipërmarrjes sociale Tradita ime artizanale po vizitohen çdo ditë e më shumë nga turistë të huaj, të cilët jo vetëm njihen nga afër me historinë dhe traditën e thurjes së qilimave, por edhe me një histori tjetër po aq të rëndësishme: ripërdorimin social të ambienteve të konfiskuara, duke i kthyer ato në hapësira që krijojnë mundësi, punësim dhe vlerë për komunitetin. 🧶✨

Tashmë, krahas dyqanit tonë në Rrugën Egnatia, në Kalanë e Elbasanit, turistët dhe vizitorët kanë mundësi të na vizitojnë edhe në Galerinë tonë në Tiranë, pranë Kristal Center, për të zbuluar nga afër produktet artizanale dhe historinë që qëndron pas secilit prej tyre.

🎁 Ju ka ardhur një mik apo familjar nga jashtë dhe nuk dini çfarë t’i dhuroni?

Një produkt artizanal shqiptar është një zgjedhje ideale: unik, autentik dhe i punuar me dorë, një dhuratë që mbart me vete traditën dhe identitetin tonë.

📍 Na vizitoni në Elbasan ose Tiranë dhe zgjidhni një pjesë të traditës shqiptare për ta marrë me vete.

📍Vlerësojmë promovimin që Peace Corps Albania i ka kushtuar punës së Joscelyn Foundation dhe nismës sonë të sipërmarrjes...
11/08/2026

📍Vlerësojmë promovimin që Peace Corps Albania i ka kushtuar punës së Joscelyn Foundation dhe nismës sonë të sipërmarrjes sociale, Tradita ime Artizanale / My Craft Tradition. 🇦🇱🇺🇸

Bashkëpunimi me Peace Corps Albania, përmes angazhimit të vullnetarit Alan pranë Joscelyn Foundation, përbën një vlerë të shtuar në përpjekjet tona për fuqizimin ekonomik të grave, zhvillimin e sipërmarrjes sociale dhe promovimin e artizanatit tradicional.

Ekspozita “Thurja e Qilimave” në Tiranë mundësuar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara përfaqëson një tjetër hap në krijimin e mundësive konkrete për rritjen e dukshmërisë dhe aksesit në treg të punimeve të realizuara nga artizanet e sipërmarrjes sociale.

Falënderojmë Peace Corps Albania për bashkëpunimin, mbështetjen dhe për ndarjen e kësaj historie me një audiencë më të gjerë. 🤝✨

Risena Xhaja

📺 “Thurja e Qilimave” në vëmendjen e medias! Jemi të lumtur që hapja e ekspozitës 🧶 “Thurja e Qilimave” ka tërhequr jo v...
07/08/2026

📺 “Thurja e Qilimave” në vëmendjen e medias!

Jemi të lumtur që hapja e ekspozitës 🧶 “Thurja e Qilimave” ka tërhequr jo vetëm interesin e vizitorëve, por edhe vëmendjen e medias, e cila i ka kushtuar një hapësirë të dedikuar kësaj iniciative. 🎥✨

Përmes kësaj pasqyre mediatike, një audiencë edhe më e gjerë ka mundësinë të njihet me punën e artizaneve të sipërmarrjes sociale “Tradita ime Artizanale”, mjeshtërinë e thurjes së qilimave dhe përpjekjet për ruajtjen e promovimin e kësaj tradite. 🪡🧵

🤝 Falënderojmë AAPSK për mbështetjen e vazhdueshme, e cila mundëson që këto punime dhe historitë pas tyre të prezantohen më gjerësisht për publikun.

📍 Publik Galeri, Rruga Hasan Alla, Tiranë
📅 Ekspozita qëndron e hapur deri më 4 shtator 2026
🕘 E hënë – E premte | 09:00–17:00

🙏 Faleminderit medias për hapësirën dhe vëmendjen e dedikuar!

Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dh...

🧶 Hapet Ekspozita Artizanale “Thurja e Qilimave”Me mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Administrimit të Pasurive t...
03/08/2026

🧶 Hapet Ekspozita Artizanale “Thurja e Qilimave”

Me mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), sipërmarrja sociale Tradita ime artizanale ju fton të vizitoni ekspozitën e saj gjatë gjithë muajit Gusht 2026 në ambientet e Publik Galeri, në Rrugën Hasan Alla, Tiranë.

Në këtë hapësirë, e cila dikur ishte pasuri e konfiskuar dhe sot shërben për komunitetin, do të ekspozohen punime unike të realizuara me mjeshtëri nga artizanët shqiptarë, duke promovuar traditën e thurjes së qilimave dhe trashëgiminë tonë kulturore.

📅 Ceremonia e hapjes: 5 Gusht 2026
🕙 Ora: 10:00
📍 Publik Galeri, Rruga Hasan Alla, Tiranë

Ju mirëpresim të njiheni nga afër me historitë që rrëfehen përmes çdo motivi dhe çdo fijeje të punuar me dorë, si dhe të mbështesni artizanët që mbajnë gjallë një nga traditat më të vyera të vendit tonë.

🎥 Përmbyllim me sukses rrugëtimin 17-mujor të një iniciative që solli ndryshim real për të rinjtë NEET në Elbasan, Cërri...
30/07/2026

🎥 Përmbyllim me sukses rrugëtimin 17-mujor të një iniciative që solli ndryshim real për të rinjtë NEET në Elbasan, Cërrik, Librazhd dhe Prrenjas.

🌱 Shumë prej tyre në fillim ishin skeptikë, por me mbështetje, këshillim dhe mundësi konkrete arritën ndryshimin që kishin kërkuar prej vitesh.

🤝 Falënderojmë të gjithë aktorët lokalë, institucionet, partnerët dhe bashkëpunëtorët që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi dhe kontribuuan në suksesin e tij.

📌 Projekti “Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan - Cërrik - Librazhd & Prrenjas” zbatohet nga Fondacioni Joscelyn në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

UNDP Albania European Union in Albania



Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube.

🧸 Të investosh te fëmijët do të thotë të investosh te e ardhmja.Ornela dhe Ledja janë dy nga të rinjtë që sot kontribuoj...
28/07/2026

🧸 Të investosh te fëmijët do të thotë të investosh te e ardhmja.

Ornela dhe Ledja janë dy nga të rinjtë që sot kontribuojnë në çerdhet dhe kopshtet e Prrenjasit, duke ofruar çdo ditë kujdes, mbështetje dhe përkushtim për fëmijët e komunitetit.

🎨 Përmes lojës, aktiviteteve edukative dhe përkujdesjes së vazhdueshme, ato ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt, gjithëpërfshirës dhe nxitës për zhvillimin e fëmijëve në vitet e para të jetës.

🤝 Angazhimi i tyre është një shembull i bukur se si mundësitë e krijuara për të rinjtë kthehen në shërbime me vlerë për komunitetin. Ornela dhe Ledja janë vetëm dy nga shumë të rinjtë që po ndërtojnë rrugëtimin e tyre profesional, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe edukimin e brezit më të vogël.

👏 I urojmë shumë suksese Ornelës dhe Ledjës dhe i falënderojmë për përkushtimin me të cilin kujdesen çdo ditë për fëmijët.

Projekti “Të rinjtë për Tregun e Punës në Elbasan - Cërrik - Librazhd & Prrenjas” zbatohet nga Fondacioni Joscelyn në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, në kuadër të projektit BE për Përfshirjen në Tregun e Punës, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga PNUD Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

United Nations Development Programme in Albania EU Delegation to Albania

Address

Lagja: Qemal Stafa; Pallati 37/2, Kati 2 Sipër Tek NEPTUNI
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00
Sunday 09:00 - 17:00

Telephone

+355693767707

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Joscelyn Foundation posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Joscelyn Foundation:

Shortcuts

Share