INAC Albania

INAC Albania INAC është një organizatë jofitimprurëse që ka në fokus të punës së saj median dhe aktivizmin qytetar

🏛️ Të rinjtë në veprim për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit!Në kuadër të projektit “Nga vendimi në veprim – Ri...
05/08/2026

🏛️ Të rinjtë në veprim për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit!

Në kuadër të projektit “Nga vendimi në veprim – Rinia për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit”, të rinjtë pjesëmarrës, nën udhëheqjen e znj. Albana Drenogllava, specialiste në Sektorin e Trashëgimisë Kulturore Elbasan, u njohën nga afër me vlerat dhe problematikat e monumenteve të qytetit.

Gjatë vizitës, ata evidentuan nevojat për ndërhyrje dhe diskutuan mbi rolin e institucioneve dhe të komunitetit në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Përmes këtij projekti, të rinjtë do të angazhohen si Ambasadorë të Trashëgimisë, duke monitoruar zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit, organizuar aktivitete ndërgjegjësuese dhe forcuar dialogun ndërmjet komunitetit dhe institucioneve.

Projekti CulturAL zbatohet nga National Center for Community Services (NCCS) dhe Qendra Artivista, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. 🇪🇺

#

🧠 Përkujdesi për mirëqenien mendore si fuqi! 🧠Përfaqësuesi ynë sapo u kthye nga trajnimi Youth@Work në Olsztyn të Poloni...
29/07/2026

🧠 Përkujdesi për mirëqenien mendore si fuqi! 🧠
Përfaqësuesi ynë sapo u kthye nga trajnimi Youth@Work në Olsztyn të Polonisë, një eksperiencë intensive e fokusuar në fuqizimin e kompetencave për mirëqenien mendore dhe reziliencën! 🇵🇱✨
I organizuar nga SALTO Eastern Europe and Caucasus dhe FRSE, ky aktivitet bëri bashkë punonjës rinorë nga e gjithë Europa për të eksploruar metoda praktike, ushtrime ndërvepruese dhe strategji për përballimin e sfidave të sotme nga ndikimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, te lidershipi.
Si INAC, jemi krenarë që vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona për t’u ofruar të rinjve mjedise sa më mbështetëse dhe inovative. Tani, me mjete të reja praktike dhe me partneritete të forta ndërkombëtare, jemi gati t’i vëmë këto njohuri në zbatim në projektet tona të ardhshme! 🚀
Një falënderim i veçantë për organizatorët për këtë mundësi të shkëlqyer zhvillimi! 🤝🌱
PuneRinore Rezilienca SoftSkills AktivizimRinor

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e tras...
22/07/2026

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, një nga studiuesit më të njohur shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale.

Ai lindi më 3 korrik 1937 në Shkodër. Me një karrierë të gjatë si studiues, pedagog dhe specialist në Institutin e Monumenteve të Kulturës, akad. Riza ka dhënë një kontribut të spikatur në dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë materiale shqiptare.

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë "Qyteti–Muze i Gjirokastrës" (1980), një studim themelor mbi trashëgiminë ndërtimore të Gjirokastrës, banesat karakteristike dhe vlerat e saj si qytet-muze, si edhe "Banesa shqiptare me qoshk" (2018), monografi e botuar nga Akademia e Shkencave, e cila trajton tipologjinë e banesave popullore shqiptare me qoshk dhe vlerat e tyre arkitektonike.

Akademik Riza ishte autor i 16 monografive, pesë prej tyre në bashkautorësi, si edhe i 134 artikujve shkencorë të botuar në revista të specializuara, ndër to "Studia Albanica", "Arkitektura popullore shqiptare" dhe "Monumentet", ku trajtoi tipologjitë e banesave popullore, strukturat ndërtimore dhe trashëgiminë e qyteteve historike.

Ai ishte gjithashtu kryeredaktor i revistave "Studia Albanica" dhe "Monumentet", duke nxitur botimin e studimeve mbi trashëgiminë kulturore shqiptare. Akademik Riza ishte nismëtar i Ligjit "Për trashëgiminë kulturore" dhe kryesues i grupit të punës për përgatitjen e dosjeve të Gjirokastrës dhe Beratit për UNESCO-n, ç'ka kontribuoi në përfshirjen e këtyre qyteteve në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, akademik Emin Riza u nderua me titullin "Qytetar Nderi" i Gjirokastrës dhe i Beratit. Ai ishte gjithashtu anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, një vlerësim i rëndësishëm i autoritetit të tij shkencor në mbarë hapësirën shqiptare.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Komisioni i Përhershëm i Trashëgimisë Kulturore i shprehin familjes, miqve, komunitetit akademik dhe bashkëpunëtorëve ndër vite të akademik Emin Rizës ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe njerëzore dhe shkencore.

Homazhet do të mbahen sot në ambientet e agjencisë funerale Alba 2000, pranë Medresesë. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet në orën 16:00, në varrezat e Tufinës.

🌍 INAC is ready to host your next mobility experience!The Anna Lindh Foundation – ALF in Motion 2026 call is now open!Th...
16/07/2026

🌍 INAC is ready to host your next mobility experience!

The Anna Lindh Foundation – ALF in Motion 2026 call is now open!

The Information Network for Active Citizenship (INAC), based in Elbasan, Albania, welcomes applications from organisations across the Euro-Mediterranean region interested in carrying out a mobility visit in Albania.

As a Host Organisation, INAC offers expertise in:
🎙️ Independent media and journalism
🗞️ Community engagement and active citizenship
👥 Youth participation and capacity building
🎭 Cultural heritage and intercultural dialogue
🌱 Social inclusion, human rights and local development

If your organisation is looking for a reliable partner to exchange experiences, develop joint initiatives and strengthen regional cooperation, INAC would be pleased to host your mobility visit.

📅 The ALF in Motion programme supports international mobility for organisations working in intercultural dialogue and civil society across the Mediterranean.

🔗 Learn more about the call and apply:
https://alf.website/en/alfinmotion-3/

📩 Interested in partnering with INAC? Contact us [email protected] to explore a joint mobility proposal.

🌿 Empathy in action! 🌿Our representative just spent an incredible, transformative week in Poland for the communiCARE 5.0...
05/07/2026

🌿 Empathy in action! 🌿

Our representative just spent an incredible, transformative week in Poland for the communiCARE 5.0 training course! hosted by Fundacja Instytut Innowacji in the peaceful surroundings of Chutor Gorajec. ✨

From June 20-27, we dove deep into the power of understanding and connection. In a beautifully safe, non-formal, and learner-centered space, our team member explored:

✨ The core assumptions of empathic communication.

🔍 Exploring deep personal feelings and needs.

🌱 Reflecting on daily relationships—both with others and ourselves.

🤝 Building powerful new international partnerships.

As youth workers, we know that words matter. This training wasn’t just about theory; it was about practicing curiosity, experimenting, and embracing mistakes without blame. 🤍

Now, our representative is back and ready to act as a multiplier, bringing these vital soft skills and empathic principles straight back to our local community and the young people we work with! 🚀

A massive thank you to Fundacja Instytut Innowacji for organizing such a heartwarming and impactful experience. 🕊️🇵🇱

ChutorGorajec YouthWork GlobalPartnerships NGOlife

📌Fuqizimi i grave dhe vajzave kërkon bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të koordinuar. Në këtë kuadër, sot përmes projektit ...
29/06/2026

📌Fuqizimi i grave dhe vajzave kërkon bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të koordinuar. Në këtë kuadër, sot përmes projektit RISE HER, bëmë bashkë në Elbasan aktorët kyç që punojnë për adresimin e pabarazive gjinore dhe fuqizimin e vajzave dhe grave për një jetesë të pavarur.
✅️Ky event krijoi një platformë interaktive për rrjetëzim dhe shkëmbim përvojash, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe partneriteteve ndërmjet organizatave të shoqërisë civile, institucioneve lokale dhe aktorëve të tjerë.
💡 Në qendër të këtij eventi ishin organizatat përfituese të skemës së nën-granteve të projektit Rise Her; ADRA, Nisma ARSIS, INAC, IRCA, Të Dhurojmë Jetë dhe YRCI, të cilat prezantuan rezultate dhe modele konkrete nga ndërhyrjet e tyre, që po kontribuojnë në fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet.
Aktiviteti ishte një hapësirë reale dialogu dhe reflektimi mbi:
🔸️ndikimin konkret të ndërhyrjeve në jetën e grave dhe vajzave;
🔸️sfidat në adresimin e dhunës me bazë gjinore;
🔸️ rolin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të komunitetit;
🔸️ nevojën për përfshirjen aktive të burrave dhe djemve në këtë proces.
✅️Përmes diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit ndanë përvoja, mësime dhe ide për të ndërtuar ndërhyrje më të qëndrueshme dhe me ndikim afatgjatë.
💭Mesazhi është i qartë: adresimi i pabarazive gjinore dhe dhunës nuk mund të bëhet i izoluar. Ai kërkon bashkëpunim, besim dhe angazhim të përbashkët.
ℹ️Projekti “RISE HER – Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur” financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga World Vision Albania dhe Forumi i Gruas Elbasan, me mbështetjen e Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS
Institute of Romani Culture in Albania - IRCA
Youth Rights and Citizenship Initiative - YRCI
INAC Albania
Te Dhurojme Jete
ADRA Albania

🎉 INAC nis zyrtarisht zbatimin e projektit në kuadër të rrjetit CulturAL!Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se INAC është n...
28/06/2026

🎉 INAC nis zyrtarisht zbatimin e projektit në kuadër të rrjetit CulturAL!

Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se INAC është një nga 10 organizatat përfituese të skemës së nëngrantimit të projektit CulturAL, duke nisur zyrtarisht zbatimin e projektit:

🏛️ “Nga vendimi në veprim, rinia për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit”

Përmes këtij projekti do të angazhojmë të rinjtë si Ambasadorë të Trashëgimisë, të cilët do të monitorojnë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Elbasanit, do të zhvillojnë aktivitete ndërgjegjësuese dhe do të kontribuojnë në forcimin e dialogut mes komunitetit dhe institucioneve.

📌 Projekti synon:
✅ Rritjen e ndërgjegjësimit për trashëgiminë kulturore.
✅ Përfshirjen aktive të të rinjve në mbrojtjen e saj.
✅ Promovimin e përgjegjshmërisë institucionale dhe pjesëmarrjes qytetare.

Falënderojmë drejtuesit e projektit CulturAL për besimin dhe mezi presim të ndajmë me ju çdo hap të këtij rrugëtimi në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore.

Projekti CulturAL zbatohet nga National Center for Community Services (NCCS) dhe Qendra Artivista, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Në 19 qershor në shesh me të rinjtë! Kundër dezinformimit, pro informimit të publikut në Javën e Shoqërisë Civile!
17/06/2026

Në 19 qershor në shesh me të rinjtë! Kundër dezinformimit, pro informimit të publikut në Javën e Shoqërisë Civile!

Kultura është urë lidhëse!
20/05/2026

Kultura është urë lidhëse!

Kultura na bashkon | Culture Connects Us

Muaji maj vjen si kujtesë për të celebruar zërat kulturorë që i japin jetë Evropës.
Nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore te avokimi, kultura është ura që na lidh të gjithë, pavarësisht kufijve.
Së bashku ndërtojmë një Evropë gjithëpërfshirëse, krijuese dhe i japim frymë trashëgimisë sonë.
***
May reminds us to celebrate the cultural voices that bring Europe to life.
From heritage protection to creative advocacy, culture is the bridge that unites us beyond borders.
Together, we build an inclusive, creative Europe and breathe life into our shared heritage.

📸Fotoja është krijim me IA | Image created with AI

Blerjana Bino, Head of SCiDEV and a key member of the SafeJournalists Network, together with Dea Elmasllari, stopped by ...
18/05/2026

Blerjana Bino, Head of SCiDEV and a key member of the SafeJournalists Network, together with Dea Elmasllari, stopped by Elbasan to discuss the crucial role of sub-granting in local media.
Featured in a dedicated podcast, they shared valuable insights on:
• Quality Reporting: How sub-granting empowers female journalists to deliver high-quality, impactful, and independent local reporting.
• Safety on the Ground: The current challenges faced by journalists and the mechanisms needed to protect them.
• The Need for Support: Why local media requires more resources and structural support to thrive.
Empowering local media means empowering the whole community! 💡

Address

Elbasan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when INAC Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to INAC Albania:

Shortcuts

Share