09/10/2026
Ju prezantojmë të rinjtë me këmbë në tokë #7 dhe #8
Kristjani dhe Ardita janë dy pjesëmarrësit e fundit të shkëmbimit rinor në Lituani.
Ata janë binjakë, maturantë dhe jetojnë në Kuçovë.
Të dy spikasin për vullnetin e tyre të palëkundur për t'i arrirë gjërat që duan.
Sigurisht, si binjakë, kanë këndvështrime plotësuese për jetën.
Për Kristjanin, gjithçka nis me pranimin e realitetit dhe të kuptuarit se gjërat janë ashtu siç janë. Ndërsa Ardita na kujton se jo gjithmonë na duhet një fillim i ri, por një mënyrë e re për t’i parë gjërat.
Dy mesazhe të thjeshta, por me shumë kuptim: të pranojmë atë që nuk mund të ndryshojmë dhe të guxojmë ta shohim botën nga një këndvështrim tjetër!
Mirë se erdhët në grup Kristjan dhe Ardita. Suksese të mëtejshme!
Post credits: .sallo