10/10/2026
💚10 Tetor | Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Shëndeti mendor është pjesë thelbësore e mirëqenies sonë dhe meriton kujdes, vëmendje dhe mbështetje çdo ditë.
Pasiguria ekonomike, ankthi për të ardhmen, presioni në hapësirat online, konfliktet dhe krizat humanitare janë ndër sfidat që ndikojnë në mirëqenien emocionale të njerëzve të të gjitha moshave. Përballë tyre, qasja në këshillim dhe mbështetje psikologjike është thelbësore.
💚 Ne në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin”, besojmë se askush nuk duhet të përballet i vetëm me vështirësitë. Përmes këshillimit dhe mbështetjes psikologjike, synojmë të ofrojmë një hapësirë të sigurt dhe mikpritëse, ku çdo person mund të dëgjohet pa paragjykim dhe të gjejë mbështetje pranë komunitetit të tij.
Në këtë ditë dhe çdo ditë, le të angazhohemi për të sfiduar stigmën dhe për të ndërtuar komunitete ku kujdesi për shëndetin mendor, dinjiteti dhe të drejtat e çdo individi janë në qendër.
“Fuqizojmë Komunitetin” – një hapësirë mirëkuptimi, mbështetjeje dhe fuqizimi për të gjithë. 💚