08/01/2026
Filluan abonimet në revistën "Drita Islame" për vitin 2026
Të interesuarit mund të paraqiten për abonime pranë myftinisë së qytetit ose xhamisë që gjendet më afër.
Misioni i revistës “Drita islame” është një mision i lartë në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare. Ne mendojmë dhe besojmë se, edukimi i njeriut dhe të jetuarit me frymën islame, e bën atë qytetar të denjë për të jetuar në një shoqëri të kohës dhe të aftë për të mbrojtur interesat e kombit.
Revista “Drita islame” vjen për të gjithë lexuesit me një larmishmëri rubrikash si: Kuran, hadith, aktualitet, familja, shëndeti, shoqëria, histori, spiritualitet, shkencë, kuriozitet, kulturë, art, etj.
Redaksia e revistës “Drita islame” mirëpret të gjitha bashkëpunimet që do të trajtojnë edukimin e ndjenjave fetare, kombëtare, kulturore e shoqërore dhe çdo sugjerim për ta ndërtuar më mirë apo për të përmirësuar cilësinë e saj.