Levizja Rinore Egjyptiane & Rome

Directions Website Contact the organization

Levizja Rinore Egjyptiane & Rome Shoqata nuk do të ndjekë qëllime politike, është jo fitimprurëse dhe jo-qeveritare.

LRER është një shoqatë me anëtarësi, jo-fitimprurëse, e themeluar ligjërisht me anë të vendimit nr. 3754, datë 11.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me seli në Elbasan. Fokusi i veprimtarisë së shoqatës është mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të anëtarëve të minoritetit Rom dhe Egjiptian, aksesi i shërbimeve publike në fushat si : strehimi, punësimi, arsimimi, lufta kundër diskriminimit si dhe përhapja e ndjenjës dhe kulturës rome dhe egjiptiane. Misioni i shoqatës është advokimi për një qasje të barabartë të minoritetit Rom dhe Egjiptian për sa i përket të drejtave të njeriut në aspektin e shërbimeve publike dhe sociale; për sigurimin e arsimit dhe këshillave të karrierës për studentët e komunitetit; për rritjen e pjesëmarrjes së këtyre komuniteteve në jetën publike; kryerjen e studimeve kërkimore për dokumentimin dhe institucionalizimin e trashëgimisë kulturore të minoritetit Rom dhe Egjiptian; promovimin e shkëmbimit kulturor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet minoriteteve Rome e Egjiptiane dhe komuniteteve të tjera brenda dhe jashtë vendit. Vizioni i shoqatës është që nëpërmjet punës dhe dedikimit të anëtarëve të kontribuojë në drejtim zgjimi, zhvillimi dhe përhapja e ndjenjës dhe kulturës Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri dhe më gjerë. Për arritjen e qëllimit të saj shoqata do të bashkëpunojë me institucione shtetërore, shoqata dhe fondacione shqiptare ose të huaja, si dhe do të botojë literaturë me përmbajtje shkencore dhe kulturore.

Nga përvoja te mundësia, nga aftësitë te punësimi!Të njohësh aftësitë e tua, të kuptosh kërkesat e tregut të punës dhe t...
23/10/2026

Nga përvoja te mundësia, nga aftësitë te punësimi!

Të njohësh aftësitë e tua, të kuptosh kërkesat e tregut të punës dhe të përgatitesh për mundësitë e reja janë hapa të rëndësishëm drejt punësimit të qëndrueshëm.

Në vijim të mbështetjes për 15 përfitues Romë dhe Egjiptianë, të cilët kanë përfunduar angazhimin e tyre në programin “Puna Publike në Komunitet”, LRER zhvilloi trajnimin e dytë me temë “Tani jam gati për tregun e punës”.

Përmes prezantimit, diskutimeve, punës në grup dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit u angazhuan në reflektimin mbi aftësitë dhe përvojën e tyre, përgatitjen për procesin e kërkimit të punës dhe hapat që mund të ndërmarrin për të përmirësuar mundësitë e tyre të punësimit.

Trajnimi synoi të forcojë gatishmërinë e pjesëmarrësve për të përballuar kërkesat e tregut të punës dhe për ta kthyer përvojën e fituar në programin “Puna Publike në Komunitet” në një pikënisje për mundësi të reja profesionale.

Projekti “Rritja e kapaciteteve të punëkërkuesve Romë dhe Egjiptianë për t'u integruar në tregun e punës” zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome (LRER), në kuadër të programit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” ( ), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Zyra Suedeze e Punësimit dhe FSHDPAK, në partneritet me AKPA.

Gjatë ditës së sotme u zhvillua trajnimi i dytë me grupin e grave dhe vajzave rome dhe egjiptiane monitoruese të komunit...
22/10/2026

Gjatë ditës së sotme u zhvillua trajnimi i dytë me grupin e grave dhe vajzave rome dhe egjiptiane monitoruese të komunitetit, në kuadër të projektit “Shërbime Sociale Gjithëpërfshirëse përmes Monitorimit Komunitar dhe Llogaridhënies Sociale të Udhëhequr nga Gratë”, që zbatohet në bashkine Elbasan.

Trajnimi u fokusua te barazia gjinore dhe mosdiskriminimi, duke trajtuar rolet dhe stereotipet gjinore, format e diskriminimit, pabarazitë në aksesin ndaj të drejtave dhe shërbimeve, si dhe pengesat me të cilat mund të përballen gratë dhe vajzat rome dhe egjiptiane në jetën e përditshme.

Përmes diskutimeve të hapura, shembujve konkretë dhe analizës së situatave praktike, pjesëmarrëset reflektuan mbi mënyrën se si pabarazitë gjinore dhe diskriminimi ndikojnë në ushtrimin e të drejtave dhe në pjesëmarrjen në jetën e komunitetit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rolit të monitorueseve në identifikimin dhe dokumentimin e pengesave, si dhe njohjes së mekanizmave ku mund të kërkohet informacion, mbështetje apo referim.

Përmes kësaj qasjeje pjesëmarrëse, synojmë të forcojmë njohuritë dhe aftësitë e grave dhe vajzave për të identifikuar problematikat që prekin komunitetin dhe për të kontribuar në përmirësimin e aksesit në shërbime dhe në llogaridhënien sociale.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Leave No One Behind” (LNB3), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe zbatohet nga UNDP Albania, UNFPA, UNICEF dhe UN Women, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Nga Puna Publike në Komunitet drejt punësimit të qëndrueshëm!Përfundimi i një angazhimi të përkohshëm në punë krijon mun...
21/10/2026

Nga Puna Publike në Komunitet drejt punësimit të qëndrueshëm!

Përfundimi i një angazhimi të përkohshëm në punë krijon mundësinë për të planifikuar hapat e mëtejshëm drejt një integrimi më të qëndrueshëm në tregun e punës.

Në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të punëkërkuesve Romë dhe Egjiptianë për t'u integruar në tregun e punës”, LRER ka nisur një fazë të re mbështetjeje për 15 përfitues Romë dhe Egjiptianë, të cilët kanë përfunduar angazhimin e tyre në programin “Puna Publike në Komunitet”.

Aktiviteti i parë ishte trajnimi me temë “Njoh të drejtat dhe përgjegjësitë e mia në vendin e punës”. Trajnimi u zhvillua përmes një metodologjie pjesëmarrëse, duke kombinuar punën në grup, diskutimet dhe shkëmbimin e përvojave mes pjesëmarrësve. Kjo qasje nxiti reflektimin mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në marrëdhëniet e punës, rëndësinë e njohjes së tyre dhe zbatimin e këtyre njohurive në situata konkrete të jetës profesionale.

Kjo fazë do të vijojë me këshillim të individualizuar, vlerësimin e situatës së secilit përfitues dhe identifikimin e pengesave e mundësive për punësim. Synimi është të mbështeten pjesëmarrësit në ndërmarrjen e hapave konkretë drejt punësimit të vazhdueshëm ose mundësive të tjera të punësimit formal, duke e kthyer përvojën e fituar gjatë programit “Puna Publike në Komunitet” në një pikënisje për zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe pavarësinë ekonomike.

Projekti zbatohet nga Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome (LRER), në kuadër të programit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” ( ), financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Zyra Suedeze e Punësimit dhe FSHDPAK, në partneritet me AKPA.

📍Neni 95 i Ligjit nr. 43/2015: Statusi i Klientit në Nevojë, një detyrim ligjor ende i pazbatuar në ShqipëriPrej vitesh ...
19/10/2026

📍Neni 95 i Ligjit nr. 43/2015: Statusi i Klientit në Nevojë, një detyrim ligjor ende i pazbatuar në Shqipëri

Prej vitesh kemi kërkuar që qeveria shqiptare të miratojë VKM-në për zbatimin e nenit 95 të ligjit për sektorin e energjisë elektrike, miratuar që në vitin 2015, për të garantuar mbështetje për familjet në nevojë. Kemi këmbëngulur që kjo e drejtë të mos mbetet vetëm në letër, por ende nuk kemi një mekanizëm të tillë të miratuar.

Ndërkohë, Kosova ka avancuar duke hartuar një program konkret për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë, ndryshe nga kompesimi qe ben qeveria shqiptare.

Familjet që mezi përballojnë shpenzimet e përditshme nuk kanë nevojë për më shumë pritje, por për mbështetje konkrete. Qeveria shqiptare duhet të marrë shembull nga Kosova dhe ta kthejë ligjin në një mbështetje reale për njerëzit që kanë më shumë nevojë.

🔗 https://mpfvlc.rks-gov.net/njoftimet/programi-per-mbrojtjen-e-konsumatoreve-te-cenueshem-te-energjise-elektrike-ne-kosove-2026-2027/

18/10/2026

📢LRER shpreh shqetësimin për situatën e krijuar gjatë protestave të fundit, veçanërisht për raportimet mbi dhunën policore ndaj protestuesve, mes të cilëve ka studentë dhe të mitur.

Të rinjtë që dalin për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar llogari meritojnë të dëgjohen, jo të përballen me dhunë. Policia ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe të garantojë sigurinë e tyre. Çdo rast i përdorimit të pajustifikuar të forcës duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Njëkohësisht, LRER thekson se protesta duhet të mbetet paqësore, pa dhunë ndaj personave dhe pa shkatërrim të pronës publike apo private. E drejta për të protestuar duhet ushtruar duke respektuar të drejtat dhe sigurinë e të tjerëve.

LRER kërkon respektimin e të drejtave të qytetarëve, transparencë institucionale dhe përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit.

15/10/2026

Kryeministri ka falënderuar punonjësit e pastrimit për punën e bërë gjatë gjithë natës, për ta rikthyer qytetin në normalitet. Dhe me të drejtë! Por, a duhet të ndodhë një situatë e tillë që të kujtohemi për mundin dhe vështirësinë e punës së tyre?

Në ditët e zakonshme, puna e tyre shpesh kalon pa u vënë re. Ndërsa vlerësimi i vërtetë nuk mund të mbetet vetëm te falënderimet dhe postimet në rrjetet sociale.

Këta punëtorë meritojnë paga të mira, kushte dinjitoze pune dhe njohje reale të vështirësisë së profesionit të tyre. Kjo duhet të përkthehet në masa konkrete, përfshirë njohjen e punës së pastrimit si punë e vështirë dhe e rrezikshme, dhe përfshirjen e saj në VKM nr. 207.

Sepse nuk mjafton t’i falënderojmë kur qyteti ka më shumë nevojë për ta. Duhet t’i vlerësojmë çdo ditë, përmes të drejtave, pagave dhe kushteve që meritojnë.

Dinjiteti i punëtorëve nuk matet me fjalët që u themi, por me mënyrën si i trajtojmë!

📢 Të drejtat sociale dhe shërbimet në fokus të trajnimit të parë për grupin e monitorueseve komunitare.Në kuadër të proj...
15/10/2026

📢 Të drejtat sociale dhe shërbimet në fokus të trajnimit të parë për grupin e monitorueseve komunitare.

Në kuadër të projektit “Shërbime Sociale Gjithëpërfshirëse përmes Monitorimit Komunitar dhe Llogaridhënies Sociale të udhëhequr nga gratë”, gjatë ditës së sotme u zhvillua trajnimi i parë me 10 gratë dhe vajzat e përzgjedhura për grupin e avokimit dhe monitorimit komunitar.

Gjatë trajnimit u trajtuan çështje që lidhen me të drejtat sociale, shërbimet kryesore për familjet, institucionet përgjegjëse dhe procedurat për aksesimin e këtyre shërbimeve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua të drejtave të qytetarëve në marrëdhëniet me institucionet dhe mekanizmave të ankesave në rastet kur hasen pengesa në marrjen e shërbimeve.

Përmes punës interaktive në grup, diskutimeve dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrëset ndanë përvoja, analizuan situata konkrete dhe u angazhuan në identifikimin e nevojave dhe pengesave që mund të hasin familjet në aksesin ndaj shërbimeve sociale. Aktivitetet synuan të forcojnë aftësinë e tyre për të dalluar problematikat që kërkojnë verifikim, për të mbledhur informacion në mënyrë të kujdesshme dhe për të evidentuar çështjet që mund të kërkojnë ndërhyrje apo advokim pranë institucioneve përgjegjëse.

🤝 Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe vajzave për të luajtur një rol aktiv në monitorimin e shërbimeve sociale, përfaqësimin e nevojave të komunitetit dhe promovimin e një aksesi më të barabartë në shërbime.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Leave No One Behind” (LNB3), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe zbatohet nga UNDP Albania, UNFPA, UNICEF dhe UN Women, në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

  -  Çdo vajzë meriton të rritet e sigurt, të mësojë, të ëndërrojë dhe të ketë zërin e saj të dëgjohet.LRER mbështet fuq...
11/10/2026

-

Çdo vajzë meriton të rritet e sigurt, të mësojë, të ëndërrojë dhe të ketë zërin e saj të dëgjohet.

LRER mbështet fuqizimin e vajzave dhe të drejtën e tyre për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

✨ Të investojmë te vajzat sot, për një të ardhme më të drejtë nesër! 💜

07/10/2026
07/10/2026

7 Tetor - Dita Ndërkombëtare e Punës së Denjë

Në tubimin e mbatur sot në kuadër të ditës për punë të denjë, shprehëm në emër të punëtorëve të pastrimit mungesën e kushteve dinjitoze dhe vështirësitë në punë me të cilat përballen çdo ditë.

📣Thirrja që drejtuam sot institucioneve përgjegjëse ishte rishikimi i VKM nr. 207/2002, “Për përcaktimin e punëve të vështira ose të rrezikshme”, me synim vlerësimin e përfshirjes së sektorit të pastrimit në këto kategori pune, dhe për pasojë përmirësimin e kushteve për të garantuar një punë të denjë.

Address

Lagja Qemal Stafa, Përballë Ish Poliklinikës Dentare
Elbasan
3001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Levizja Rinore Egjyptiane & Rome posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Levizja Rinore Egjyptiane & Rome:

Shortcuts

Share