Qendra Rinore Devoll

Directions Website Contact the organization

Qendra Rinore Devoll Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Rinore Devoll, Youth Organization, Bilisht, Korçë, Shqipëria, Bilisht.

11/10/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Nikolicë-Mali i Gramozit

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️Gramoz – aty ku toka prek qiellin! ⛰️Në lartësinë 2038 m mbi nivelin e detit, mali i Gramozit mb...
11/10/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Gramoz – aty ku toka prek qiellin! ⛰️

Në lartësinë 2038 m mbi nivelin e detit, mali i Gramozit mbi Nikolicë të magjeps me natyrën e paprekur, stanet alpine, burimet e ftohta dhe bimësinë e pasur. Në pikën më të lartë, aty ku piramidat kufitare ndajnë Shqipërinë nga Greqia, Gramozi të fal ndjesinë e rrallë të qëndrimit mes tokës dhe qiellit, aty ku horizonti duket i pafund dhe natyra të mbush me liri. 🥰

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️Në përfundim të nismës "Shtigjet e Devollit", iu ftojmë në ngjitjen drejt malit të Gramozit! ❄️🥾...
05/10/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Në përfundim të nismës "Shtigjet e Devollit", iu ftojmë në ngjitjen drejt malit të Gramozit! ❄️🥾
Një sfidë mes natyrës, lartësive dhe peizazheve të mrekullueshme.

03/10/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Bitinckë-Tren

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️Bitincka një nga fshatrat me shtrirjen më të gjerë në zonë, sot pothuajse e bashkuar me Bilishti...
02/10/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Bitincka një nga fshatrat me shtrirjen më të gjerë në zonë, sot pothuajse e bashkuar me Bilishtin, dikur konkurronin për të qenë qendra kryesore e krahinës. Fshati mbart pasuri minerare, shfrytëzimi i të cilave ka lënë gjurmët e veta, ndërsa sot e gjithë zona minerale dhe ngrehinat janë dëmtuar e nuk funksionojnë. Në fshat gjenden burime të shumta ujore, si edhe gjurmë të galerive e tuneleve që dëshmojnë për veprimtarinë e dikurshme.
Duke vijuar shtegun drejt Trenit, udhëtimi na çon në një tjetër hapësirë me vlera të veçanta historike dhe natyrore. Treni, i shtrirë rreth kurrorës së Liqenit të Prespës së Vogël, është një nga vendbanimet e hershme të zonës dhe një territor ku natyra dhe historia ndërthuren. Prania e gjurmëve të vendbanimeve të lashta dhe e monumenteve arkeologjike e bën këtë zonë veçanërisht të rëndësishme për të kuptuar historinë e hershme të Devollit.

02/10/2026

"Dashuria nuk ka moshë" ❤️

“Dashuria nuk njeh moshë” ❤️Me rastin e 1 Tetorit, Ditës Botërore të të Moshuarve, së bashku me Drejtorinë e Shërbimit S...
01/10/2026

“Dashuria nuk njeh moshë” ❤️

Me rastin e 1 Tetorit, Ditës Botërore të të Moshuarve, së bashku me Drejtorinë e Shërbimit Social, organizuam aktivitetin “Dashuria nuk njeh moshë” në Qendrën Ditore të të Moshuarve. 👴🏼👵🏻

Një ditë e veçantë, e mbushur me buzëqeshje, emocione, biseda dhe momente të bukura që na kujtuan se mosha nuk është një barrierë, por një urë që lidh brezat. 🤝

Për ne, si Qendër Rinore, është e rëndësishme që të rinjtë të mos jenë vetëm pjesëmarrës në aktivitete, por të jenë pranë komunitetit, pranë të moshuarve dhe pranë çdo brezi, duke sjellë energjinë, respektin dhe dashamirësinë e tyre. 🫶

Falënderojmë Bibliotekën e Qytetit, të rinjtë e Gjimnazit “Fuat Babani” dhe nxënësit e Shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli” Bilisht, për pjesëmarrjen aktive, përkushtimin dhe emocionet që sollën në këtë ditë. 🙏

28/09/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Kapshticë-Trestenik-Kurilë

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️Këtë të diel, rrugëtimi ynë na çoi në tre fshatra kufitarë të Devollit: Kapshticë, Trestenik dhe...
27/09/2026

Shtigjet e Devollit 🏃‍♂️

Këtë të diel, rrugëtimi ynë na çoi në tre fshatra kufitarë të Devollit: Kapshticë, Trestenik dhe Kurilë.
Kapshtica është një shembull i bukur i bashkëjetesës fetare. Në të njëjtin komunitet gjejmë xhami dhe kishë, ndërsa një nga historitë që të bën përshtypje është fakti se për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj kishës kujdeset një familje e besimit mysliman. Një gjest i thjeshtë, por që tregon shumë për tolerancën dhe marrëdhëniet mes njerëzve në këto zona.
Nga Kapshtica vazhduam drejt Trestenikut, duke kaluar nëpër një peizazh ku bujqësia është pjesë e rëndësishme e jetës së banorëve. Të tre fshatrat e këtij itinerari kanë një karakter të theksuar bujqësor dhe toka të punuara që shoqërojnë rrugëtimin tonë.
Tresteniku, si shumë fshatra të tjerë, ka edhe problematikat e veta. Gjatë kalimit nëpër fshat, bie në sy nevoja për një menaxhim më të mirë të mbetjeve, një çështje që ndikon drejtpërdrejt në pastërtinë e mjedisit dhe pamjen e fshatit.
Pas Trestenikut, rrugëtimi ynë vazhdoi drejt Kurilës.
Në Kurilë pamë edhe ndryshimet që ka sjellë rruga e re, duke e bërë më të lehtë lëvizjen dhe lidhjen e banorëve me qytetin.

Address

Bilisht, Korçë, Shqipëria
Bilisht
7006

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rinore Devoll posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Rinore Devoll:

Share