23/10/2026
Bloomberg Philanthropies
📢 Ftojmë të gjithë të rinjtë e qytetit të Durrësit nga mosha 15-24 vjeç të marrin pjesë në sesionin informues/info session që do të organizohet 🗓️ datë 26 tetor 2026, ⏰ ora 14:30, 📍 Salla e Këshillit Bashkiak.
ℹ️ Ky sesion ka si qëllim informimin në lidhje me thirrjen e hapur për aplikime për të projektuar dhe zbatuar zgjidhje inovative për sfidat klimatike lokale, nëpërmjet një skeme konkurruese të mikrogranteve.
Mikro-grantet janë grante të vogla që mbështesin projekte klimatike të drejtuara nga të rinjtë, në përputhje me prioritetet e Bashkisë Durrës.
Nëpërmjet Bloomberg Youth Climate Action Fund (Fondi për Veprimin Klimatik të të Rinjve - Bloomberg), Bashkia Durrës fton të gjithë të rinjtë që të ofrojnë ide në lidhje me hartimin e zgjidhjeve lokale inovative dhe ambicioze për klimën. Ekipi i Bashkisë Durrës dhe stafi i Shoqatës “Udhëtimi i Lirë” do të mbështesë propozimet më të mira me financim dhe asistencë të dedikuar, për t’ju ndihmuar që idetë tuaja mbi klimën të kthehen në realitet.
Për më shumë informacion rreth thirrjes vizitoni linkun: https://durres.gov.al/thirrje-per-shprehje-interesi-7/
Na duhen ide të guximshme për të arritur objektivat tona klimatike – dhe ne duam të dëgjojmë idetë tuaja!
Bloomberg Philanthropies