Forumi per zhvillimin e Divjakes

Forumi per zhvillimin e Divjakes Te behemi te gjithe bashke ne dobi te ketij komuniteti. Ne te gjithe boten dihet tashme forca e rinis e askush nuk mund ta mohoj fuqine e saje. Cdo te thote kjo?

Duke shpresuar qe DIVJAKA nje dite do te behet nje qytet I zhvilluar ne te gjithe drejtimet, “FORUMI PER ZHVILLIMIN E DIVJAKES” lindi si nje domosdoshmeri qe gjithkush qe e ndjen veten pjese e ketij komuniteti te thote hapur e pa ndrojtje ate qe ai ndjen se si mund te kemi nje qytet Europian. Pse rinia e ketij qyteti mos ta veri ne perdorim fuqine e saj? Rinia padyshim qe kerkon nje mbeshtetje te

madhe nga te gjithe qytetaret e ketij qyteti e me gjere. Kjo eshte ideja e krijimit te ketij forumi, gjithkush te shprehi mendimin e tij se si mund te arrihet drejt nje qyteti bashkohore. Hapat e pare gjithmon jane te veshtire por asnjeher te pamundur ndaj te behemi te gjithe bashke e te shprehim cka ne ndjejme e pse jo te kemi nje rol kyc ne qytetin tone. Askush nuk mund te na ndaloje te themi ate qe ndjejme, askush nuk mundet te na ndalojme te kontribojme per qytetin tone, askush nuk duhet te veri ne dyshim forcen e rinise, e pra ka ardhur nje moment qe te gjithe te bashkohemi e te bejme sadopak per DIVJAKEN. Ne cdo kohe ne kete forum do te kete tema te ndryshme per te diskutuar. Temat do te jene gjithperfshirese ne te gjitha aspektet, do te diskutohet per ekonomi, kulture, sporte, politike etj. Ne fund te cdo teme do te behet nje analize e te gjithe diskutimit e me pas do te ruhet ne arkivat e ketij forumi. Synimi I ketij forumi nuk eshte vetem diskutimi mbi keto tema por grupi organizativ se bashku me ndihmen e te gjithe antareve ka menduar qe ti vere ne jete te gjitha diskutimet per tematikat qe do te diskutohen. Kjo do te thote qe gjithcka do te diskutojme se bashku, do te krijohet mundesia qe te gjithe mendimet e dhena te degjohen nga te gjithe grupet e interesit qe ndikojne drejtperdrejt ne jeten e ketij qyteti ketu hyjne Administrata e ketij qyteti, bisnesi, arsimtaret, fermeret etj qe te gjithe keta grupe te bejne te pamunderen per zhvillimin e qytetit. Padyshim qe ne punen tone do te kete veshtiresi, por jemi te bindur qe ky forum do te kete jete te gjate e do te ndikoje ne rrugen e drejte qe gjithkush nga ne duhet te ndjeke per zhvillimin e DIVJAKES. Ndaj ju ftojme te gjitheve te beheni pjese e ketij forumi e gjithsecili nga ne te japi kontributin e tij per qytetin tone.

Address

Shqiperi
Divjakë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Forumi per zhvillimin e Divjakes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Forumi per zhvillimin e Divjakes:

Share