Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla - Bashkia Durres

Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla - Bashkia Durres Qëndra synon të sigurojë mbështetje sociale-ekonomike dhe edukative për grupet në nevojë, në ÇFARË ËSHTË QENDRA KOMUNITARE?

Qëndra Komunitare Multifunksionale – Nishtulla, është njëqëndër e re, e cila ka hapur dyert e saj për grupet në nevojë,në Nëntor të vitit 2013, në zonën e Nish tullës - Durrës. E ndërtuar me vizionin, për të qënë një model i sigurimit tëshërbimeve të domosdoshme për komunitetin, kjo qendëka si qëllim të përmirësojë aksesin e komunitetit Rom dhe Egjyptian në shërbimet sociale nëpërmjet regjistrimit

civil,policimit në komunitet, përfshirjes në kurse profesionale si dhe vendosjes dhe forcimit të rrjeteve të mediatorëve Romë në fushën e shëndetit, arsimit, mbrojtjes së fëmijëve . Falë bashkëpunimit pushtet vendor-donatorë, kjo qendër është një investim i kryer me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara - Për Fuqizimin e Komuniteteve Lokale në Nevojë (FKLN), i cili është zbatuar nga UNICEF,UNDP, UNFPA, UNV, në partneritet me Bashkinë Durrës.

ÇFARË SYNON? Kjo qendër, synon të përmirësojë cilësinë e jetës të grupeve në nevojë, nëpërmjet fuqizimit të komunitetit në tërësi dhe integrimit të tij në jetën e qytetit, duke ofruar shërbime të ndryshme si dhe duke krijuar mundësinë për më shumë ndërveprim mes banorëve dhe institucioneve. Kjo qender eshte nen varesine dhe administrimin e Bashkise Durres dhe eshte ngritur nen kujdesin e vecante te Kryetarit te Bashkise, z.Vangjush Dako. Qendra eshte e hapur per bashkepunime dhe realizime aktivitetesh te perbashketa.

01/06/2026
Sot, në kuadër të Ditës së Familjes, zhvilluam një aktivitet të veçantë dhe plot emocione së bashku me nxënësit dhe mama...
15/05/2026

Sot, në kuadër të Ditës së Familjes, zhvilluam një aktivitet të veçantë dhe plot emocione së bashku me nxënësit dhe mamat e tyre. ❤️
Përmes lojërave interaktive, pyetësorëve argëtues “Sa mirë e njoh unë fëmijën tim?”, punimeve kreative me ngjyrosje dhe momenteve të bukura pranë kornizës sonë familjare për foto, krijuam kujtime të paharrueshme së bashku. 📚🎨👩‍👧‍👦
Gjatë bisedave dhe diskutimeve, folëm për rëndësinë e familjes, dashurinë, mbështetjen dhe rolin e çmuar që ka secili pjesëtar brenda saj. Ishte një ditë e mbushur me buzëqeshje, bashkëpunim dhe shumë ngrohtësi njerëzore. ✨
Familja është vendi ku fillon jeta dhe dashuria nuk mbaron kurrë. 💞
Nxenesit Dashuri Bashkepunim

Me 12 prill Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, së bashku me nxënësit zhvilluam një aktivitet ndërgjegj...
16/04/2026

Me 12 prill Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, së bashku me nxënësit zhvilluam një aktivitet ndërgjegjësues. Përmes diskutimeve të hapura, mesazheve sensibilizuese dhe posterave krijues, nxënësit reflektuan mbi sfidat me të cilat përballen këta fëmijë çdo ditë.
Ky aktivitet synoi të nxisë empatinë, solidaritetin dhe përgjegjësinë qytetare tek të rinjtë, duke i bërë ata zë për ata që shpesh nuk dëgjohen. Mesazhet e tyre ishin të qarta: çdo fëmijë meriton siguri, arsim dhe një të ardhme më të mirë.

🙏 Le të vazhdojmë të ndërgjegjësojmë dhe të veprojmë – sepse çdo fëmijë meriton një fëmijëri të sigurt dhe të lumtur.

📌 Ne kuader te Dites Boterore te Romeve, me 8 prill ne qendren tone festuam nje dite qe na kujton vlerat e diversitetit,...
16/04/2026

📌 Ne kuader te Dites Boterore te Romeve, me 8 prill ne qendren tone festuam nje dite qe na kujton vlerat e diversitetit, kultures dhe dinjitetit njerezor.
" Nje popull qe kendon per lirine dhe jeton per dinjitetin, eshte nje pasuri per te gjithe shoqerine"

Address

Nishtulla, Durres
Durrsi

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355695422433

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla - Bashkia Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Komunitare Multifunksionale Nishtulla - Bashkia Durres:

Shortcuts

Share