Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

Call Directions Website Contact the organization

Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center Qendra "Konsumatori Shqiptar"eshte nje organizate jo-fitimprurese qe ka si qellim perfaqesimin dhe mbrojtjen e interesave te konsumatoreve shqiptar!

14/10/2026

Një problem mjedisor. Një pyetje ligjore. Ku duhet të drejtoheni?

Keni konstatuar ndotje, hedhje të paligjshme mbetjesh, dëmtim të pyjeve apo ndërhyrje që mund të cenojnë mjedisin? Dëshironi të dini cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund të veproni?

Platforma “Avokati i Mjedisit” është krijuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve, organizatave dhe komuniteteve që përballen me problematika mjedisore dhe kanë nevojë për informacion apo orientim ligjor.

Përmes platformës mund të bëni pyetje ligjore, të raportoni shkelje mjedisore, edhe në mënyrë anonime, të njiheni me të drejtat tuaja dhe të ndiqni ecurinë e çështjes së raportuar.

Shërbimi është falas dhe i aksesueshëm online.

Në videon e mëposhtme ju tregojmë si të përdorni platformën dhe ku të gjeni shërbimet që ju nevojiten.

🌐 https://mjedisi.qksh.org

Njohja e të drejtave dhe përdorimi i mekanizmave ligjorë janë hapa të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network)

11/10/2026
09/10/2026

Po zhvillohet tani | Dita e parë e trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve mbi qeverisjen mjedisore, drejtësinë dhe përgjegjësinë sociale të biznesit (CSR)

Kur një problem mjedisor përbën shkelje administrative dhe kur një vepër penale? Si dokumentohet një rast dhe cilat janë rrugët ligjore e institucionale për të kërkuar përgjegjësi?

Këto janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot, më 8 tetor, në Tiranë, në ditën e parë të trajnimit për ngritjen e kapaciteteve të organizatave mbi qeverisjen dhe drejtësinë mjedisore.

Diskutimet nisin nga të drejtat mjedisore dhe Konventa e Aarhus-it, përfshirë aksesin në informacion, pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe të drejtën për t'iu drejtuar organeve të drejtësisë.

Në vijim, fokusi kalon te identifikimi i shkeljeve mjedisore, dallimi ndërmjet përgjegjësisë administrative dhe penale, si dhe dokumentimi i rasteve përmes mbledhjes së provave, shqyrtimit të lejeve dhe autorizimeve dhe përdorimit të mekanizmave të raportimit, ankimit dhe referimit.

Përmes ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit do të analizojnë raste konkrete, do të përgatisin dosjen e një problematike mjedisore dhe do të hartojnë një strategji veprimi, duke identifikuar institucionet përgjegjëse dhe mekanizmat më të përshtatshëm për ndërhyrje.

Synimi është që organizatat të forcojnë aftësitë për të kaluar nga evidentimi i një problemi mjedisor te dokumentimi, ndjekja institucionale dhe përdorimi i instrumenteve ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center

Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

02/10/2026

Po zhvillohet tani | Prezantim dhe diskutim rreth gjjetjeve të hartëzimit dhe Rrjetit të Mbrojtësve të Mjedisit
Jemi online me organizata mjedisore nga Shkodra, Lezha, Tirana, Vlora dhe zona të tjera të vendit, për të diskutuar gjetjet e hartëzimit të realizuar në kuadër të AJEG-Albania.
60 organizata kontribuuan në këtë proces, duke ndarë përvojën e tyre, fushat ku punojnë, sfidat me të cilat përballen dhe nevojat për të forcuar më tej punën e tyre.
Sot po i diskutojmë këto gjetje së bashku dhe, mbi këtë bazë, po flasim edhe për krijimin e Rrjetit të Mbrojtësve të Mjedisit: çfarë duhet të ofrojë, si mund të funksionojë dhe si mund të forcojë bashkëpunimin mes organizatave.
Falënderojmë të gjitha organizatat dhe përfaqësuesit e tyre që po na bashkohen sot, duke ndarë përvojat, perspektivat dhe idetë e tyre për zhvillimin e Rrjetit të Mbrojtësve të Mjedisit.
Ky bashkëpunim nuk përfundon me takimin e sotëm. Mirëpresim çdo informacion, foto apo rast nga organizatat lokale dhe qytetarët për problematika mjedisore në zonën e tyre. Çdo kontribut na ndihmon t’i bëjmë këto çështje më të dukshme dhe t’ua përcjellim institucioneve përgjegjëse.
Na shkruani në [email protected].
Ky projekt zbatohet nga Milieukontakt Shqipëri në partneritet me Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri dhe Qendrën “Konsumatori Shqiptar”, në kuadër të një thirrjeje për projekte të financuar nga Expertise France, me fonde nga AFD, si pjesë e projektit rajonal “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.
AFD - Agence Française de Développement
Expertise France
Savoirs AFD
INCA Albania
Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center
------------------------------------------

Happening now | Presentation and discussion of the mapping findings and the Environmental Defenders Network
We are online with environmental organisations from Shkodra, Lezha, Tirana, Vlora and other parts of the country to discuss the findings of the mapping carried out through AJEG-Albania.
60 organisations contributed to this process, sharing their experience, areas of work, the challenges they face and the support they need to strengthen their work.
Today, we are discussing these findings together and, on this basis, looking at the development of the Environmental Defenders Network: what it should offer, how it can work and how it can strengthen cooperation among organisations.
We thank all the organisations and their representatives joining us today and contributing their experiences, perspectives and ideas to the development of the Environmental Defenders Network.
This cooperation does not end with today’s meeting. We welcome information, photos or cases from local organisations and citizens about environmental problems in their communities. Every contribution helps us make these issues more visible and bring them to the attention of the responsible institutions.
Write to us at [email protected].
This project is implemented by Milieukontakt Albania in partnership with the Institute for Nature Conservation in Albania and the “Albanian Consumer” Centre, under a call for projects financed by Expertise France, with funds from AFD, as part of the regional project “Climate Environmental Justice Convergence in the Western Balkans”.

Më 24 shtator 2026, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara...
27/09/2026

Më 24 shtator 2026, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit – SAFECons”, i zbatuar nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

SAFECons mundësoi mbështetje të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorëve gjatë periudhës dhjetor 2024 – shtator 2026.
Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të drejtësisë, aktorë të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe studentë, duke krijuar një hapësirë për të diskutuar rezultatet e arritura, gjetjet dhe sfidat në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Në pjesën e parë të aktivitetit, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri znj. , Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural znj. , Agjencisë Kombëtare të Rinisë znj. dhe Bashkisë Shijak znj. Sonila Guzina përcollën fjalët e tyre përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile në mbrojtjen e konsumatorëve dhe forcimin e sigurisë ushqimore.
Në vijim të aktivitetit u prezantuan edhe rezultatet e arritjet e frytshme të projektit SAFECons.
Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit iu kushtua diskutimeve mbi gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe adresimin e sfidave për të ardhmen. Gjithashtu u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për autorët e artikujve mbi “Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e të rinjve në trajtimin e këtyre çështjeve.

Aktiviteti u përmbyll me diskutimin mbi sfidat dhe perspektivat për të ardhmen. Përmes SAFECons, u synua dhe u arrit fuqizimi i shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe zbatimin efektiv të legjislacionit shqiptar në fushën e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorëve.
Duam të falenderojmë të gjithë partnerët, institucionet, profesionistët, organizatat e shoqërisë civile, studentët dhe pjesëmarrësit që kontribuan në realizimin e këtij projekti dhe në ndërtimin e një qasjeje më të koordinuar për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.

27/09/2026

Një rrugëtim i gjatë, dy sezone, dhjetëra biseda me informacione të vlefshme për konsumatorët.

🎙Një përmbledhje e podcastit SAFECons me disa nga momentet më të rëndësishme dhe kyçe të secilit episod, duke reflektuar mbi temat, diskutimet dhe mesazhet që shoqëruan këtë rrugëtim. Nga siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit, te të drejtat e konsumatorëve në sektorë të ndryshëm, çdo episod ka sjellë një këndvështrim, një diskutim dhe një mesazh të veçantë.

Ju falenderojmë vlerësimet dhe që na keni ndjekur në çdo episod!

‼️‼️‼️Një konsumator i informuar është gjithmonë një konsumator i mbrojtur!

📺 Si mund të fuqizohet roli i shoqërisë civile në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen efektive të konsumatorëv...
27/09/2026

📺 Si mund të fuqizohet roli i shoqërisë civile në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen efektive të konsumatorëve?

Në një diskutim në Ora News, në fokus u vendos nevoja për ta kthyer legjislacionin për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në rezultate konkrete për qytetarët. Zbatimi efektiv i ligjit kërkon jo vetëm institucione funksionale dhe mekanizma të qartë kontrolli, por edhe një shoqëri civile aktive, të informuar dhe të aftë për të monitoruar, evidentuar problematikat dhe për të përfaqësuar interesat e konsumatorëve.

Gjatë diskutimit u prezantuan përpjekjet e ndërmarra dhe rezultatet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC.

Përmes këtij projekti u synua të forcohet roli i organizatave të shoqërisë civile, të rritet ndërgjegjësimi i konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe të nxitet një bashkëpunim më i koordinuar ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve përgjegjëse. Një konsumator i informuar dhe një shoqëri civile aktive janë elementë thelbësorë për një treg më të sigurt, më transparent dhe më të përgjegjshëm.

Ndiqni emisionin e plotë në:

Për më shumë lexoni:Website: ...

Në datën 22 Qershor 2026, 11 Shtator 2026 dhe 18 Shtator 2026, Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, në bashkëpunim...
26/09/2026

Në datën 22 Qershor 2026, 11 Shtator 2026 dhe 18 Shtator 2026, Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor organizuan pranë ambienteve të Këshillit trajnime të dedikuara për gjyqtarët në fushën e mbrojtjes së konsumatorit.
Gjatë këtyre trajnimeve u trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me zbatimin dhe interpretimin e këtij legjislacionit, përkatësisht:

1️⃣Kuadri ligjor për mbrojtjen e konsumatorit dhe përafrimi me të drejtën e Bashkimit Evropian. Praktika administrative dhe rishikimi gjyqësor.

2️⃣Kushtet e padrejta në kontratat konsumatore. Praktika e institucioneve publike dhe gjykatave shqiptare, si dhe roli i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me kushtet e padrejta.

3️⃣Paditë kolektive në mbrojtje të konsumatorëve. Praktika evropiane dhe sfidat e kuadrit ligjor shqiptar.

Diskutimet mes lektorëve dhe pjesëmarrësve u përqëndruan në praktikën gjyqësore shqiptare dhe evropiane, si dhe në qasjen e gjykatave shqiptare ndaj legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit. Në mënyrë të veçantë, u trajtuan çështje që lidhen me ankimet ndaj vendimeve të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve, kushtet e padrejta në kontratat konsumatore dhe mundësinë e konstatimit ex officio të këtyre kushteve nga gjykatat e shkallës së parë. Fokus të veçantë iu kushtua padive kolektive, si një instrument shumë i rëndësishëm për mbrojtjen interesave kolektivë të konsumatorëve.

Në këto trajnime morën pjesë mbi 20 gjyqtarë të shkallës së parë dhe të apelit, të gjykatave civile dhe administrative si dhe anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave, përvojave dhe perspektivave mbi zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit.

Këto trajnime u realizuan në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit – SAFECons”, duke qenë një nga risitë kryesore të tij dhe synuan nxitjen e gjyqtarëve për aplikimin e kësaj kornize ligjore në çështjet në gjykim.

Address

L. 11, Rruga Kumini
Durrësi
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra "Konsumatori Shqiptar"/ Albanian Consumer Center:

Share