Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Durres

Call Directions Website

Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Durres Kryqi i Kuq Shqiptar, ndihmon, njerëzit në nevojë duke mobilizuar forcën e humanizmit të shoqërisë, nëpërmjet veprimtarisë së vet humanitare.

Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Sipas nenit 1 të Ligjit Nr.7864 për Kryqin e Kuq Shqiptar, të miratuar nga Parlamenti Shqiptar më datë 29.9.1994, Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare që e ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur në bazë të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare humanitare të Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 27 maj 1957 - dhe Protokolleve shtesë të 10 qershorit 1977 - ratifikuar nga Republika e Shqipërisë më 16 qershor 1993. Ai është ndihmës i organeve të pushtetit për çështjet humanitare në mbarë vendin.

10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit MendorShëndeti mendor është pjesë e pandashme e shëndetit tonë. Të flasim hapur, të...
12/10/2026

10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Shëndeti mendor është pjesë e pandashme e shëndetit tonë. Të flasim hapur, të kërkojmë mbështetje dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin janë hapa të rëndësishëm drejt një komuniteti më të shëndetshëm dhe më mbështetës.
Kryqi i Kuq Shqiptar promovon mirëqenien psikologjike, mbështetjen psikosociale dhe solidaritetin, sepse askush nuk duhet të përballet i vetëm me vështirësitë.

❤️ 4 Tetor 1921 – Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq ShqiptarSot, përkujtojmë me krenari 105-vjetorin e krijimit të Kryq...
05/10/2026

❤️ 4 Tetor 1921 – Dita e Themelimit të Kryqit të Kuq Shqiptar

Sot, përkujtojmë me krenari 105-vjetorin e krijimit të Kryqit të Kuq Shqiptar, shoqata më e vjetër dhe më e madhe humanitare ne vend.

105 vite përkushtim, humanizëm dhe solidaritet, gjithmonë pranë njerëzve dhe komuniteteve në nevojë. 🤝

105 vite humanizëm.
105 vite në krah të njerëzve.
Dhe rruga jonë vazhdon.

Gëzuar 105-vjetorin, Kryqi i Kuq Shqiptar!🇦🇱

1 𝑻𝒆𝒕𝒐𝒓𝒊, 𝑫𝒊𝒕𝒂 𝑵𝒅𝒆̈𝒓𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒐𝒔𝒉𝒖𝒂𝒓𝒗𝒆Në kuadër të kësaj dite zgjodhëm që ta kalonim ndryshe, ku në shoqërinë e ...
02/10/2026

1 𝑻𝒆𝒕𝒐𝒓𝒊, 𝑫𝒊𝒕𝒂 𝑵𝒅𝒆̈𝒓𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓𝒆 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒐𝒔𝒉𝒖𝒂𝒓𝒗𝒆

Në kuadër të kësaj dite zgjodhëm që ta kalonim ndryshe, ku në shoqërinë e njëri-tjeterit kaluam disa momente të bukura
Çdo i moshuar meriton të ndjehet me dinjitet, i respketuar dhe i vlerësuar për kontributin që ka dhënë në të gjitha aspektet e shoqërisë!

❤️⛑️ 12 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARËNë kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, degët e Kryqit të Kuq S...
15/09/2026

❤️⛑️ 12 SHTATOR – DITA BOTËRORE E NDIHMËS SË PARË

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, degët e Kryqit të Kuq Shqiptar zhvilluan aktivitete të dedikuara informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi rëndësinë e njohurive për Ndihmën e Parë.

Vullnetarët tanë zhvilluan demonstrime praktike, simulime të situatave të ndryshme dhe ndanë me qytetarët informacion të vlefshëm mbi mënyrën e reagimit në raste emergjence. ❤️ Sepse në një moment emergjence, një njohuri e thjeshtë mund të bëjë ndryshimin.

QËNDRONI TË SIGURT. 💧 Pini ujë rregullisht.🏠 Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë orëve më të nxehta.👥 Kontrolloni të ...
21/08/2026

QËNDRONI TË SIGURT.

💧 Pini ujë rregullisht.
🏠 Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë orëve më të nxehta.
👥 Kontrolloni të afërmit dhe personat më të rrezikuar.
🧢 Shmangni ekspozimin e zgjatur në diell.

Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin.

Vijon faza e III te shperndarjes se pakove ushqimore standart per 300 familje te  permbytura dhe ne veshtiresi ekonomike...
14/08/2026

Vijon faza e III te shperndarjes se pakove ushqimore standart per 300 familje te permbytura dhe ne veshtiresi ekonomike ne zonat e Durresit. Kjo fale Donacionit te Kryqit te Kuq Kinez dhe ne bashkepunim me Bashkine Durres per identifikimin e ketye perfituesve.

12 Gushti – Dita Ndërkombëtare e RinisëNë kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq ...
12/08/2026

12 Gushti – Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, vullnetarët e Degës së Kryqit të Kuq Shqiptar zhvilluan takime dhe diskutime mbi vlerat humanitare, solidaritetin dhe rëndësinë e angazhimit të të rinjve në komunitet.

Si pjesë e veprimtarive, të rinjtë tanë realizuan një poster me temën “Rinia dhe Kryqi i Kuq” duke përcjellë mesazhin e rëndësishëm se ndryshimi fillon nga përkushtimi dhe vullneti për të ndihmuar të tjerët.

❤️ Bëhu vullnetar! Bëhu pjesë e Kryqit të Kuq Shqiptar!

Gjatë aktivitetit te organizuar nga RedBull beach volley 2026
10/08/2026

Gjatë aktivitetit te organizuar nga RedBull beach volley 2026

☀️Valët e të nxehtit mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tonë, ndaj është e rëndësishme të marrim masa për t’u mbro...
03/08/2026

☀️Valët e të nxehtit mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tonë, ndaj është e rëndësishme të marrim masa për t’u mbrojtur. Me disa masa të thjeshta mund të parandalojmë pasojat e të nxehtit dhe të mbrojmë shëndetin tonë si edhe të njerëzve që na rrethojnë.

Address

L. 18, Rr. "Kristo Sotiri"
Dures
2000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30

Telephone

+35552223867

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share