24/09/2026
Kohet e fundit edhe ne Ballkan ka patur raste te virusit te Nilit dhe se fundi eshte shenuar nje rast dhe ne vendin tone.Virusi transmetohet nga pickimi i Mushkonjave. Shenjat klinike te saj jane Ethe prej shume ditesh dhe dhimbje trupi.Ndersa per personat qe kane semundje bashkeshoqeruese mund te jape nderlikime te Sistemit nervore.
Duke qene se jemi nje vend i ngohte realativisht nuk duhet te nenvleftesohet duhen marre masa parandaluese si personale dhe Institucionet perkatese. Konkretisht : Mbrojtja Personale
•Përdorni ilaçe kundër mushkonjave: Vendosni sprej kundër insekteve që përmbajnë vaji i eukaliptit të limonit (Oil of Lemon Eucalyptus (OLE) në lëkurë dhe rroba.
•Vishni rroba mbrojtëse: Përdorni këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata, çorape dhe këpucë kur dilni jashtë kur shkoni ne vende me bare dhe peme me lageshtire
•Shmangni orët aktive të mushkonjave: Qëndroni të mbrojtur ose shmangni ambientet e hapura gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes kur mushkonjat janë më aktive.
Mbrojtja e Mjedisit dhe Komunitetit
• Eliminoni ujin e ndenjur: Zbrazni rregullisht vazot e luleve, bidonët, Pishinat e vogla ose çdo enë tjetër ku mblidhet ujë, pasi atje shumohen mushkonjat.
•Vendosni rrjeta mbrojtëse: Përdorni rrjeta kundër insekteve në dritare dhe dyer për të penguar futjen e tyre në shtëpi.
•Dezinfektimi i zonave: Autoritetet vendore duhet të kryejnë rregullisht spërkatje kundër mushkonjave në zonat urbane dhe rurale pranë vatrave të ujit