14/09/2026
Të dashur fëmijë dhe prindër,
Me shumë dashuri dhe urimet më të mira, ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! 💛
Qoftë ky vit i mbushur me dije të reja, buzëqeshje, miqësi të bukura dhe hapa të vegjël drejt ëndrrave të mëdha. Çdo ditë në shkollë është një mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të zbuluar sa shumë mund të arrijmë.
Të dashur prindër, mbështetja, durimi dhe dashuria juaj janë dhuratat më të çmuara që mund t’u ofroni fëmijëve. Besoni tek ata, dëgjojini dhe inkurajojini në çdo hap të rrugëtimit të tyre. 🌱
Si logopede, ju kujtoj se çdo fjalë e re, çdo përpjekje për të komunikuar dhe çdo përparim i vogël është një arritje e madhe. Le t’i ndihmojmë fëmijët të shprehen, të besojnë te vetja dhe të shkëlqejnë në mënyrën e tyre. 🗣️✨
Suksese të gjithë fëmijëve në këtë vit të ri shkollor!
Qoftë një vit plot dije, dashuri, përparim dhe ëndrra të realizuara! ❤️
Me shumë përzemërsi,
Logopede Klodjana Karaj 🌷