22/03/2025
Distrikti Rotarian 2485 Shqipëri-Kosovë u vizitua nga presidentja e "Rotary International", Stephanie Urchick. Ishte një nder i veçantë që edhe rotaraktorët e Durrësit u bashkuan në aktivitetet e pritjes së presidentes Urchick.
Rotaract Club Durrës ndoqi trajnimin për "Rritjen e Kapaciteteve të Granteve Globale Rotary" dhe më tej u bashkua në inagurimin e instalacionin të titulluar “Embracing the Ether”, konceptuar dhe realizuar nga arkitekti Indrit Hamiti. Vepra prej inoksi i dedikohet misionit të Rotary, “Të shërbejmë përtej vetes” ("Service Above Self"), që është edhe motoja kryesore e organizatës ndërkombëtare.