Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres

  • Home
  • Albania
  • Durrës
  • Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres
Call Directions Contact the organization

Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres Qendra ofron shërbime me bazë komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuar të grupmoshës 2-21 vjeç. Shërbimet që ofrohen janë:

I. II. III.

Qendra Komunitare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara u krijua në vitin 2016 nga një projekt i organizates Save the Children, në partneritet me shoqaten “Ndihmoni Jetën” dhe në bashkëpunim me Bashkinë Durrës. Me përfundimin e projektit, në janar të vitit 2019, Qendra ka kaluar tërësisht nën administrimin e Bashkisë Durrës. Shërbime direkte për fëmijët me aftësi të kufizuara. Me fëmijët punohet në fushën e sjelljes, komunikimit, autonomisë, edukimit, aftësive akademike dhe motorikës. Planet individuale të ndërhyrjes hartohen dhe rishikohen nga ekipi multidisiplinar, në bashkëpunim me prindërit. Aftësimin e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, për të punuar me fëmijen dhe për të advokuar për gjithëpërfshirjen e fëmijeve të tyre në arsim dhe komunitet. Qendra ofron sesione informimi për prindërit, për rritjen e kapaciteteve të tyre për të mësuar se si të sillen dhe punojnë me fëmijët në kushte shtëpie si dhe të mbështesin respektimin e të drejtave dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve të tyre. Ndërgjegjësimin e komunitetit për të mbështetur gjithëpërfshirjen e fëmijeve me aftësi të kufizuara. Qendra organizon një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese, për të ndarë në komunitet mesazhin e gjithëpërfshirjes dhe jetesës së pavarur. Qendra Komunitare e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara ofron shërbim pa pagesë, nga e hëna në të premte, në orarin 08.00- 16.00.

13/10/2026

• Aftësimi për jetën fillon nga përvojat e përditshme! 😊

🛒 Të rinjtë zhvilluan një aktivitet praktik në supermarket, ku ushtruan aftësitë e përzgjedhjes së produkteve, njohjes së çmimeve dhe përgatitjes së listës së blerjeve.

29/09/2026

🍕 Aktiviteti i ditës me grupin e të rinjve: “Festa e Picës” 🎉

Një aktivitet i zhvilluar për të nxitur planifikimin, komunikimin, bashkëpunimin dhe pavarësinë e të rinjve të qendrës sonë.
Nga përgatitja e ftesave deri te organizimi i festës, çdo hap u kthye në një mundësi për të mësuar dhe për të bashkëpunuar së bashku. 💙


👣☺ 🤝

25/09/2026

Sot e mbyllëm javën me shumë energji bashkë me sportistët tanë të vegjël😍

🤾‍♂️ ❤️

04/09/2026

🌈 Krijojmë, luajmë dhe shijojmë çdo moment së bashku! 🎨💛

Momente të vogla që sjellin shumë buzëqeshje. ✨

😍

Të dashur fëmijë dhe familje, 💛Jemi gati të rikthehemi nesër për t’ju mirëpritur krahëhapur në Qendrën tonë. Ndërkohë, j...
31/08/2026

Të dashur fëmijë dhe familje, 💛

Jemi gati të rikthehemi nesër për t’ju mirëpritur krahëhapur në Qendrën tonë.

Ndërkohë, ju ftojmë të lexoni një poezi të bukur, që përcjell një mesazh të veçantë dhe frymëzues.

❤️MENDO SI NJË PEMË 🌳

Thithe dritën e diellit.
Beso në magjinë e jetës.
Lëviz me hijeshi nën erë.
Qëndro i fortë edhe pas stuhive.
Ndihu i freskët dhe plot energji pas çdo shiu.
Rritu i fortë, pa pasur nevojë të të vënë re.
Ji i gatshëm për çdo stinë të jetës.
Ofroi strehë edhe atyre që nuk i njeh.
Qëndro i palëkundur edhe në ditët e ftohta.
Rilind me forcë sapo të shfaqen shenjat e para të pranverës.
Mbaji rrënjët thellë në tokë, ndërsa synon të arrish qiellin.
Qëndro i qetë për aq gjatë sa të mund
të dëgjosh fëshfërimën e gjetheve të tua.

— Karen I. Shragg

01/08/2026
31/07/2026

📢 Sot, në qendrën tonë, patëm kënaqësinë të mirëprisnim Dr. Klodiana Spahiu, Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, e cila na prezantoi paketën e re të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, e cila sjell ndryshime të rëndësishme në mbështetjen sociale:

✅ Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara.
✅ Njihet si periudhë kontributesh të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për ndihmësit personalë.
✅ Thjeshtohen procedurat, duke eliminuar dokumentacionin mjekësor të përvitshëm për rastet me afat përfitimi disa vjeçar.

🤝 Të informuar më mirë, për të përfituar më shumë. Së bashku vijojmë të mbështesim fëmijët dhe familjet e tyre.

Address

Rruga "Dalip Peza", Durres
Durrës
2000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+35552201845

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Komunitare per Femije me Aftesi te Kufizuara, Bashkia Durres:

Shortcuts

Share