Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF

Call Directions Website

Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF FAITH - A BRIDGE THAT UNITES US

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan (QBNFE) është Organizatë Jo Fitimprurëse (OJF) e themeluar nga udhëheqësit shpirtërorë të komuniteteve tona fetare tradicionale.

19/10/2026

REAGIM

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.

Tiranë, më 19 tetor 2026

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar zgjedh kryetarin e ri të Bordit Drejtues, Pastor Ilir IsarajNë mbledhjen e radhës të Bo...
19/10/2026

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar zgjedh kryetarin e ri të Bordit Drejtues, Pastor Ilir Isaraj

Në mbledhjen e radhës të Bordit Drejtues të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan, u zgjodh kryetari i ri i Bordit, Pastor Ilir Isaraj.

Pastor Ilir Isaraj është i diplomuar në Teologji dhe anëtar i Bordit Drejtues të Qendrës që prej vitit 2017, duke kontribuar ndër vite në promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare.

Gjatë mbledhjes u diskutua gjithashtu organizimi i Marshimit të Paqes për këtë vit, data e të cilit do të vendoset në ditët në vijim.

Anëtarët e Bordit theksuan rëndësinë e paqes, dialogut dhe solidaritetit, si vlera themelore për forcimin e bashkëjetesës dhe kohezionit shoqëror.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar riafirmon përkushtimin e saj ndaj harmonisë ndërfetare, paqes sociale dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve fetare, në shërbim të një shoqërie më të drejtë, më të bashkuar dhe më paqësore.

18/10/2026

DEKLARATË E KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË MBI SITUATËN E FUNDIT NË VEND

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po i ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që po zhvillohen, duke shprehur shqetësimin për çdo situatë që mund të cenojë paqen sociale, sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.

Ne besojmë se e drejta për t’u shprehur, për të protestuar dhe për të kërkuar llogaridhënie është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore, ndërsa ruajtja e paqes, respekti ndaj tjetrit dhe shmangia e çdo forme dhune janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

Në këto momente, nevojiten reflektim i sinqertë, urtësi dhe përgjegjësi nga të gjithë, për të vlerësuar pasojat e fjalëve dhe veprimeve tona mbi jetën e përbashkët. U bëjmë thirrje institucioneve t’u përgjigjen me seriozitet kërkesave të qytetarëve dhe të gjitha palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, maturi dhe përgjegjësi, duke shmangur gjuhën nxitëse, urrejtjen dhe çdo veprim që mund të thellojë përçarjen mes qytetarëve, duke vendosur dinjitetin njerëzor, sigurinë dhe të mirën e vendit në qendër të çdo vendimmarrjeje.

Çdo mosmarrëveshje, sado e ndërlikuar të jetë, duhet të kërkojë zgjidhje përmes dialogut, dëgjimit të ndërsjellë dhe respektimit të ligjit e institucioneve.

Shqipëria është shtëpia e përbashkët e të gjithëve. Dallimet në qëndrime dhe bindje nuk duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, por të na kujtojnë se paqja, dinjiteti njerëzor dhe e ardhmja e vendit janë vlera që na bashkojnë përtej çdo dallimi politik apo shoqëror.

Si institucion fetar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mbetet i përkushtuar ndaj paqes, harmonisë, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës. Ne besojmë se fjala e urtë është më e fortë se zemërimi, se dialogu është më frytdhënës se përplasja dhe se përgjegjësia ndaj së mirës së përbashkët duhet të udhëheqë çdo veprim.

Në këto ditë, lutemi që Zoti i Madhëruar t’i japë vendit tonë qetësi e urtësi, t’i udhëzojë të gjithë drejt së mirës, t’u dhurojë zemrave paqe e mirëkuptim dhe t’i ndihmojë drejtuesit, qytetarët dhe të gjithë aktorët e shoqërisë të gjejnë rrugën e dialogut dhe të zgjidhjeve të drejta.

Zoti e ruajtë Shqipërinë, i mbrojtë qytetarët e saj dhe na udhëzoftë të gjithëve drejt paqes, drejtësisë dhe së mirës së përbashkët. Amin!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Në meshën e mbajtur sot, Kryepiskopi Joan Pelushi  bëri edhe një thirrje që ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të ma...
18/10/2026

Në meshën e mbajtur sot, Kryepiskopi Joan Pelushi bëri edhe një thirrje që ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendimet e duhura për vendin, pasi u lexua një deklaratë e Këshillit Ndërfetar.

“Lutemi që Perëndia t'i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t'i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Kryepiskopi.

16/10/2026
DEKLARATËE Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, ElbasanQendra e Bashkëpunimit Ndërfetar po i ndjek me vëmendje dhe shqetë...
15/10/2026

DEKLARATË
E Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, Elbasan

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar po i ndjek me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e fundit në vend dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave.

Zëri i të rinjve duhet dëgjuar. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre, veçanërisht ato që lidhen me arsimin dhe të ardhmen, meritojnë vëmendje serioze dhe përgjigje institucionale. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të shprehen lirisht, me dinjitet dhe pa frikë.

E drejta për t’u shprehur dhe për të protestuar është themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore, qytetare e demokratike. U bëjmë thirrje të rinjve që protestat t’i zhvillojnë në mënyrë paqësore. Dhuna rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve, cenon pronën dhe dëmton bashkëjetesën shoqërore. Policia dhe institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë me profesionalizëm e maturi, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore.

U bëjmë thirrje qeverisë t’i dëgjojë kërkesat e protestuesve dhe të hapë dialog me ta. Përfaqësuesit politikë dhe institucionet duhet të krijojnë hapësira reale komunikimi me të rinjtë dhe t’u japin përgjigje shqetësimeve të tyre.

Mbrojtja e jetës, e dinjitetit njerëzor dhe e së ardhmes së brezit të ri është përgjegjësi e përbashkët. Dialogu, dëgjimi i ndërsjellë dhe angazhimi serioz janë rruga për të kapërcyer këtë situatë.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar
Elbasan
15 tetor 2026

NGA XHENOVA NË TIRANË: ÇELËSI I PAQES BASHKON ITALINË DHE SHQIPËRINËPas suksesit të edicionit të tretë të nismës “Një go...
15/10/2026

NGA XHENOVA NË TIRANË: ÇELËSI I PAQES BASHKON ITALINË DHE SHQIPËRINË

Pas suksesit të edicionit të tretë të nismës “Një goditje kundër luftës” (Un Calcio alla Guerra), të zhvilluar më 10 tetor në Xhenovë, European Muslims League (EML) po shqyrton mundësinë që Tirana të bëhet një nga qytetet e ardhshme të projektit ndërkombëtar “Çelësi i Paqes”.

Nisma e promovuar nga EML ndërthur sportin, diplomacinë dhe dialogun ndërfetar, me mbështetjen e World Organization of the States – International Parliament for Safety and Peace (WOS-IPSP). Projekti synon të afrojë qytete dhe komunitete përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëjetesës.

Manifestimi në Xhenovë u mbështet nga pesë rajone italiane, mbi dyzet bashki dhe katër bashki nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kameruni dhe Venezuela. Bashkia e Elbasanit mbështeti nismën, ndërsa Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan lehtësoi pjesëmarrjen shqiptare në veprimtari dhe në Marshimin për Paqen.

Programi përfshiu përfaqësues institucionalë, diplomatikë dhe fetarë. Gjatë veprimtarisë u dorëzua Çmimi Ndërkombëtar “Ndërtuesit e Paqes” kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim, dhe profesorit Mustafa Cerić, ish-myfti i madh i Bosnjë-Hercegovinës.

Projekti “Çelësi i Paqes” parashikon një turne ndërkombëtar futbolli, një Marshim për Paqen dhe një takim institucional e ndërfetar. Në përfundim, çelësi i dorëzohet simbolikisht qytetit mikpritës, i cili mund t’ia përcjellë më pas një qyteti tjetër, duke krijuar një rrjet ndërkombëtar solidariteti.

Përfshirja e Tiranës do të ishte domethënëse për traditën shqiptare të bashkëjetesës mes myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve. Nisma synon të zgjerohet edhe në Dakar, Kajro, Rabat dhe qytete të tjera të Mesdheut.

Nga Xhenova në Tiranë, Çelësi i Paqes përcjell një mesazh të qartë: paqja ndërtohet së bashku, qytet pas qyteti.

15/10/2026

Address

Elbasan
3000

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 19:00

Telephone

+355695515133

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Bashkëpunimit Ndër-Fetar QBNF posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share