23/09/2026
Në kuadër të aktiviteteve tona ndërgjegjësuese, zhvilluam një takim pranë Qendra Komunitare Multifuksionale Rrashbull, me fokus parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje, si dhe informimin mbi ndryshimet e sjella nga ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua dhunës mes të rinjve, mënyrave të shfaqjes së saj dhe rëndësisë së identifikimit dhe parandalimit në kohë. Gjithashtu, biseduam mbi rëndësinë e komunikimin brenda familjes dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të respektueshëm dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.
Takime të tilla krijojnë hapësira të rëndësishme për informim, dialog dhe reflektim mbi mënyrat e parandalimit të dhunës dhe forcimit të marrëdhënieve të shëndetshme brenda familjes dhe komunitetit.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Projektit "Adresimi i dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore në Bashkinë Durrës".