08/09/2026
🍊Mandarina e Dimalit nuk është vetëm frut lokal- ajo është djersa e shumë familjeve fermere dhe një shtyllë e rëndësishme e agronomisë shqiptare.
"Grupi advokues", përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit, i sjellë si risi i projektit "MandaGREEN", mbështetur nga fermerë e specialistë të DIMAL-it u bë pjesë e zërit tonë përgjatë muajve të projektit.
Prodhues, specialistë e eksportues të mandarineve, u përkushtuan për të sjellë në vëmendje këtë "ar" të ëmbël të zonës sonë.
Toka jonë me cilesitë e saj ka potencial të sjell prodhim mjaft të mbarë, por që ky zhvillim të jetë i qendrueshëm për fermerët tanë, kërkohen dhe bashkëpunime e politika të mencura.
MandaGREEN unifikoi zërin e fermerëve në DIMAL në tre shtylla kryesore:
🍊 Promovim i brandit "Mandarina e DIMAL-it"në tregjet kryesore te BE dhe Rajonit
🍊Investime për certifikim për fermerët tanë, mbështetje për kryerjen e analizave të produktit, duke synuar një produkt të sigurt e cilësor
🍊Mbështetje e investime në grumbullim për ruajtjen e freskisë së produktit
Bëhu pjesë e zërit tonë, duke mbështetur produktin vendas!
🍊🌱Projekti Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024 - 2027”, financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo